Dekonspirimi i dezinformatave për “foshnjat me koka të prera”

Tymi dhe flakët pasi forcat izraelite goditën një kullë të lartë në qytetin e Gazës, tetor 2023. Foto nga Ali Hamad nëpërmjet Agjencisë Palestineze të Lajmeve dhe Informacionit (Wafa) kontratuar nga APAimages. Wikimedia CommonsCC BY-SA 3.0.

Në një kohë ku mediat kanë ndikim të rëndësishëm në shoqëritë demokratike, pasojat alarmante të keqinformimit janë të dukshme, veçanërisht në kontekstin e ngjarjeve të fundit në Gaza. Ky dezinformim ndikon thellësisht në opinionin dhe veprimin publik global, duke shkaktuar dëme ekstreme dhe dhunë kundër popullit të Gazës.

Në vitin 2021, një raport i Qendrës Kërkimore Pew vuri në dukje një rritje të ndikimit dhe besimit të perceptuar në media në krahasim me një vit më parë. Kjo theksohet më tej nga një punim i vitit 2015 në American Journal of Political Science, i cili shqyrtoi lidhjen e ndërlikuar midis lajmit dhe politikës, duke theksuar rolin e medias në formësimin e vendimmarrjes politike dhe ndikimin e saj në procesin demokratik.

Kur mediat e besuara, të mbështetura me miliarda për informacione të verifikuara me fakte, përjetësojnë pretendime të pavërtetuara, shfaqen dy skenarë. Në njërin, lexuesit vazhdojnë të përvetësojnë informacione të rreme edhe pas korrigjimeve. Nga ana tjetër, gërryerja e besimit të publikut në lajme mund t'i shtyjë individët të kërkojnë burime alternative, duke nxitur konfuzion dhe pretendime të dyshimta.

Ky skenar po shpaloset në mbulimin mediatik të Gazës pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, i cili rezultoi në vrasjen e 1400 izraelitëve, plagosjen e mbi 5400 vetëve dhe marrjen e 220 pengjeve. Më pas, Izraeli shpalli luftën, me rrafshimin e disa zonave të Gazës, vrasjen e mbi 7,000 palestinezëve dhe plagosjen e mbi 16,000 të tjerëve. Ky përshkallëzim i dhunës preku edhe palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Izrael, duke shtuar dhe 1100 viktima të tjera palestineze.

Gjatë kohës së konfliktit dhe trazirave, një fluks i shpejtë informacioni nga burime të ndryshme mund të bëhet i vështirë për t'u vlerësuar dhe verifikuar. Për më tepër, dezinformimi mund të rritet, duke paraqitur kërcënime unike për njerëzit dhe grupet e margjinalizuara. Në lajmet në zhvillim për Palestinën dhe Izraelin, shumë gënjeshtra kanë vërshuar në platformat e informacionit, duke përfshirë pretendimet për flamurin e zi të Iranitndërhyrjen e Turqisëmbështetjen e armatimit të Ukrainës, gjeneralin izraelithedhësit egjiptianë me parashutë dhe paralajmërimin e Putinitndër të tjera.

Rasti i “foshnjave me koka të prera” 

Një nga rastet më flagrante të dezinformatave që nga 7 tetori ka të bëjë me informacionet e rreme për foshnjat me koka të prera. Keqinformimi filloi me Nicole Zedek, një korrespondente për i24News izraelite në pronësi private, e cila raportoi “se ushtarët izraelitë i thanë asaj se kishin gjetur foshnja, me kokat e tyre të prera”. Megjithatë, zëdhënësi i forcave izraelite, Doron Spielman nuk mundi ta konfirmonte këtë raport, sipas NBC News.

Ndërsa 28 fëmijë izraelitë janë konfirmuar si viktima, nuk ka asnjë provë fotografike ose të dokumentuar në mënyrë të verifikueshme që të mbështesë pretendimin për foshnjat me koka të prera.

