Rënia e gjuhës oksitane: Një dështim i iniciativave kulturore apo braktisje nga shteti?

Pamje e marrë nga një video në YouTube duke shpjeguar historinë dhe gjendjen aktuale të gjuhës oksitane.

Nga rreth njëzet gjuhët rajonale që fliten në Francën metropolitane, gjashtë janë klasifikuar nën  grupin e oksitanishtes ose “Langue d’Oc”. Pavarësisht se flitet nga mbi gjysmë milioni njerëz dhe se mbështetet nga veprimtari arsimore, mediatike dhe kulturore, oksitanishtja po shikon një rënie në numrin e folësve të saj.  Kush duhet fajësuar?

Oksitanishtja (e shqiptuar “ocita”në Oksitanisht) e merr emrin e saj nga një ndarje e gjuhëve romantike të rrjedhura nga latinishtja, bazuar në shqiptimin e fjalës “po” (“oui” në frëngjishten moderne) përgjatë një vije që ndan Francën në dy zona. Në veri fjala “po” merr formën “oïl” kurse në jug është “oc”, duke krijuar termat “langue d’oc” dhe “Occitan” që përdoren gjithashtu për të përshkruar hapësirën gjeografike dhe kulturore të oksitanishtes, e cila përfaqëson pjesën më të madhe të jugut të Francës.

Ekzistojnë dëshmi se oksitanishtja është shkruar si gjuhë që në shekullin e X-të dhe se ajo funksiononte si gjuhë letrare, gjyqësore dhe e folur deri në shekullin e XVIII-të.  Nga shekulli i XIX-të dhe tutje, kthehet kryesisht në një gjuhë të folur dhe mbetet gjuha dominuese e popullsisë së Oksitanës, shumë prej të cilëve nuk dinë frëngjisht

Kush flet oksitanisht sot?

Numri i folësve të oksitanishtes i nënshtrohet interpretimeve të shumta, duke reflektuar përkufizime të ndryshme të aftësive dhe përdorimit të gjuhës.

Sot, përllogaritjet variojnë: një sondazh gjuhësor i kryer në vitin 2020 midis 8000 njerëzve në një zonë të gjerë të Oksitanisë nga Office de la langue occitane, një organ publik i krijuar qysh në vitin 2016 dhe që mbulon 22 departamente (qarqe franceze), tregon se mesatarisht 7% e popullsisë flet oksitanisht. Kjo popullsi përfaqëson  më shumë se gjysmë milioni folës.

Sot, gjashtë varietete kryesore të oksitanishtes dallohen sipas rajoneve ku gjenden më shumë folës të gjuhës:  Gaskon, Langodosien, Provensial, Overgant, Limusin dhe Vivaro-Alpin.

Jashtë Francës, dy shtete të tjera e njohin oksitanishten si gjuhë zyrtare rajonale Spanja, në rajonin e Val d’Aran dhe Italia në luginat oksitane të Piedmontit dhe Ligurisë. Gjithashtu, 15 përqind e popullsisë së Monakos flet oksitanisht.

Në Francë, folësi mesatar i oksitanishtes është një burrë 66-vjeçar që jeton në një fshat dhe e përdor gjuhën kryesisht me familjen dhe midis miqve dhe fqinjëve. Më shumë detaje nga ky sondazh mund të gjenden në këtë video në YouTube.

Duhet thënë se nuk ka më folës të oksitanishtes që janë njëgjuhësh. Folësit e gjuhës mund të ndahen në dy kategori: një popullsi e moshës mbi 60 që e flet gjuhën oksitane, sepse gjuha është transmetuar përmes familjes dhe një grup i dytë që mund të cilësohet si Neo-oksitanët, të cilët po e mësojnë gjuhën në shkolla oksitane dhe prindërit dhe pjesëtarët e familjes nuk flasin gjithmonë oksitanisht.

Për sa i përket arsimimit, oksitanishtja ka disa shkolla të quajtura “Calandreta”. Oksitanishtja gjithashtu jepet si një lëndë me zgjedhje në shkolla dhe studiohet në universitete, ku është dhe e mundur të merret një diplomë e arsimit të lartë për gjuhë dhe kulture oksitane.

Për sa i përket anës së medias, ka një televizion në oksitanisht “OcTele”, disa stacione radioje, kryesisht dygjuhëshe në oksitanisht dhe frëngjisht dhe një sërë faqesh rajonale informacioni. Roli i medias është  thelbësor pasi vërteton një gjuhë dhe kontribuon në transmetimin e saj në brezat e ardhshëm duke e ankoruar atë në modernitet dhe kulturën digjitale.

Nga njëra anë kultura është një mjet për të ruajtur trashëgiminë e të kaluarës, ndërsa nga ana tjetër shërben për të shmangur reduktimin e saj nëpërmjet folklorit ose ekspozitave muzeale. Në këtë kuptim, bota oksitane ka përparësinë e shumë institucioneve kulturore të cilat luajnë rolin e tyre në prestigjin e gjuhës. Akademi letrare si ajo e  Jeux Floraux, e cila daton që nga viti 1694, fondacioni Félibrige , i cili daton që nga viti 1854, Kongresi i përhershëm i gjuhës oksitane, Zyra e gjuhës oksitane dhe botuesit oksitanë.

Disa nga këto iniciativa si për shembull organet mediatike, përfitojnë nga mbështetja financiare e shtetit, ndërsa të tjera janë private.

Një gjuhë që mbetet nën kërcënim

Të gjitha iniciativat e mësipërme janë pozitive dhe dëshmojnë një nivel të caktuar të rilindjes, por një fakt mbetet i pakontestueshëm. Numri i folësve vazhdon të bie. Nuk duket se një mungesë e iniciativave kulturore është për tu fajësuar.

