See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Маrоkо: Arratisje nga burgu

Të hënën e 7 prillit, nëntë persona të dënuar për pjesëmarrje për bombardime vetëvrasëse në vitin 2003 në Kazablanka u arratisën nga burgu Kenitra. Grupi Enasir, avokat mbrojtës për të drejtat e të burgosurve ka thënë që arratia përputhet me grevën e urisë të rreth 1,000 të arrestuarve në Maroko. Kërkimi është në proces, por të arratisurit akoma nuk janë gjetur.

A Moro në Amerishpërndau analiza të arratisjes nga burgu të cilat janë të lidhura me akuzime terroriste dhe deklaroi:

- Burgu Kenitra është i njohur nga fakti që edhe më herët ka pasur arratisje prej aty. Nino, udhëheqës i drogës nga Kuta, vitin e kaluar arriti ta blej daljen nga burgu i lartpërmendur. Asnjë nga rojet e burgut nuk u suspendua ose u dënua që kur u arratis Spanjard.
– Mbrapsht në arratisjen e këtij vikendi, pas koincidencës, qeni i pronarit të burgut, bashkë me kafazin e tij ishin të larguar nga burgu para disa ditëve. Sipas të përditshmes së Almasi, tuneli përfundoi pikërisht në vendin ku qëndronte kafazi i qenit.
- Deri më tani në historinë e burgjeve të Marokos, arritën të arratisen dy lloje të të burgosurve – anëtarë të Al Kaidës dhe udhëheqës të drogës. Emërtuesit e zakonshëm të të dy rasteve është ajo që të dy rastet u përkasin rretheve pasanike, të gatshëm për pagesa kesh. Rojet e burgjeve mundeshe lehtë të blihen për arsye se jo vetëm që paguhen shumë pak, por gjithashtu punojnë në midis shumë të korruptuar ku rregulla e vetme janë paratë dhe ryshfeti. Ajo është kultura e burgjeve në Maroko, njëjtë sikurse në burgjet e vendeve në zhvillim.

Madam Monet është e kënaqur me ngjashmërinë midis këtij incidenti të programës së popullarizuar televizive me të njëjtin emër:

INë arratisjen e vërtetë prej burgut, kemi nëntë terrorist të dënuar të cilët janë arratisur dje nga burgu Kenitra. Me sa duket, njëjtë sikurse në film nga jeta e Luftës së Dytë Botërore, ndërtuan tunel duke shfrytëzuar lugë të vogël! Ata ishin të akuzuar për pjesëmarrje valën e bombardimeve në Kazablanka në vitin 2003. Si duket policia vendos njerëzit e vetë në të gjitha pikat kontrolluese nëpër Maroko. Unë mendoj që se të burgosurit patjetër të kenë parë arratisjen nga burgu, njëra nga serialet më të popullarizuara në Maroko. Fatkeqësisht që edhe rojet e burgut nuk e kanë parë!

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.