Aktivisti i njohur paralajmëron për rritjen e ekstremit të djathtë në Portugali

Mamadou Ba duke protestuar në Portugali. Foto e redaktuar nga Global Voices

Leon Ingelse bashkëpunoi për këtë artikull.

“Do të përkeqësohet shumë,” tha Mamadou Ba, themeluesi i SOS Racismo, një organizatë e rëndësishme që mbron të drejtat e emigrantëve dhe njerëzve që janë pre e racizmit në Portugali. Ba foli me Global Voices para se kryeministri portugez Antonio Costa të jepte dorëheqjen më 7 nëntor, duke i hapur rrugën partive të ekstremit të djathtë si Chega, e njohur gjerësisht për diskursin e saj anti-emigracion dhe racist.

Ba konsideron se Chega, një parti e themeluar në vitin 2019, po institucionalizon racizmin në strukturën politike të Portugalisë. “Ajo që ne [aktivistët] kemi thënë në 35 vitet e fundit [që nga fillimi i SOS Racismo] është se racizmi nuk pushoi kurrë së ekzistuari. Por më parë, [racizmi] nuk kishte një përkthyes të mirë,” thotë Ba. Gjërat mund të fillojnë të ndryshojnë tani.

Ba thotë:

A classe política e as elites em geral criaram um tabu generalizado sobre a questão racial. Há uma ideia de continuidade histórica sobre o colonialismo nas relações de poder. Criou-se uma ilusão muito grande, baseada no lusotropicalismo, de que Portugal superou [a escravidão] melhor do que qualquer outra nação colonizadora o aspecto da raça.

Klasa politike dhe elitat në përgjithësi krijuan një tabu të përhapur për çështjen racore. Ka një vazhdimësi historike në lidhje me kolonializmin në marrëdhëniet e pushtetit. U krijua një iluzion, bazuar në luso-tropikalizmin, se Portugalia e kapërceu aspektin e racës më mirë se çdo komb tjetër kolonizues.

I lindur në Senegal, Mamadou Ba është me shtetësi portugeze dhe jeton në Portugali prej më shumë se 20 vjetësh. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai ka qenë i përkushtuar ndaj aktivizmit anti-racist, duke luajtur një rol kryesor – përmes SOS Racismo dhe organizatave të tjera – në mbrojtjen e të drejtave të njerëzve të margjinalizuar nga ana racore në nivel kombëtar dhe evropian. Ai gjithashtu ka kontribuar në projekte të shumta kërkimore akademike si konsulent dhe ka qenë në borde shkencore. Në periudhën 2015-2019, Ba ishte anëtar i Këshillit Portugez të Komisionit Kombëtar për Barazinë dhe Kundër Diskriminimit Racor.

Përballja me narrativat koloniale

Nëpërmjet Observatorit të Mediave Qytetare të Komunitetit (CMO), Global Voices pa ndikimin e vazhdueshëm të narrativave që rrethojnë të kaluarën koloniale të Portugalisë, veçanërisht ato të propaganduara gjatë diktaturës së Salazar dhe “Shtetit të Ri” të tij, i cili zgjati nga 1933 deri në 1974.

Në fazat e mëvonshme të qeverisjes së Salazar, tregimet e përqendruara në “luso-tropikalizmin” portretizuan perandorinë koloniale të Portugalisë si më humane dhe miqësore në krahasim me kolonizatorët e tjerë evropianë. Kolonializmi u pa si pozitiv nga portugezët.

Ideja se “Portugalia ishte një kolonizator i mirë” ishte një pikë qendrore në kërkim dhe theksoi sesi luso-tropikalizmi kishte maskuar realitetet e ashpra të racizmit, skllavërisë, gjenocidit dhe shfrytëzimit gjatë perandorisë koloniale të Portugalisë. Mamadou Ba ishte një zë kryesor, pasi ishte kundër racizmit kur mbronte narrativa të tilla si “Portugalia nuk po merret me të kaluarën e saj koloniale“.

Për Ba, ideja e tejkalimit të racizmit u bë një ushtrim retorik për njerëzit që të shmangnin të bënin diçka të prekshme për të. “[Racizmi] nuk ka asnjë shprehje institucionale në formën e mbrojtjes së njerëzve [që vuajnë prej tij],” thotë ai.

Ai beson se ekziston një dilemë në Perëndim: që një demokraci të jetë e plotë, nuk mund të ketë racizëm brenda saj. Prandaj, ruajtja e një ideologjie në të cilën njerëzit vazhdojnë të identifikohen si inferiorë për arsye racore është ajo që ai e quan “demokraci racore”.

