Çdo të thotë lidhja në forcim e sipër e talebanëve me Kinën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës Wang Yi gjatë vizitës së tij zyrtare në Kabul në mars 2022. Foto nga kanali Ariana News në YouTube. Përdorim i drejtë.

Nga 17-18 tetori, një delegacion taleban mori pjesë në Forumin e Iniciativës Brezi dhe Rruga (IBRR) në Pekin. Kjo u bë ngjarja ndërkombëtare e nivelit më të lartë për talebanët që kur ata morën pushtetin në Afganistan në vitin 2021. Delegacioni u kryesua nga ministri në detyrë i Tregtisë Haji Nooridin Azizi, i cili tha se talebanët i kërkuan Kinës që ta pranonte Afganistanin në IBRR.

Kjo erdhi pas zhvillimeve në marrëdhëniet midis talebanëve dhe Kinës në vitin 2023 dhe lindën spekulime se pranimi zyrtar i Afganistanit në IBRR mund të ndodhë së shpejti. Lajmi më i përfolur ishte njoftimi se projekti kryesor i IBRR-së, Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC), do të zgjerohet në Afganistan. Gjithashtu, kompanitë kineze kanë nënshkruar disa kontrata investimi dhe kanë shprehur interes për rezervat e naftës, gazit dhe mineraleve të Afganistanit.

Për më shumë mbi IBRR, lexoni: Iniciativa e Brezit dhe Rrugës e Kinës: Përfitim apo vjedhje?

Këto zhvillime kanë hapur debatin nëse Kina po shkon drejt zëvendësimit të pranisë së SHBA-së në rajon. SHBA tërhoqi pjesën më të madhe të mbështetjes financiare për Afganistanin dhe vendosi sanksione ndaj rezervave valutore të vendit në vitin 2021. Aderimi zyrtar i Afganistanit në IBRR dhe rritja e investimeve kineze janë shansi më i mirë i talebanëve për ringjalljen e ekonomisë kombëtare dhe zhvillimin. Megjithatë, afrimi i tepërt i Kinës me talebanët diktohet nga interesat e saj të sigurisë dhe jo nga ato ekonomike dhe avancimi i bashkëpunimit mund të mbetet vetëm në letër dhe të mos materializohet kurrë.

Një mik në vend të një armiku

Udhëheqja politike e Kinës pranoi rrëzimin e qeverisë së mëparshme afgane dhe nisi lidhjet zyrtare me talebanët përpara se grupi të merrte Kabulin në gusht 2021. Më 28 korrik 2021, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi priti në Tianjin delegacionin taleban duke i quajtur “një forcë kryesore politike dhe ushtarake”.

Këtu është një postim në X (ish Twitter) me foto të vizitës së talebanëve në Kinë më 28 korrik 2021.

Një delegacion i zyrës politike të Talibanëve, i kryesuar nga Mullah Baradar, u takua me ministrin e jashtëm kinez Wang Yi. Vizita është e rëndësishme në vazhdën e deklaratës së kinezëve se Kina-Pakistani do të punojnë së bashku për paqen dhe stabilitetin në #Afganistan. Gjithashtu vizita e fundit e Ministrit të Jashtëm të Pakistanit Qureshi dhe DG ISI në Kinë

Pasi talebanët erdhën në pushtet, Kina e mbajti të hapur ambasadën e saj në Kabul dhe i dorëzoi talebanëve ndërtesën e ambasadës afgane në Pekin. Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid theksoi në shtator 2021: “Kina është partnerja më e rëndësishme dhe përfaqëson një mundësi themelore dhe të jashtëzakonshme për ne.”

Marrëdhëniet midis Kabulit dhe Pekinit kanë ecur në një trajektore pozitive që atëherë. Në mars 2022, Wang Yi vizitoi Kabulin, duke u bërë zyrtari i huaj i profilit më të lartë që vizitoi Afganistanin e sunduar nga talebanët. Në shtator 2023, Kina u bë vendi i parë që emëroi një ambasador të ri në Afganistan, i cili u paraqiti letrat kredenciale talebanëve. Edhe pse ka shumë misione diplomatike në Kabul, vendet e tjera kanë mbajtur ambasadorët e tyre të mëparshëm ose emëruar të ngarkuar me punë, për të shmangur paraqitjen e letrave kredenciale.

Këtu është një video në YouTube për investitorët kinezë në Afganistan:

Kina dhe talebanët kanë pasur një vit produktiv në bashkëpunimin dypalësh. Më 5 janar, Ministria e Minierave dhe Naftës e talebanëve dhe dega e Korporatës Kombëtare të Naftës së Kinës (CNPC) e quajtur Xinjiang Central Asia Petroleum and Gas Co nënshkruan një marrëveshje 25-vjeçare për nxjerren e naftës nga pellgu verior i Amu Darya. Marrëveshja përfshin një investim në total prej 690 milionë USD.

Në prill, pati raportime se një kompani kineze e quajtur Gochin u ofroi talebanëve një investim prej 10 miliardë dollarësh për kërkimin dhe nxjerrjen e litiumitRezervat e litiumit të Afganistanit janë aq të mëdha sa kanë potencialin për të rivalizuar Bolivinë, e cila aktualisht ka rezervat më të mëdha në botë. Në përgjithësi, rezervat e mëdha, por kryesisht të pashfrytëzuara minerare të vendit, vlerësohen në 1-3 trilion dollarë.

