Nacionalistët Ballkanik sjellin përsëri kultet e personaliteteve politike në pushtet përmes tatuazheve

Tatuazhet e ish-udhëheqësve politikë u bënë aq të popullarizuara në Ballkan viteve të fundit saqë ka bë liderët në status dhe nivel të adhurimit.

Një traditë e mëparshme e tatuazheve, kryesisht nga fillimi I viteve 1950 deri në fund të viteve 1980 në ish-shtetet jugosllave, ishte ajo e emblemave dhe simboleve të Ushtrisë Popullore Jugosllave. Rekrutët të cilët kishin duruar 1 deri në 2 vjet shërbim të detyrueshëm ushtarak shpesh ktheheshin me tatuazhe kujtimi pothuajse si ato të burgut. Këto përfshinin simbolet shtetërore, imazhet e armëve apo fytyrën e kreut të atëhershëm jugosllav Josip Broz Tito, ndërsa kulti i personalitetit të tij ishte ende i fortë.

Pas ndarjes së Jugosllavisë, imazhet e figurave të tjera historike filluan të shfaqen në formë tatuazhi, veçanërisht në trupin e meshkujve të rinj me një flakërim nacionalist, të tilla si imazhi i liderit fashist kroat të shekullit të 20-të Ante Paveliç në mesin e kroatëve dhe liderit çetnik serb Draža Mihailović në mesin e serbëve. Teknikat e reja me ngjyra filluan të përdoren për versionet e reja të tatuazheve me Titon, përkrah atyre që mbetën nostalgjik.

Tattoos of Tito (younger and older), Pavelic and Mihajlovic.

Tatuazhet e Titos (versionet e reja dhe të vjetrat), Paveliç dhe Mihajloviç.

Në vitin 2009, Slobodna Dalmacija e përditshmja kroate njoftoi se një burrë nga Banja Luka bëri tatuazh me imazhin e politikanit bashkëkohor serbo-boshnjak Milorad Dodik.Fenomeni i bërjes së tatuazheve me fytyrat e udhëheqësve bashkëkohorë të Ballkanit duket se bëhej më I fortë pas kësaj.

Bosnian Serb politician Dodik's face as tattoo and model photograph.

Politikani serbo-boshnjak Dodik si tatuazh dhe fotografia e modelit.

Djathtasi I tanishëm Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka qenë në këtë karrige që nga viti 2006. Gjatë viteve, disa maqedonas përdorues të rrjetit social kanë treguar përkushtimin e tyre të dukshëm ndaj liderit të partisë në pushtet në Maqedoni VMRO-DPMNE duke postuar fotot e tatuazheve të tyre me imazhin e Gruevskit. Një njeri kishte bë tatuazh me emrin dhe mbiemrin e Kryeministrit dhe shkronjat VMRO dhe një kryq. Një tjetër kishte bë tatuazh me fytyrën e Gruevskit dhe një mbishkrim që thotë: “Lojal deri në varr”.

Tattoos showing loyalty to Macedonian right-wing Prime Minister Nikola Gruevski.

Tatuazhet që tregojnë besnikërinë ndaj kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski.

Shembulli më i fundit i këtij fenomeni përfundoi në ballinën e gazetës maqedonase Vest. Një burrë nga Shtipi bëri tatuazh të fytyrës së kushëririt të kryeministrit dhe Shef i Shërbimeve Sekrete Sasho Mijallkov, dhe djalit të tij.Njeriu me tatuazh pohoi se ai është mirënjohës për ndihmën e dhënë nga ana e të fuqishmes dhe të pasurës VMRO-DPMNE-së zyrtare gjatë gjithë jetës së tij.

Front page of Macedonian daily Vest from August 7, 2014.

Ballina e të përditshmes maqedonase Vest nga data 7 Gusht 2014, me fotografinë e një njeriu me tatuazhet e Mijallkovit.

Kjo traditë e ringjallur ka qenë subjekt i talljeve nga ana e disa humoristëve në disa vende të Ballkanit. Faqja satirike kroate News Bar publikoi një pjesë me lajme të rreme në lidhje me politikanin kroat djathtas, Tomislav Karamarko i cili, kërkon një artist tatuazhesh ti vëndon imazhin e “burrështetasit më të madh kroat i shekullit të 20-të” në gjoksin e tij. Në vend të shefit të tij të fundit të partisë dhe udhëheqësit kroat Franjo Tugjman, ashtu siç pritej, fiton një tatuazh me Josip Broz Titon nga artisti.

Revista politike e pavarur maqedonase Fokus gjithashtu publikoi një pjesë satirike kohëve të fundit, duke përqeshur të dy tendencat: tatuazhet dhe emërimin e ministrave të rinj të qeverisë për çudi me shumë pak përvojë të mëparshme në emër të tyre.

After several big fans of VMRO-DPMNE tattooed the images of Gruevski and Sasho Mijalkov on their shoulders, the ruling party decided to meet the needs of the youngest generation for decorating their arms with some of their functionaries.

Therefore, the kids will be able to apply wider range of heroes besides Sponge Bob, Dora the Explorer, Diego, and Tom and Jerry. A special series of chewing gums with temporary tattoos with the image of [Dime Spasov] is on sale.

The tattoo peels off in several days or can be removed by Bekutan soap [a popular local brand of baby cosmetics].

Pasi që tifozë të shumtë të VMRO-DPMNE-së bënë tatuazh imazhin e Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit në shpatullat e tyre, partia në pushtet ka vendosur të plotëson nevojat e brezit të ri për dekorimin e krahëve të tyre me disa prej funksionarëve.

Prandaj, fëmijët do të jenë në gjendje të aplikojnë një varg të gjerë të heronjve përveç Sponge Bob, Dora Explorer, Diego, dhe Tom dhe Jerry. Një seri e veçantë e çamçakëzave me tatuazhet e përkohshme me imazhin e [Dime Spasov] është në shitje.

Tatuazhi largohet pas disa ditëve, ose mund të largohet me Bekutan sapunin [një brend I njohur lokal i kozmetikës për fëmijë].

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.