Ligjet më të mira dhe më të këqija të vitit të ri në Rusi

Russian President Vladimir Putin addresses the State Duma in 2012. Source: Mitya Aleshkovsky, Flickr.

Fjalimi i kryetarit rus Vlladimir Putin në Paralament më 2012. Burimi: Mitija Alleshkovski, Flickr.

Çdo vit parlamenti rus propozon ligje të cilat vihen në fuqi më 1 janar. Sikur çdo vit, ashtu edhe më 2017 disa prej këtyre ligjeve janë të dedikuara për të kontribuar pozitivisht në shoqërinë ruse, a disa… jo. Këtë vit RuNet Echo i tregoi më të mirat dhe më të këqijat – duke filluar nga ligji që do t'i sjell online të dhënat e Gjykatës ruse e deri te prezantimi i fuqisë së detyruar punëtore në disa burgje.

„Tatimi Google“

Prej 1 janarit, në Rusi, disa kompani të huaja të internetit për të realizuar shitje duhet të fillojnë që të paguajnë tatimin e fitimit. Ligji i përfshinë ato kompani të cilat shesin libra elektronik, muzikë, filma, programe kompjuterike, ky kushtëzim tashmë ka një emërtim: tatimi Google. Sipas asaj, Google i ka zmadhuar çmimet për 18 përqind për shërbimet e Google Drive dhe Google Play.

Regjistër për njerëzit më invaliditet dhe HIV

Një janarin gjithashtu e karakterizon edhe futja në regjistrin federal të rusëve të cilët janë të prekur nga virusi human imunodeficient (HIV). Ministria e shëndetësisë së Rusisë njoftoi se e fut regjistrin për t’i kuptuar më mirë karakteristikat dhe shkallën e problemit të HIV-it në shtet: më shumë se 1.5 milion njerëz ose më shumë se 1% e popullatës ruse është e diagnostifikuar me HIV ose SIDA. Qeveria e Rusisë, para disa muajve kumtuan lajmin që qyteti Ural i Yekaterinburg-ut, është duke u përballur me epidemi të HIV-it. Prej 1.4 milion banorëve të qytetit me virus janë infektuar më shumë së 1.8 përqindi i popullatës.

Përfshirja në regjistër për momentin është me vetdëshirë edhe pse lista do të jetë bazament për blerjen e barërave antiretrovirale.

Prej fillimit të vitit, edhe Fondi Pensional Rus do të bëjë regjistrimin e personave me invaliditet. Qeveria shpreson se regjistrimi do t’ju mundësojë personave me invaliditet të gjejnë punë dhe të rrisin vetëdijen për përfitimet dhe programet për të cilat personat me invaliditet kanë të drejtë. Sipas një hulumtimi të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP), Rusia ka një zbrazëtirë të madhe ndërmjet shkallës së punësimit të personave me invaliditet dhe shkallës së punësimit të personave pa invaliditet prej secilit shtet.

Më shumë se 12 milion rusë ose gati 9 përqind e popullatës në vend, përfshirë edhe 620.000 fëmijë, jetojnë me invaliditet.

Rregulla të rreja për agregatorët e rinj

Viti i ri gjithashtu solli një seri të rregullave për agregatorët e rinj në Rusi. Agregatorët të cilët do të arrijnë 1 milion shikime (klikime), nga qeveria Ruse do të konsiderohen si media dhe do të jenë të detyruar t'i verifikojnë informatat e lajmeve që ri-publikojnë – pothuajse mision i pamundur i cili i lejon qeverisë të ndërhyjë në punën e agregatorëve më të njohur në shtet si Yandex, Mail.ru, Google dhe Bing. RuNet Echo detajisht ka raportuar për këtë ligj si dhe për trysninë ( dhe tërheqjen) e Qeverisë ndaj Google.