Fenomeni i rënies është sigurisht i lidhur me plakjen e folësve tradicionalë të oksitanishtes, gjenerata e të cilëve po zhduket gradualisht, por për ta reduktuar problemin në një shpjegim thjesht demografik do të ishte sipërfaqësore.

Në fakt, ka dhe faktorë politikë që janë po aq të rëndësishëm. Një nga arsyet kryesore është imponimi i frëngjishtes, i cili ka ndërtuar për tre shekuj argumentet gjyqësore për të parandaluar përdorimin më të gjerë të oksitanishtes. Kështu, qysh në vitin 1802, ishte e ndaluar të flitej diçka tjetër përveç frëngjishtes në shkollat publike. Kjo ndalesë u përforcua më vonë me ndëshkime dhe u mbajt deri ne vitin 1950, ku gjatë kësaj kohe disa gjuhë të caktuara rajonale filluan të mësoheshin.

Debati është larg përfundimit, duke dëshmuar polemikat e fundit rreth të ashtuquajturit “Ligji Molac” i vitit 2021  lidhur me mësimin ‘”gjithëpërfshirës”(vetëm të gjuhëve minoritare) në shkollat publike, pasi shteti mbetet i lidhur ashpër me artikullin 2 të kushtetutës franceze, ku deklarohet se “Gjuha e Republikës është frëngjishtja”.

Komunitetet e gjuhëve rajonale dhe përfaqësuesit e tyre; aktivistë dhe figura kulturore dhe politike i apelojnë më kot ”Kartës evropiane për gjuhët rajonale ose të pakicave” , por Parisi refuzon për momentin ta ratifikojë kartën pavarësisht faktit se e ka nënshkruar.  Ky dyshim i përsëritur ndaj gjuhëve rajonale shpjegon vështirësinë në promovimin e vlerësimit të oksitanishtes në brezat e rinj dhe veçanërisht në një shkallë më të gjerë.

Kështu, siç e shpjegon dhe Zhon-Kristof Durdet, një studiues i gjuhës oksitane në një artikull nga viti 2020:

La question de la revitalisation des langues est avant tout une question sociolinguistique. Plutôt que de demander une reconnaissance officielle des langues, d’autres approches de « revitalisation » visent à revendiquer des droits linguistiques pour les locuteurs et groupes de locuteurs de ces langues. Cette approche ne fonctionne que s’il existe une conscience linguistique suffisante pour permettre une revendication de groupe. En France, les locuteurs des langues de France ne présentent en général qu’une très faible conscience linguistique étant donné qu’ils considèrent leurs idiomes comme des « patois » au sens d’objets dépréciés. Cette idée est le fruit de décennies de politiques linguistiques françaises niant toute diversité linguistique au profit du tout français comme langue universelle d’émancipation.

Çështja e rivitalizimit të gjuhëve është mbi të gjitha një çështje socio gjuhësorë. Në vend që të kërkojnë një njohje zyrtare të gjuhëve, qasje të tjera të “rivitalizimit” synojnë të kërkojnë të drejta gjuhësore për folësit dhe grupet e folësve të këtyre gjuhëve. Kjo qasje funksionon vetëm nëse ekziston një vetëdije e mjaftueshme gjuhësore për të mbështetur një pretendim grupi. Në Francë, folësit e gjuhëve në përgjithësi paraqesin një vetëdije të dobët gjuhësore, për faktin se i konsiderojnë idiomat e tyre si “patois”, në kuptimin që janë objekte me vlerë të ulët. Kjo ide është fryti i dekadave të politikës së frëngjishtes që mohon çdo lloj diversiteti gjuhësor në dobi vetëm të frëngjishtes si gjuhë universale të komunikimit.

Situata, pra, mund të zhvillohet në një drejtim të një rivlerësimi aktiv vetëm në kuadrin e mbështetjes së qartë politike, e cila nuk i shikon gjuhët rajonale si një kërcënim. Për këtë temë, Karta evropiane është shumë e qartë në përcaktimin e objektivave të saj:

The Charter is based on an approach that fully respects national sovereignty and territorial integrity. It does not conceive the relationship between official languages and regional or minority languages in terms of competition or antagonism. Development of the latter must not obstruct knowledge and promotion of the former. According to the Charter, each language has its rightful place.

Karta gjithashtu është bazuar në një qasje që respekton plotësisht sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të një shteti. Ajo nuk e koncepton marrëdhënien midis gjuhëve zyrtare dhe rajonale apo minoritare në kushtet e konkurrencës apo të antagonizmit. Zhvillimi i kësaj të fundit nuk duhet të pengojë njohjen apo promovimin e të parës. Sipas Kartës, çdo gjuhë ka vendin e saj të merituar.

Xhejms Kosta, një studiues britanik që merret me oksitanishten dhe gjuhën skoceze ndër të tjera, e përmbledh mirë situatën duke kujtuar se kërkesa për më shumë të drejta për oksitanishten gjendet në një vizion të hapur të drejtuar drejt së ardhmes:

In that sense, language revitalisation isn’t about regenerating pre-existing groups, but about inventing new ones, on new terms, while drawing on a construction of those groups as timeless or ancient.

Në atë kuptim, rivitalizimi i gjuhës nuk ka të bëj me rigjenerimin e grupeve të mëparshme, por me krijimin e grupeve të reja, me terma të rinj, duke u mbështetur në një ndërtim të atyre grupeve si të përjetshëm ose të lashtë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.