See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Maqedonia: Marsh i paqes të shtunën më 17 mars

Populli i Maqedonisë multietnike organizon Marshin e paqes të shtunën, si shprehje të shqetësimit të krimeve të motivuar nga krimet e para do ditëve, të motivuar nga urrejtja etnike paralajmërojnë luftë qytetare.

Marshi do të mbahet të shtunën më 17 mars 2012. pasdite tek Guca e Parkut të qytetit në Shkup. Informacionet shpërndahen nëpërmjet ngjarja në Fejsbok, ngjarje në Tviter, tviter- profil Sëbashku për paqe dhe hashtagjet #PEACEmk, #ZaednoZaMir, #zzm dhe/ose #marshi i paqes.

Iniciativa me organizim të 50 aktiviteteve afër 50 organizata civile, ku do të marrin pjesë, artistë dhe personalitete publike nga të gjitha grupet etnike të vendit të cilët nuk dëshirojnë të shohin ritransmetimin e kësaj konfliktin e vitit 2001 (njihet edhe atë si „ si pjesa e dytë “). Ata thonë:

Together for Peace poster. The symbol of overlapping word balloons also spreads as a Facebook profile pic.

Afishja “Marshi i paqes”. Simbolet me balonat e vizatuar që bashkohen gjithashtu shpërndahet si foto profili në Fejsbuk.

Ne jemi

PËR Paqe!

PËR të jetuar njëri me tjetrin e jo njëri afër tjetrit!

PËR t’i qetësuar tensionet !

PËR të mirën e të gjithë njerëzve !

PËR Miqësinë!

PËR një shoqëri pa dhunë!

PA Paragjykime dhe manipulime!

Të mirëseardhur janë të gjithë ata që janë për qetësimin e tensioneve dhe ngritjen e vetëdijes publike për bashkëjetesë.!

Kjo është çështje e ndërgjegjësimit njerëzor dhe qytetar

Të mbjellim farën e dashurisë.

Duam dhe mundemi!

Marshi është reagim i pas serisë së situatave, incidenteve të dhunshme , për të cilat autoritet nuk reaguan me kohë (mk, sq) dhe një varg kontraditkatsh, duke filluar me vrasjen në Gostivar/pas zënkës banale për vend parking më 28 shkurt, nëpërmjet protestave pas varrimit ku u thyen disa shitore, dhe më pas pasuan një varg incidentesh të njëpasnjëshme “spontane”, “hakmarrëse”, sulme – rrahje të kalimtarëve të rastit të përzgjedhur sipas përkatësisë etnike nëpër rrugët e disa qyteteve të Maqedonisë dhe në trafikun urban të Shkupit, ku me dhjetra persona pësuan lëndime serioze.

E gjithë kjo u shoqërua me informim të njëanshëm të mediumeve të ndara në bazë gjushore dhe etnike, të cilët nuk u përfshinë në jehonën e mbylljeve vitin e kaluar (1, 2 – en), deri atje sa hapur flisnin me gjuhën e urrejtjes. Periudha e përkeqësimit të situatës së sigurisë në Maqedoni filloi kah fundi i janarit (en), ndërsa i paraprinin përpjekjet afatgjate për mobilizim nacionale të nxituara nga partitë etnike maqedonase dhe ato shqiptare, drejtuar bashkësive të “tyre” etnike. Fakt është edhe “tradita” gjykata të mos dënoj ose të jetë shumë më e butë (en, sq, mg, bn, es) ndaj kryerësve të de facto krimeve nga urrejtja. (Ky koncept në ang. hate crimes, nuk ekziston në sistemin juridik të Maqedonisë, edhe pse nxitja e urrejtjes etnike ose racore, ose mos tolerancë është vepër penale. Në ShBA dhe shtetet e tjera në botë si krime të urrejtjes konsiderohen aktivitet të motivuara nga cilido lloj racizëm dhe shovinizëm, ku kryerësit viktimat i zgjedhin për shkak të përkatësisë etnike ndaj një grupi të caktuar.)

March for Peace poster by Nebojsha Galevski - Bane. Published with intend to be shared and republished.

Afishja “Marshi i paqes“ nga Nebojsha Galevski- Bane.

Pjesëmarrësit në këtë iniciativë shprehin përkushtimin e tyre për bashkëjetesë me grupet e tjera etnike dhe duke siguruar përkthime të ndryshme në Grupin e Fejbukut, si dhe me shpalljen e veprave të tjera. Për shembull, dizajni grafik i Nebojsha Galevskit- Bane, bëri afishen, ndërsa regjisori Srgjan Janqijeviq shpalli një vepër tjetër grafike, si dhe videoklipi që vijon.

5 komente

Join the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.