Puna e detyruar

Prej fillimit të vitit, Gjykata Ruse do ti dënojë të akuzuarit me punë të detyruar në të gjitha qendrat korrektuese të vendit. Më 1 janar duhet të hapen katër qendra të tilla të mëdha në rajonin siberian Tjumen, rajonin Tambovian (në juglindje të Moskës), Stavropoli (në Kaukazin Verior) dhe Primorskia (në Lindjen e Largët) si shtesë e 7 insitucioneve korrektuese në tërë vendin. Këto institucione nuk do të kenë shkallë të njëjtë të sigurisë sikur burgjet normale, kurse të burgosurit do të mund të dalin në rast së kanë fletëlëshim nga administratorët. Ndër të tjerash, ata nuk do të mund të zgjedhin ose të ndërrojnë vendin e punës.

Gjatë prezantimit të ligjit, Valeri Maksimenko, drejtori i Institutit Shtetëror të Burgjeve, shprehu se puna e  detyruar do të jetë më e pranueshme për dallim nga llojet tjera të dënimit sepse të dënuarit nuk do të jenë të izoluar nga shoqëria: “Puna e detyruar në institucionet korrektuese edhe përskaj emrit të saj, mund të krahasohet me punën me ndërrime të personave të cilët jetojnë larg vendbanimeve të tyre.”

Fjalimi i Maksimenkos nuk do t’i qetësojë ata të cilët tashmë e identifikojnë ligjin me kampin për punë të detyruar (Gulagun), dhe e shohin atë sikur formë të punës në kolonitë penale ruse.

Puna e detyruar ishte përfshirë si sanksion potencial në Kodin Penal Rus në vitin 2011., dhe prej atëherë zbatimi i saj është shtyrë disa herë.

Sjellja online e gjykatave

Pas Vitit të Ri, Gjykatat ruse do të “dalin” online, së paku disa prej tyre. Qyteti i Moskës dhe Gjykatat e qarkut të saj tashmë pranojnë deklarata, ankesa dhe të gjitha llojet e dokumenteve të cilat mun të dërgohen në formë elektronike, kurse të dhënat e gjykatës mund të gjenden me anë të emrit, statusit të personit të përfshirë, dhe mënyrave tjera. Vetëm gjykatat që kanë kapacitet teknik të sjellin digjitalizim të tillë do t ‘mund ta bëjnë atë, edhe pse pjesa më e madhe e gjykatave ruse nuk kanë faqe të internetit sikur Sistemi i Gjykatës së Moskës, faqja e internetit të së cilës tashmë është në funksion. Që të zhvillohet dhe zbatohet projekti i Moskës për digjitalizim duheshin 2 vjet, kurse kushtoi 172.4 $, prej të cilave 50$ janë përfituar nga Banka Ndërkombetare për Rekonstruim dhe Zhvillim.

Rritja e kufirit të pleqërisë për pensionim në sektorin shtetëror

Deri para Vitit të Ri kufiri i pensionimit të nënpunësve shtetëror dhe atyre komunal në Rusi kishte moshën 55 vjeçare për femra, kurse 60 vjeçare për meshkuj. Prej 1 janarit, qeveria gradualisht (për gjashtë muaj secilin vit) do të rrisë shkallën e pensionimit në 63 vjet për femrat dhe 65 vjet për meshkujt (kufiri i moshës do të rritet  deri në vitin 2023 për gratë, dhe deri në vitin 2026 për burrat). Qeveria thotë se me këtë iniciativë planifikohet të mbahet kuadri kualitativ sa më gjatë në punë dhe të zvogëlohen harxhimet pensionale të buxhetit shtetëror.

Akcizë më të lartë për alkool dhe cigare

Prej fillimit të vitit rusët të cilët përdorin alkool përfundimisht do të paguajnë akcizë më të lartë për birrë, verë, shampanjë dhe verë molle (cider) medovukha (pije alkoolike prej mjaltës) dhe raki. Akciza për importim të shampanjës do të zmadhohet prej 10 deri 36 rubla për litër, kurse për verën me gaz e cila është vendase  prej 1 deri 14 rubla për litër. Shkalla e tatimit për verën ruse do të ngelë e njëjtë, ndërsa tatimi për importim të verës do të zmadhohet prej 9 deri 18 rubla. Gjithashtu, në tre vitet e ardhshme do të zmadhohet edhe akciza për cigaret dhe cigaret elektronike.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.