Grupet kundër vaksinimit në Ballkan gjejnë mbështetjen e Kishës Orthodokse ruse

Sergeev Pasad, a Russian Orthodox monastery outside of Moscow.

Sergeev Pasad, manastiri rus orthodoks pranë Moskës. Foto nga Flikr-i i mutatdjellyfish, CC BY-NC.

Ky artikull i gazetarit Ljubomir Kostovski fillimisht u shfaq në maqedonisht në Mendimi Kritik për Qytetarët e Medias – CriThink, dhe u përkthye në anglisht nga Truthmeter, dy projekte të Fondacionit Metamorphosis. Një version i redaktuar botohet më poshtë si pjesë e një marrëveshje për shkëmbimin e përmbajtjes.

Në prill të vitit 2019, Kisha Ortodokse Ruse (KOR), përmes Komisionit të saj Patriarkal për çështjet e Familjes, Mbrojtjen e Nënës dhe Fëmijërisë, miratoi një rezolutë mbi të drejtën e prindërve për të refuzuar vaksinimin e fëmijëve të tyre. Rezoluta u mirëprit nga grupet e antivaksinimit në Ballkan.

Rezoluta thotë se prindërit “ruajnë të drejtën për të marrë vendime në lidhje me shëndetin e fëmijëve të tyre, përfshirë [në lidhje me] vaksinat parandaluese, pa iu nënshtruar presionit” dhe se “përndjekja e prindërve për ushtrimin e kësaj të drejte është e papranueshme”, midis dispozitave të tjera të ngjashme.

Materialet që i bëjnë jehonë pikëpamjes së KOR mbi këtë temë mund të gjenden në faqen e internetit Besimi Rus, botuar në disa gjuhë dhe gjoja të financuara nga dy familje me sa duket jo-ruse.

Edhe pse historikisht autoriteti më i lartë zyrtar në Krishterimin Orthodoks Lindor është mbajtur nga Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës, Kisha Ortodokse Ruse ushtron ndikim të madh politik mbi disa kisha të tjera kombëtare, veçanërisht në vendet me popullsi të madhe me origjinë sllave.

Rezoluta e KOR është marrë nga mediat serbe. Portali Intermagazin botoi më 25 prill një artikull të titulluar “Stuhia në Serbi vjen nga Rusia”, me nëntitullin “Besimtarët e Krishterë Orthodoksë Serbë mund t'i referohen pozicionit zyrtar të Kishës Ortodokse Ruse derisa kisha e tyre të bëjë një deklaratë për këtë çështje”.

Në Maqedoninë e Veriut, personat anti-vaksinave kanë shkaktuar një trazirë së fundmi pasi ata kuptuan se fëmijët nuk mund të regjistrohen në shkollat publike pa prova të imunizimit. Vendi po lufton me një epidemi të fruthit, dhe kufizimet e regjistrimit janë zbatuar më rigorozisht kohët e fundit.

Pikëpamjet e KOR për imunizimin gjetën një platformë në një konferencë në mars 2019 në Verona, Itali, e organizuar nga Kongresi Botëror i Familjeve, një organizatë konservatore ungjillore nga Shtetet e Bashkuara. Kryeprifti Dimitry Smirnov, kryetari i Komisionit Patriarkal për çështjet e Familjes, mbajti një fjalim.

Në maj të vitit 2018, Qendra Ligjore për varfërinë e Jugut, një organizatë jofitimprurëse që monitoron grupet ekstremiste në Shtetet e Bashkuara, paralajmëroi se kjo organizatë është një “platformë e drejtuar nga Amerika që përparon interesat politike ruse në Evropë, ndërsa u ofron oligarkëve orthodoksë rusë një pikë hyrje në Rrjetet ungjillore të krishtera me bazë në SHBA.”

Në vitet e kaluara, konferenca u mbajt në ish republikat sovjetike. Në edicionin e këtij viti mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i atëhershëm i Italisë Matteo Salvini.