Daily Mail më pas publikoi një artikull që përjetësoi më tej thashethemet, por nuk arriti të ushtronte kujdesin e duhur përsa i përket kontrollit të fakteve ose kërkimit të burimeve të verifikueshme. Pretendimi u prezantua në titull dhe u përsërit gjatë gjithë artikullit, pa prova mbështetëse ose deklarata të dëshmitarëve okularë.

Midis 10 tetorit dhe 11 tetorit, pretendimi u bë viral në shumë media kryesore dhe agjenci lajmesh në mbarë botën, duke përfshirë BBCCNNCBSSky NewsMetro NewsFox News dhe Business Insider. Veçanërisht, ai mbeti i paargumentuar, i paverifikuar dhe i pakontrolluar gjatë kësaj kohe. 

Foto e faqes kryesore të CNN më 11 tetor në orën 07:27, aksesuar nëpërmjet Arkivit të Internetit. Përdorim i drejtë.

Më 11 tetor, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Biden e përjetësoi pretendimin, duke lënë të kuptohet se kishte parë prova, megjithëse ai nuk i kishte parë. Biden deklaroi: “Dmth, unë — e bëj këtë punë për një kohë të gjatë. Nuk e kam menduar kurrë se do të shihja dhe do të kisha konfirmuar fotografi të terroristëve që prisnin kokat e fëmijëve. Nuk e kam menduar kurrë se do ta bëja ndonjëherë – gjithsesi.”

Pas konferencës për shtyp, CNN dha ​​një sqarim, duke thënë: “Pas komenteve të Presidentit Biden më herët sot, një zyrtar i administratës i tha CNN-it se as Biden dhe as administrata nuk kanë parë foto ose raporte të konfirmuara të fëmijëve ose foshnjave me koka të prera nga Hamasi”.

National Endowment for Democracy raportoi në vitin 2020 se informacionet që ngjallin emocione si frika, neveria, pakënaqësi dhe zemërim, tentojnë të bëhen virale, edhe kur janë tërësisht të fabrikuara. Ata që përhapin pretendime të pavërtetuara për 40 foshnjat me koka të prera mund të kenë tërhequr vëmendje, klikime, pëlqime dhe rishpërndarje, por ata gjithashtu shpërfillën kolektivisht kujdesin e duhur gazetaresk, duke ndarë pretendime të frikshme pa verifikim.

Pankarta në një protestë paqësore pro-palestineze në Berlin. 21 tetor 2023. Foto nga Wael Eskandar. Përdoret me leje.

Dëmi është bërë tashmë

Pasojat e përhapjes së një dezinformimi të tillë mund të jenë të rrezikshme. Sipas Interceptit, “raportet e krimeve të Hamasit kundër civilëve nxitën zemërim në mesin e publikut, zyrtarëve dhe politikëbërësve.”

Marwa Fatafta, një menaxhere e politikave rajonale për grupin jofitimprurës të të drejtave të njeriut Access Now, i tha Washington Post:

Ka shumë informacione që po shpërndahen që nuk verifikohen, shumë thirrje për dhunë dhe dehumanizim. Dhe e gjithë kjo po ndez flakët për masakra të mëtejshme [të palestinezëve].

Një rast i tillë është incidenti në Illinois, ku një djalë 6-vjeçar palestinez amerikan, Wadea Al-Fayoume u godit me thikë për vdekje nga pronari 75-vjeçar i shtëpisë ku banonte, duke lënë të plagosur rëndë nënën e tij. Sulmuesi bërtiti: “Ju myslimanët duhet të vdisni! Ju po vrisni fëmijët tanë në Izrael. Ju palestinezët nuk e meritoni të jetoni.”  

Instituti Lemkin për Parandalimin e Gjenocidit vuri në dukje përdorimin e gjuhës gjenocidale në këtë rast dhe bëri përgjegjëse administratën Biden dhe mediat amerikane për “ndezjen e ndjenjave anti-palestineze dhe anti-myslimane në SHBA gjatë javës së parë të kësaj krize të tmerrshme në Izrael/Palestinë”.

