Muzeu i artit rus të rrugës kundër luftës hapet në internet

“Jo luftë. Shën Peterburg. Mbishkrimi është bërë në ditën e parë të luftës.” Të gjitha fotot nga www.nowobble.net, të përdorura me leje

Antropologia ruse Alexandra Arkhipova dhe kolegët e saj kanë mbledhur shembuj të artit të rrugës kundër luftës – ngjitëse, grafiti, fletëpalosje dhe instalime komplekse – gjatë një viti e gjysmë. Tani, të gjithë mund të shohin foto të 471 veprave nga 48 qytete ruse të klasifikuara me përpikëri, të përkthyera me kujdes në anglisht dhe të shpjeguara qartë në një vend.

Faqja e internetit “No wobble” tregon veprat e artit si dhe historinë e simboleve dhe gjuhës ezopiane që u shfaqën në Rusi pas shkurtit 2022 dhe se si u përdor në artin e protestës. Emri i faqes në internet është shembulli i përsosur i kësaj. 

Foto nga www.nowobble.net, e përdorur me leje

Lexo më shumë: Përdoruesit rusë të mediave sociale duan t'i thonë jo luftës, por në fakt nuk e thonë

Faqja e internetit shpjegon: “Në rusisht, “lufta” (voina) dhe “luhatja” (vobla) tingëllojnë të ngjashme dhe kanë të njëjtin numër shkronjash, gjë që është e rëndësishme për gjuhën e koduar.”

Foto nga www.nowobble.net, e përdorur me leje

Në të njëjtën kohë, ideja e koleksionit erdhi nga përvoja personale. Menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në shkallë të gjerë, një nga autorët e ardhshëm të faqes së internetit zbuloi se vajza e tij e mitur po vizatonte postera “Jo luftë” dhe me miqtë e saj i ngjisnin ato në metro dhe në rrugë. Ai vendosi ta shpërndante vetë pjesën tjetër dhe duke e bërë këtë, “dridhej dhe djersitej”. 

Foto nga www.nowobble.net, e përdorur me leje

Frika e tij nuk ishte e pabazë. Njerëzit në Rusi gjobiten apo edhe burgosen për më pak, si një fjongo jeshile - një simbol i paqes – në një bishtalec. Ndërsa shumë mesazhe shihen vetëm nga kalimtarët, disa mbishkrime ose instalime dalin në lajme. Në Ditën e Rusisë, një festë kombëtare, neologjizma “ Изроссилование ” (Izrossilovanije) që ndërthur fjalët “përdhunim” dhe “Rusi” u shfaq në shumë vende. Pak kohë më vonë autori i saj u arrestua.

Artisti Philippenzo u ndalua në kufi pasi u kthye në Rusi. Ai u dënua sipas 19.3 [neni i Kodit Rus të Kundërvajtjeve Administrative “Mosbindja ndaj një urdhri të ligjshëm ose kërkesës së një oficeri policie”], me 15 ditë burg. Puna e tij e fundit në Moskë ishte më 12 qershor 2023.

Edhe pse, sipas faqes së internetit, të paktën 653 njerëz u kapën duke vendosur afishe ose duke vizatuar mbishkrime, për shumë persona arti i rrugës është ende mënyra më e sigurt për të shprehur ndjenjat kundër luftës ose regjimit.

Foto nga www.nowobble.net, e përdorur me leje

Lexo më shumë: Artistja ruse Alexandra Skochilenko i drejtohet gjykatës në Shën Petersburg në seancën për mesazhet kundër luftës

Njerëzit vazhdojnë të vendosin afishe, të vizatojnë mesazhe, të vendosin figura të vogla dhe madje të krijojnë mbishkrime komplekse me citate të njohura, ndërkohë që ruhen në rast se ka kamera, oficerë policie ose ‘patriotë’ vigjilentë.

Foto nga www.nowobble.net, e përdorur me leje

Global Voices foli me Alexandra Arkhipova në Telegram dhe e pyeti nëse kjo lloj proteste ka ekzistuar në të kaluarën.

Në kohët sovjetike, natyrisht, kishte protestë me artin e rrugës. Protesta e famshme e tramvajit nga artistja dhe disidentja Yuli Rybakov. Kjo lloj proteste ekzistonte, thjesht jo në një shkallë të tillë dhe e veçantë jo vetëm për Bashkimin Sovjetik. Për shembull, në Italinë [fashiste], kur shkruanin “Viva Verdi!” në mure, ajo u deshifrua si “Rroftë Victor Emmanuel II, Mbreti i Italisë”. E njëjta gjë në kohën sovjetike, në vend të pushtetit sovjetik [sovetskaya vlast] thuhej “Sofia Vlas”. Mekanizmi është i njëjtë. Pikërisht e njëjta gjë përdoret tani: në vend të Administratës Presidenciale [Administratsiya Presidenta] njerëzit thonë Anna Pavlovna. Ajo lind gjithmonë kur ka një lloj presioni. Kur njerëzve u hiqet e drejta për të folur, ata fillojnë të përpiqen të kërkojnë një rrugëdalje.