Studiuesit e fushatave propaganduese të Kremlinit kanë zbuluar se ushtritë troll ruse shpesh përfshihen në diskursin kundër vaksinës. Kjo lloj propagande zakonisht synon vendet ku Rusia ka interesa gjeopolitike, me qëllim të mbjelljes së ndarjes dhe minimit të besimit në institucionet publike vendore.

Përçarje e koordinuar përmes rrjeteve sociale

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti George Washington, Universiteti i Maryland dhe Universiteti Jones Hopkins kryen një studim mbi bots dhe trolls me origjinë nga Rusia që promovojnë përmbajtje shëndetësore në Twitter. Kërkimi klasifikon si bots “profile të drejtuara nga softuerë që automatikisht shpërndajnë përmbajtje të caktuar”, ndërsa trollet përcaktohen si “profile të përdoruesve të menaxhuara nga njerëz që përdorin identitete të rreme ose janë anonimë”.

Kërkimi ka analizuar komentet në Twitter nga korriku 2014 deri në shtator 2017. Përfundimet u botuan në American Journal of Health Health (AJPH), një botim i Shoqatës Amerikane të Shëndetit Publik.

Hashtag antivaksinimit Teksa Facebook dhe Instagram kanë ndaluar hashtag që promovojnë informacion “të verifikueshëm si i rremë” për vaksinat në maj 2019, personat anti-vaksinave kanë miratuar taktika të reja manipulimi, sipas raportimit nga Coda Story.

Para njoftimit në Instagram, ata përdornin hashtagë si #vaccineskill, ndërsa tani, ata po përdorin hashtag të maskuar si #learntherisk dhe #justasking, dhe “të shqiptojnë [fjalën] ‘vaksina” ndryshe (anglisht: vaççines), ose duke përdorur një kllapa (va ((ines) që të shmangim zbulimin”.

Një mënyrë tjetër që ata janë përpjekur të tejkalojnë kontrollet e Instagramit është që të zgjedhin gjuhën e përdorur nga avokatët e të drejtave të abortit, siç janë #righttochoose dhe #mybodymychoice

Analiza arriti në përfundimin se shumica e bot-ëve janë zbuluar se përhapin malware dhe përmbajtje të tjera të padëshiruara. Ato gjithashtu operojnë kryesisht për arsye komerciale, sesa ideologjike – duke e drejtuar trafikun në faqe të veçanta të internetit.

Nga ana tjetër, mesazhet e troll-it u zbuluan se ishin kryesisht politike dhe kishin për qëllim mbjelljen e përçarjeve në publikun e Shteteve të Bashkuara. Një strategji e zakonshme, thotë kërkimi i AJPH, është të mos mbështesni drejtpërdrejt ligjërimin kundër vaksinës, por të paraqisni idenë e debatit kundër vaksinimit duke qenë një temë legjitime e ligjërimit publik, duke shfrytëzuar gabimet logjike të ekuivalencës së rreme.

Rezultati është përçarja e konsensusit publik mbi imunizimin dhe rënia e besimit të publikut në shtet.

Autorët sugjerojnë që kërkohen më shumë hulumtime për të përcaktuar sesi politika shëndetësore mund të luftojë kundër përmbajtjes të përhapur nga sistemet e dezinformatave duke përdorur bots dhe trolls.

Gjetjet e AJPH janë në përputhje me një kërkim të vitit 2015 të kryer nga DARPA, Agjencia e Mbrojtjes e SHBA përgjegjëse për sfidat e reja të lidhura me teknologjinë, që identifikuan bot-ët që përhapin ndikime të dëmshme në Twitter.

Agjencia zbuloi se informacioni i përhapur përmes mediave sociale dhe grupeve të mesazheve mund të krijojë iluzionin e diskutimit të shëndetshëm publik, ndërsa qëllimi i tij i vërtetë është të “ndikojë opinionin” duke i bërë të pranueshëm shkencërisht pretendimet, dhe me kohë normalizimin e tyre në diskursin kryesor.

Vaksinimi ndaj fruthit në Maqedoninë e Veriut ka rënë në mënyrë drastike vitet e fundit. Grafika nga @reflektor_mk, e përdorur me leje.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.