Ky incident ilustron pasojat në jetën reale të shpërndarjes së dezinformatave, si historia e foshnjave me koka të prera. Ajo ka nxitur islamofobinë, ka portretizuar si çnjerëzorë palestinezët dhe ka shfrytëzuar frymën anti-myslimane, veçanërisht kundër burrave myslimanë, duke theksuar njëkohësisht ngatërrimin e rrezikshëm të myslimanëve me terroristët

Kur vlerësohen pasojat e mundshme të keqinformimit/dezinformimit duke përdorur Digital Enquirer Kit, një mjet për investiguesit, është praktike të vlerësohet shkalla e dëmit nga “e ulët” në “e lartë”. Në këtë kontekst, “i ulët” ka të bëjë me informacionin mashtrues që mund të jetë konfuz, ndërsa dëmi “i lartë” nënkupton “dëmtim fizik afatgjatë, të rëndë ose të pakthyeshëm ose shqetësim psikologjik”. Kjo e fundit po shpaloset në Gaza për shkak të dezinformatave.

Për më tepër, kur informacioni i rremë lëshohet në sferën publike, qoftë në internet apo përmes mediave, dëmi është shpesh i pakthyeshëm. Edhe nëse lëshohen përgënjeshtrime ose korrigjime të shpejta, ato shpesh tërheqin më pak vëmendje dhe ka pasiguri nëse njerëzit do ta mbajnë mend ose do ta përvetësojnë informacionin e saktë. 

Psikologjia themelore konjitive dhe procesi i rithirrjes së kujtesës gjithashtu luajnë një rol në këtë, siç theksohet nga First Draft News: 

Ekziston një konsensus se pasi të jeni ekspozuar ndaj dezinformatave, është shumë, shumë e vështirë të largohen nga truri juaj. Korrigjimet shpesh dështojnë sepse keqinformimi, edhe kur shpjegohet në kontekstin e një zbërthimi të së vërtetës, më vonë mund të kujtohet si fakt.

Situata në Gaza

Sipas statistikave të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) më 26 tetor, në vetëm dy javë, 7,028 palestinezë u vranë dhe 18,482 të tjerë u plagosën në Gaza. 68 për qind e viktimave palestineze janë fëmijë dhe gra. Duke e përkeqësuar këtë tragjedi, më shumë se 1,550 njerëz në Gaza, nga të cilët 56 për qind janë fëmijë, rezultojnë të zhdukur dhe dyshohet se do të mbeten nën rrënoja. 

Raporti i OCHA zbulon gjithashtu se 45 për qind e banesave të Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar, me 1.4 milionë njerëz të zhvendosur brenda territorit, duke theksuar krizën e rëndë humanitare. Mungesa kritike e karburantit, ujit, strehimit dhe ushqimit rëndon më shumë situatën. 

Krahas shkatërrimit në Gaza, Bregu Perëndimor ka qenë dëshmitar i viktimave, lëndimeve, burgosjeve dhe shkatërrimit të pronës palestineze në dy javët e fundit, siç raportohet nga OCHA. Amnesty International dokumentoi krimet izraelite të luftës, duke përfshirë zhdukjen e familjeve të tëra në Gaza. Për më tepër, Human Rights Watch konfirmoi përdorimin e fosforit të bardhë nga Izraeli në Gaza dhe Liban, një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar. Shefi i OKB-së Guterres denoncoi dënimin kolektiv. 

Në një intervistë me kritiken e medias Sana Saeed, të realizuar nga The Intercept 11 tetor, duke trajtuar çështjen e dezinformimit dhe dhunës, ajo u shpreh: 

Kanë kaluar rreth katër ditë që kur ky përshkallëzim i pabesueshëm dhe tragjik i dhunës dhe niveli i dezinformimit duket gati i paprecedentë […] Ne kemi parë veçanërisht gazetarë të përhapin informacione të paverifikuara që po përdoren për të justifikuar thirrjet izraelite dhe madje edhe amerikane dhe veprime për të asgjësuar një popullatë të tërë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.