
Foto nga jë video nga kanali i DW në YouTube. Përdorim i drejtë.
Kërkesa nga ministria e drejtësisë e Rusisë për të ndaluar atë që ajo e quajti “lëvizja sociale ndërkombëtare LGBTQ+” u bë më 17 nëntor. Nuk kanë kaluar as dy javë që kur Gjykata e Lartë e Rusisë vendosi të quajë lëvizjen dhe aktivistët e saj si “ekstremistë” më 30 nëntor. Siç raportohet nga Reuters, ministria deklaroi, pa dhënë raste specifike, se kishte vërejtur shenja të sjelljes ekstreme, përfshirë nxitjen e grindjeve sociale dhe fetare, në veprimet e komunitetit LGBTQ+ në Rusi.
Ky vendim pason një zinxhir ligjesh kundër LGBTQ+ dhe personave trans të përshtatur muajt e fundit për të forcuar kontrollet mbi shprehjet e orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Kjo përfshin miratimin e ligjeve që ndalojnë promovimin e marrëdhënieve seksuale “jotradicionale” dhe ndalojnë ndryshimet ligjore ose mjekësore të gjinisë.
Personat LGBTQ+ në Rusi thonë se kanë frikë se kushdo që identifikohet si LGBTQ+ mund të shpallet si “ekstremist” dhe të dënohet penalisht. Zëdhënësja e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, Ravina Shamdasani, cituar nga Reuters, tha se situata e komunitetit LBGTQ+ në Rusi “po shkonte nga keq në shumë keq” dhe mungesa e qartësisë rreth përkufizimit të gjykatës për “lëvizjen LGBTQ+” lë hapësira ligjore për abuzim.
Meduza ka publikuar një raport se si tre klube të natës për personat LGBTQ+ janë kontrolluar nga policia dhe pati persona të ndaluar gjatë natës, pas vendimit të gjykatës.
Media Holod publikoi në X video e një prej bastisjeve:
В Москве прошли рейды в ЛГБТ-заведениях. Силовики пришли в клуб «Секрет», бар MONO, а также на вечеринку Hunters Party в клубе KinkyRouge.
Кроме того, из-за решения Верховного суда закрывается старейший гей-клуб Петербурга — «Центральная станция»https://t.co/YdbcJtAE1Z pic.twitter.com/z0EmEQOpDz
— Холод (@holodmedia) December 2, 2023
Policia erdhi në klubin Secret, bar Mono dhe festën Hunters në klubin Kinky Rouge. Përveç kësaj, për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë, klubi më i vjetër i homoseksualëve, i quajtur Stacioni Qendror, po mbyllet në Shën Peterburg.
Një nga klientët e klubit deklaroi për kanalin e Telegramit “Kujdes, Moskë”:
Në mes të festës, ata ndaluan muzikën dhe [policia] filloi të hynte në salla. Në festë kishte edhe qytetarë të vendeve të tjera. Gjatë daljes ata fotografuan pasaportat pa patur leje për ta bërë këtë. Skema ishte e njohur; kështu u mbyllën klube të ngjashme në Shën Peterburg. Dikush ishte në panik.
Organizatat që asistojnë personat LGBTQ+ të largohen nga Rusia, po kërkojnë ndihmë urgjente. OJQ Queer Svit tha:
Привет, это Queer Svit, и это не просто пост, а крик о помощи. pic.twitter.com/wRiDdUfMZ2
— Queer Svit (@QueerSvit) December 2, 2023
Ky nuk është një postim i thjeshtë, kjo është një thirrje për ndihmë. Gjatë dy ditëve të fundit, për shkak të vendimit të gjykatës për personat LGBTQ+, ka pasur mbi 124 për qind të kërkesave për ndihmë që zakonisht i marrim çdo muaj. Ne nuk kemi para që të ndihmojmë gjithë këta njerëz. Ju lutem, ndihmë.
Shumë media të opozitës ruse kanë modifikuar logot e tyre me ngjyrat e ylberit.
В России наступил месяц гордости, но есть нюанс pic.twitter.com/kOtcpvGwB7
— Лентач (@oldLentach) November 30, 2023
Muaji i Krenarisë ka ardhur në Rusi, por ka një nuancë.
Disa prej tyre humbën ndjekësit për shkak të shfaqjes së solidaritetit.
Внезапно: больше всего в этот день в подписчиках потеряла не «Медуза», а «Лентач» (@oldLentach). От него отписалось 27 тысяч человек.
Тред. pic.twitter.com/59WmbxKuUH
— женч антонов (@antonovea_) November 30, 2023
Lentach, [një kanal më shumë humoristik, sesa media opozitare], humbi numrin më të madh të ndjekësve: 27 000
(2/3). «ЛГБТач» выпустил крутое заявление, под всем подписываюсь: «Мы не дохуя какие политики или революционеры <…> Но знайте, что мы вас не бросим. Вы есть у нас, а мы есть у вас, и вокруг есть огромное количество людей, которое вас принимает и любит — такими, какие вы есть».
— женч антонов (@antonovea_) November 30, 2023
(2/3) [Lentach e riemërtoi kanalin në] “LGBTach” lëshoi një deklaratë të lezetshme. Unë pajtohem për gjithçka: “Ne nuk jemi politikanë apo revolucionarë të ndyrë <…> Por dijeni se nuk do t'ju braktisim. Ne ju kemi ju dhe ju na keni ne dhe ka një numër të madh njerëzish përreth që ju pranojnë dhe ju duan – ashtu siç jeni ju.”
Dënimi për pjesëmarrjen ose financimin e një organizate ekstremiste sipas ligjit penal rus shkon deri në 12 vjet burg.