Ndryshimi i rregullave katërshekullore të cilat u kanë mohuar grave në Indi hyrjen në tempujt e adhurimit

Screenshot from video

Screenshot from video

Të gjitha fetë e botës,  gratë të cilat ishin në periudhën menstruale i konsideronin si të papastra për ritualet dhe besimet  e tyre. Ky lloj perceptimi social bëri që shekuj me radhë këtyre grave tu ndalohet hyrja në objektet fetare. Në Indi, gratë luftojnë që të ndryshojnë këto tradita shekullore të cilat ua kufizojnë të drejtat e tyre.

Për katër shekuj radhazi, në tempullin Shani Singapor të Ahmednagarit në rrethinën e Maharashtrës nuk u lejua frekuentimi i asnjë gruaje. Që ty kryejë lutjet e saja, një grua, më 28 nëntor të 2015 hyri në pjesën e brendshme të së ashtu quajturës “Platforma e shenjtë”. Të tërbuar nga ky veprim, fshatarët e Singaporit mbajtën të mbyllura bizneset e tyre për një ditë. Shtatë pjesëtarë të policisë u shkarkuan nga puna, siguria qe forcuar më shumë me kamera të CCTV-së dhe të gjithë pjesëtarët e tempullit qenë urdhëruar që ti mbajnë gratë nën kontroll.

Aktivistët e udhëhequr nga brigada e Bhumata Mahilës të Trupti Desaës u përpoqën që të hynë të tempullin e Singaporit, mirëpo të njëjtët u ndaluan. Çështja qe përshkallëzuar, më 1 prill ajo arriti në Gjykatën e Lartë Bombai e cila solli rregullën:

Ato të cilët ndalojnë hyrjen në vendet fetare duhet të arrestohen… me këtë veprim do të ndeshen me gjashtë muaj burg.

Me 8 prill të 2016, tempulli Shani Singapori hoqi ndalesën për gratë. Megjithatë, ka edhe shume tempuj në Indi të cilët ndalojnë të njëjtat për frekuentim.

Tempulli Maskoba në fshatin Ver të rrethinës Pune, është shembulli që edhe pas vendimit të gjykatës gratë janë ndaluar të frekuentojnë pjesën e brendshme të tempullit. Përfaqësuesja i komitetit “Video Volunteers” (Videovullnetarët), Rohini Pavar vendosi të bëjë diçka në lidhje me këtë.

Rohini, si një ateiste dhe mbrojtëse e flaktë e të drejtave të grave, çështjen e mori në shqyrtim fillimisht me komunitetin dhe me pas me autoritet e tempullit.

Nëpërmjet videos Rohini pyet: “Nëse ne të gjithë kemi liri dhe të drejta të barabarta, atëherë, pse duhet të kufizohen gratë?”

Ajo bisedoi me gratë e komunitetit dhe kuptoi se për shkak të frikës së shkeljes së traditës, ata kurrë nuk kishin protestuar për këtë dukuri.

 

Ajo, me ndihmën e një OJQ-je lokale realizoi peticionin ndaj autoriteteve të tempullit Maskoba.

Autoritet e vlerësuan peticionin, dhe pas diskutimeve të gjata lejuan hyrjen e grave në pjesën e brendshme të tempullit. Më 13 prill, gratë duke hyrë në tempull e thyen rregullën e traditës.

Bashkë me tempujt Shani Sinagapor dhe Sabarimala edhe vendi i shenjtë myslimanë Haji Ali Dargah në Mumbai pati ndaluar frekuentimin nga ana e femrave. Më 24 tetor, Gjykata e lartë e Indisë solli vendimin për përkrahje të qasjes së barabartë të burrave dhe grave ndaj objektit të shenjtë të Haji Ali Dargahut. Më në fund, muajin e kaluar një grupi  të grave i ju mundësua hyrja në Dargah.

 

Këto vendime gjyqësore bënë që të largohen diskriminimet gjinore në vendet e shenjta, kurse aktivistja Rohini vazhdon aktivisht punën e saj për të ndryshuar gratë që vazhdojnë të jenë të pranishme në teren.

Megjithatë, në këtë të tweet demonstrohet se aktivitetet vazhdojnë edhe më tutje.

 

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.