Dërgoni karikaturën tuaj origjinale në lidhje me privatësinë dhe përgjimin online dhe fitoni 1000 USD
The Web we want fton karikaturistët , artistët dhe veprimtarët e tjerë kreativ që më datën 11 shkurt 2014 t’i bashkëngjiten projektit The Day We Fight Back, duke krijuar karikatura origjinale në lidhje me mbikëqyrjen në internet dhe të drejtën e privatësisë. Karikaturat duhet të ndihmojnë në rritjen e vetëdijes për NSA dhe të kërkimit të llogaridhënies për mbikëqyrjen dhe përgjimin masiv digjital, në mënyrë që shfrytëzuesit të mos kenë drojë të klikojnë dhe shpërndajnë përmbajtje në internet.
Afati i fundit për aplikim është 8 shkurt.
Çmimet:
Çmimi 1: USD $ 1000
Çmimi 2: USD $ 500
Çmimi 3: USD $ 250
Rregullat:
1. Çdokush mund të marre pjesë.
2. Duke dërguar veprën, autori pajtohet se ajo është e licencuar sipas licencës Creative Commons 4.0 Attribution Share Alike. Nuk ka asnjë kufizim për numrin e aplikimeve prej një autori.
3. Autori do të shënoi emrin apo pseudonimin gjatë dorëzimit. Detaje më të hollësishme personale do të kërkohen vetëm nga fituesit – por emri i tyre i vërtetë do të mbetet i fshehur nëse ashtu kërkon autori.
4 . Fituesit do të shpallen më 11 shkurt, 2014. Fituesit do të zgjedhen nga anëtarët e Komiteti ekzekutiv i The Web We Want.
5 . Çmimi do të transferohet te fituesit brenda 30 ditëve pas shpalljes .
Paraqitja:
1 . Me email : dërgoni karikaturën tuaj në rezolucion high definicion, në njërin prej këtyre formateve jpg, PDF, SVG ose png në e-mailin: grants@webfoundation.org me subject (temë) : Cartoon by February 8th.
2 . Nëpërmjet Twitter : Tweet-oni karikaturën tuaj për @webwewant me hashtag #webwewant
3 . Shënimi i nacionalitetit tuaj dhe shtetit prej nga e keni prejardhjen është opcionale, por rekomandohet.
Kategoritë

Komento
Kategoritë
Artikujt e fundit
Bëhu pjesë e Global Voices!
Të fundit
- Midis kujtimit dhe zemërimit: Haitianët përballen me një rritje të rrëmbimeve fatale 5 shkurt 2021
- Çështja e dëmshpërblimeve për Karaibet: Pjesa e parë 26 janar 2021
- Kujtime të fjalëve pikëlluese nga “brezi i humbur” i Jugosllavisë, i prekur nga lufta 18 janar 2021
- ‘Mos u kthe, se do të zhdukesh’: nëna Ujgure i lutet vajzës së saj jashtë vendit 17 dhjetor 2020
- Qeveria e re në Uruguaj i jep përparësi sigurisë, me koston e lirisë së shprehjes? 16 dhjetor 2020
- Historia e intelektualëve të Amerikës Latine që gjatë Luftës së Ftohtë, gjetën ngushëllim në Pragën komuniste 14 dhjetor 2020
- Historia e Haggadah-s së Sarajevës, libër mesjetar hebre që i mbijetoi inkuizicionit, holokaustit dhe luftërave jugosllave 12 dhjetor 2020
- Si përfundoi të favorizojë diskutimin racistë në social mediat kineze Një përkthim jo korrekt nga “Black Lives Matter “? 25 nëntor 2020
- Akti i Sigurisë Kombëtare të Pekinit hyn në fuqi në Hong Kong 24 nëntor 2020
- Fatkeqësia e pathënë e grave të burgosura në Afrikë, Amerikë dhe Azi gjatë pandemisë 26 tetor 2020