See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Spanjë: Kontroverza rreth zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare

Partia Popullore (PP) e Spanjës fitoi në zgjedhjet e paradokohshme me një shumicë të madhe. Pasi u numëruan 100% të votave, partia neoliberale deklaroi fitoren. Pjesëmarrësit e festimit në rrugën Génova në Madrid (ku gjendet selia qendrore e PP-së) dhanë sinjale për atë se çka pritet të ndodhë tani në Spanjë: zvogëlime të ndihmave sociale dhe zvogëlime të vendeve të punës, për t'i kënaqur tregjet dhe votuesit.

Të mos harrojmë se numri i atyre që abstenuan dhe i votave të pavlefshme arriti në 10,000,000, duke u bërë forca e dytë politike në vend, edhe pse kjo nuk është reflektuar në rezultatet aktuale ose në mediume.

@VicenteVallesTV: Gritos de “quita el aborto” mientras Rajoy habla en el balcón de Génova.

@VicenteVallesTV: Dëgjohen britma “të ndalohet aborti”, derisa Rajoy mban fjalim në ballkon, në rrugën Génova.*

Gjatë ditës së zgjedhjeve pati edhe kontroverza të ndryshme. Në shumë vendvotime, anëtarëve të mareaverde [spanjolisht] (Vala e gjelbër – mbrojtësit e arsimit publik, që janë kundër shkurtimeve në arsim dhe në numrin e arsimtarëve), nuk iu lejua të votonin [spanjolisht] kur ata kishin të veshur bluzë të gjelbër me mëngë të shkurtra, për shkak se kjo ishte në kundërshtim me urdhërin e Komisionit Zgjedhor, që në vendvotime të mos lejohet të mbahen slogane, edhe pse në të, votuesit nuk përmenden aspak.

Bluzat e gjelbra me mëngë të shkurtra që janë ndaluar në vendvotime të ndryshme.

@democraciareal#votodenuncia La Junta Electoral da orden de prohibir votar a quien lleve #camisetaverde #20n #mareaverde #votar #mesas20n

@democraciareal: #votodenuncia [vota e pakënaqësisë] Komisioni Zgjedhor nuk i lejon të votojnë ata që kanë të veshur #camisetaverde [bluzë të gjelbër me mëngë të shkurtra]#2on #mareaverde #votar #mesa2on

“Nëse një votues shkon në vendvotimin e tij/të saj dhe nuk i lejohet të votojë për shkak se ai/ajo mban bluzë të gjelbër me mëngë të shkurtra, ai ka dy mundësi: ta nxjerrë bluzën e gjelbër me mëngë të shkurtra ose të parashtrojë ankesë dhe të largohet pa mos votuar”, komentoi zëdhënësi i një vendvotimi.

Gjithashtu, u raportua edhe për një incident ku votuesit e një partie politike që angazhohet për të drejtat e kafshëve (PACMA) nuk kishin fletëvotime [spanjolisht] për të votuar. Prandaj, një përfaqësues i Ministrisë për punë të brendshme shkoi personalisht në atë vendvotim që t'i verifikojë parregullsitë, ku kryetari i vendvotimit kishte refuzuar ta nënshkruajë ankesën, me arsyetimin se: “Unë nuk nënshkruaj kundër luftës me dema.”

Në të paktën dy raste, gazetarët kanë qenë të dëbuar nga vendvotimet [spanjolisht] për shkak të këmbënguljes së kryetarëve të vendvotimeve për të mos dalë në fotografi, edhe pse fotografët thanë se vetëm i fotografonin deputetët që kishin shkuar për të votuar.

Gjatë javëve të fundit, kishte një numër të madh të strategjive për kundër-fushatë, si për shembull thirrja e e grupit haktivist Anonymous që e përdor hashtag-un #Op20N për t'i “hakuar zgjedhjet”, që u thoshte njerëzve të votojnë kundër aleancës dypartiake ndërmjet PP-së dhe PSOE-së (Partisë Popullore dhe Partisë Socialiste të Punës së Spanjës) [spanjolisht] ose ta bëjnë fletvotimin të pavlefshëm. U shfrytëzua edhe blogu Doriyakitu [spanjolisht], një fushatë që i ftonte votuesit të parashtrojnë ankesa, mes tjerash, kundër sistemit të votimit që bazohet në Nenin 19 të Ligjit për zgjedhje, duke thënë se paraqet shkelje të pluralizmit politik, ose kundër padrejtësisë së ligjit zgjedhor (Metoda e Dontit).

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare 2011 mund t'i shihni në ueb-faqen zyrtare [spanjolisht].

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.