“Kolonializmi është i përhershëm në Portugali. Portugalia do të festojë 50 vjet të demokratizimit më 25 prill [2024]. Por në të njëjtën kohë Portugalia vendosi t'u japë një kuptim të ri stemave të perandorisë koloniale”, thekson Ba.

Në fillim të këtij viti, ndërsa rikonstruktonte Praça do Imperio (“Sheshi Perandorak”), Lisbona u tërhoq në heqjen e stemave që përfaqësonin provincat koloniale me kërkesë të një grupi qytetarësh.

Ba pyet: “A do të festojmë demokratizimin apo kolonializmin?”

Neonazisti me precedentë penalë fitoi çështjen gjyqësore kundër Ba

Në tetor të vitit 2023, një gjykatë e Lisbonës urdhëroi Mamadou Ba të paguante një gjobë prej 2,400 euro pasi u gjet fajtor për shpifjen ndaj Mario Machado, një lider i njohur neonazist portugez, i cili ka lidhje me ish-udhëheqjen e Chega-s. Në vitin 2020, Ba akuzoi Machado në X se ishte përfshirë në vrasjen e Alcindo Monteiro, një person me ngjyrë nga Kepi i Gjelbër. Ai u vra në 1995 nga persona me kokë të rruar, në një sulm racist.

Machado ishte lideri i grupit që vrau Monteiron dhe u dënua me katër vjet burg për sulmin e pesë njerëzve të tjerë me ngjyrë po atë natë. Ai u dënua më vonë me shtatë vjet burg për rrëmbim, grabitje dhe shantazh, në një kohë kur sipas gjykatave, kishte një dosje të madhe me episode të “ushtrimit të vazhdueshëm të ekstremizmit ksenofobik dhe përdorimit të dhunës”. Mario Machado, i cili vazhdon të jetë aktiv në lëvizjet e ekstremit të djathtë, ngriti padinë për shpifje kundër Ba dhe fitoi.

Rasti ngriti shqetësime për racizmin strukturor në Portugali. SOS Racismo pretendon se sistemi i drejtësisë po përpiqet të heshtë zërat që mbrojnë demokracinë. Gjykata vendosi se deklarata e Ba ishte e rreme dhe dëmtonte nderin e Machado, pasi Machado nuk ishte dënuar për vrasjen e Monteiros.

Avokati i Machado vlerësoi vendimin duke thënë se tregonte që “shteti ligjor ishte i lirë nga presioni politik“. Avokati i Ba njoftoi planet për të apeluar vendimin, duke e çuar rastin në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe duke pretenduar se shteti lejoi të djathtën ekstreme të depërtonte në institucionet e tij.

Filozofja Luísa Semedo shkroi në Publico se ajo sheh një model të përsëritur në diskutimet rreth gjyqit të Mamadou Ba, ku njerëzit pajtohen me të, ndërkohë që vënë në dukje të metat e perceptuara në veprimet e tij. Sipas autores, kjo pasqyron përfshirjen e dhunës së shtypësit në shoqërinë portugeze, duke e bërë aktivizmin e të shtypurve të duket shkatërrues.

Në mediat sociale dhe tradicionale, lëvizja antiraciste dhe e djathta ekstreme u inkuadruan si anët e kundërta të një debati. Për Mamadou Ba, ky inkuadrim kontribuon në ruajtjen e gjallë të kujtesës koloniale, pasi konfirmon të djathtën ekstreme si lëvizje dhe delegjitimizon aktivistët antiracistë, duke i përshkruar ata si ekstremistë.

Në deklaratën publike të SOS Racismo thuhet se “refuzon përpjekjet (…) për të barazuar antiracizmin me racizmin, që nuk është gjë tjetër veçse një dredhi për të banalizuar dhe normalizuar racizmin.”

Mamadou Ba beson se njerëzit me ngjyrë duhet të shihen si pjesë e historisë së Portugalisë dhe vizionit kolektiv të shoqërisë, “imagjinarja kolektive” (imaginário coletivo), në vend që të injorohen dhe të përjashtohen nga narrativat e vendit.

“Ne duhet të kundërshtojmë kujtesën. Njerëzit me ngjyrë si unë duhet të integrojnë imagjinatën kolektive. Por kjo do të marrë shumë kohë,” thotë ai.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.