Në maj, ambasadori kinez në Afganistan, Wang Yu, deklaroi se Kina ishte e gatshme të përshpejtonte punën paraprake për minierën e bakrit të Mes Aynak. Në vitin 2008, Korporata Metalurgjike e Kinës dhe konsorciumi i Bakrit Jiangxi (MCC-JCL) fituan një kontratë 30-vjeçare për nxjerrjen e bakrit në Mes Aynak me një investim total prej 3 miliardë dollarësh. Megjithatë, për shkak të rreziqeve të sigurisë, të gjitha punimet në minierë janë pezulluar që atëherë.

Siguria mbi ekonominë

Marrëveshjet e investimeve shumë miliarda dollarësh krijuan një zhurmë të paprecedentë rreth të ardhmes së pranisë kineze në Afganistan. Kësaj ju shtua njoftimi i majit se projekti CPEC prej 60 miliardë dollarësh do të shtrihej në Afganistan, i cili premton investime në projekte të mëdha infrastrukturore. Në të vërtetë, vendndodhja gjeografike e Afganistanit do ta ndihmonte Kinën të përparonte me IBRR, duke lidhur Azinë Qendrore dhe Jugore dhe rezervat e saj të mëdha minerare do të ndihmonin në dominimin e mëtejshëm të Kinës në energjinë e gjelbër.

Megjithatë, mund të jetë shumë herët që talebanët të festojnë. Ka prova të konsiderueshme që sugjerojnë se premtimet e Kinës për investime mund të rezultojnë të jenë fjalë boshe. Është shumë herët të thuhet me besim se Kina do të vazhdojë me kontratat e saj.

Në vitin 2011, CNPC nënshkroi një kontratë me qeverinë e mëparshme afgane për të nxjerrë naftë në të njëjtën zonë, Amu Darya. Në vitin 2013, pas një viti funksionimi, e gjithë puna u ndërprer për shkak të problemeve të sigurisë dhe komplikimeve të tjera. Në mënyrë të ngjashme, miniera e bakrit Mes Aynak nuk u ngrit kurrë pasi kompania e sipërpërmendur kineze fitoi të drejtën e nxjerrjes në vitin 2008, për të njëjtat arsye sigurie. Projekti i minierave të litiumit nuk ka shkuar më tej përveç lajmeve për planet paraprake. Deri më tani, të gjitha këto projekte mbeten vetëm në letër, me perspektiva të dyshimta zbatimi.

Ajo që shton më shumë dyshime është fakti se talebanët nuk po shfaqin asnjë shenjë të një qeverie të fortë e të aftë për të garantuar siguri dhe stabilitet, që mund t'u garantojë investitorëve kinezë një mjedis të favorshëm. Afganistani është vendi i grupeve terroriste dhe militante si Tehreek-i Taliban PakistanShteti Islamik në Provincën Khorasan (ISKP) dhe Lëvizja Islamike e Turkistanit Lindor (ETIM), e njohur gjithashtu si Partia Islamike e Turkistanit (TIP). Të gjitha këto organizata terroriste veprojnë në Afganistan dhe kanë të dhëna se kanë organizuar sulme ndaj shtetasve kinezë.

Angazhimi i Kinës me talebanët nxitet nga përpjekja e saj për të frenuar kërcënimin e terrorizmit në Afganistan dhe për të parandaluar çdo përhapje në Kinë. Kjo është bërë e qartë nga takimi i parë dypalësh në korrik 2021, kur talebanët premtuan se nuk do të lejonin asnjë organizatë terroriste të niste sulme ndaj Kinës.

Problemi më i madh i Pekinit në këtë drejtim është ETIM/TIP, një grup militant i përbërë kryesisht nga ujgurë etnikë nga Rajoni Autonom i Ujgurit, Xinjiang, qëllimi kryesor i të cilit është krijimi i shtetit të tyre, Turkestanit Lindor. Kina fajëson grupin për një seri sulmesh terroriste në Kinë, duke përfshirë sulmin me thikë në Kunming.

Këtu është një video në YouTube me një histori të shkurtër të ETIM/TIP:

Në tetor 2021, pas kërkesave të Pekinit për të zgjidhur çështjen e luftëtarëve ETIM/TIP, talebanët i larguan ata nga provinca veriore Badakhshan afër kufirit kinez te provincat qendrore dhe lindore. Është e sigurt se madhësia e mëtejshme e gjurmës së Kinës do të lidhet me masat e talebanëve kundër ETIM/TIP. Pekini ka të ngjarë të shtyjë talebanët të arrestojnë dhe dorëzojnë anëtarët e ETIM/TIP, në këmbim të investimeve.

Megjithatë, talebanët do t'i rezistojnë kësaj, duke kuptuar se prania e ETIM/TIP është një nga gurët e paktë që ata kanë mbi Pekinin. Gjithashtu, dorëzimi i anëtarëve të ETIM/TIP te Kina mund të krijojë një përçarje brenda talebanëve dhe ta paraqesë grupin si marioneta të fuqive të jashtme, duke minuar pozitën e tyre në sytë e njerëzve në Afganistan.

Kina është e prirur të shmangë gabimet e Bashkimit Sovjetik dhe të SHBA-së, qasjet e të cilëve në Afganistan dështuan keq. Në rrethanat aktuale, skenari më i mundshëm janë investime në shkallë të vogël nga kompanitë kineze që do të lejojnë Pekinin të mbajë angazhimin me talebanët dhe të zbusë kërcënimet e sigurisë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.