Foto nga www.nowobble.net, e përdorur me leje

Sipas Arkhipova, maskime dhe kode të tilla “po lulëzojnë në Kinë”. Mjafton të kujtojmë historinë me ndalimin e Winnie the Pooh. Një gjë e tillë ndodh edhe në Bjellorusi. 

Foto nga www.nowobble.net, e përdorur me leje

Ajo vazhdon: “Një mbishkrim, një ngjitëse, një instalim është para së gjithash një formë deklarate; prandaj ka dy forma. E para është krijimi i diçkaje në hapësirën publike. Dhe e dyta: të përhapet në hapësirën dixhitale. Kjo është arsyeja pse evolucioni i këtyre formave është kaq i çuditshëm. Mbishkrimet më tërheqëse, ato më të zgjuara që tërheqin vëmendjen janë përzgjedhur në mënyrë që njerëzit t'i bëjnë foto.

Foto nga www.nowobble.net, e përdorur me leje

“Sigurisht, një numër kryengritësish përhapin këto lloj mbishkrimesh. Ka kanale proteste në Telegram, si Protest Petersburg, kanali i [gazetarit Roman] Super. Megjithatë, ka një problem burimor, sepse shumë shpesh njerëzit bëjnë një foto dhe rezulton të jetë e vitit 2019, për shembull. Ose, në kanalin e Super-it, disa herë u shfaq një grafit me data të gabuara. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam kërkuar të dërgoj atë që njerëzit kanë parë me sytë e tyre, ose atë që miqtë ose familja e tyre kanë vënë re në qytetin e tyre”, tha Arkhipova.

Foto nga www.nowobble.net, e përdorur me leje

“Kam shumë foto nga Shën Peterburgu, ku aktiviteti i protestës është thjesht i furishëm. Kur u publikua ekspozita online, shumë njerëz më shkruan duke më pyetur pse nuk e përmenda qytetin e tyre, si dhe më dërguan më shumë nga mbishkrimet e reja vetëm këtë muaj,” tha ajo për Global Voices.

Foto nga www.nowobble.net, e përdorur me leje

“Për mua është e rëndësishme të zgjeroj gjeografinë, të shkruaj jo vetëm për Moskën dhe Shën Peterburgun, por atë që po ndodh, le të themi, në Smolensk, sepse përgjegjësia për mbishkrimet në Smolensk mund të jetë më e lartë se në Moskë si çdo aktivitet protestues në Smolensk tërheq më shumë vëmendje”, shton Arkhipova.

Foto nga www.nowobble.net, e përdorur me leje

Alexandra Arkhipova nuk e di nëse koleksioni në faqe do të rifreskohet, por ajo ruan gjithçka që i dërgohet. Ajo beson se arti i rrugës duhet patjetër të studiohet, por, deri më tani, është një fenomen shumë i nënvlerësuar, veçanërisht në Rusi.

Foto nga www.nowobble.net, e përdorur me leje

“Njerëzit përpiqen t'u kushtojnë vëmendje veprave të artistëve profesionistë që kanë performanca komplekse. Dhe vepra të tilla janë edhe në këtë ekspozitë, por jam munduar të mbledh e të tregoj gjëra që në person i thjeshtë bën natën. Ose një nxënës shkolle. Ata njerëz që nuk janë profesionistë të artit, për të cilët në përgjithësi kjo lloj shprehjeje nuk është aspak e domosdoshme. Më duket se në një farë mënyre është shumë më e rëndësishme, sepse historianët e artit do të merren me profesionistë. Dhe kush do të merret me atë që bën John Smith natën?”

Foto nga www.nowobble.net, e përdorur me leje

Sipas Arkhipova, shumë njerëz kanë gjetur ngushëllim në një protestë kaq të qetë, por është bërë edhe një mënyrë për të gjetur aleatë, gjithashtu shumë e rëndësishme.

Foto nga www.nowobble.net, e përdorur me leje

Ja një person që shkon në orën 3 të mëngjesit në Ekaterinburg për të vendosur ngjitëse “Jo luftës” dhe duke u ngjitur fshehurazi në një shtyllë, ata gjejnë aty ngjitësen “Jo luftës” të një personi tjetër. Dhe ata ndjejnë gëzim të jashtëzakonshëm, sepse e kuptojnë se kanë një aleat. Propaganda i bën njerëzit të vetmuar. Ajo kërkon të tregojë se çdo person që mendon ndryshe është në një pakicë të konsiderueshme. Kjo është arsyeja pse ekziston një betejë kaq e madhe për aftësinë për të folur në hapësirën publike. Siç tha një nga bashkëbiseduesit e mi, ja John Smith po largohet nga shtëpia për të marrë bukë. Ai futet në ashensor dhe sheh një tabelë që lexon “Jo luftës”. Ai del dhe sheh një ngjitëse “Poshtë Putini”. Ai shkon në një stacion autobusi dhe atje ka diçka kundër luftës. Ai blen një copë bukë dhe mbi të ka një ngjitëse “Kujto Buçën”. E gjithë kjo është për ta bërë deklaratën të fortë, për të treguar se ka shumë njerëz përreth që janë kundër luftës.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.