Popullsia indigjenë e ishullit Sakhalin në Rusi po zvogëlohet në mënyrë drastike

Gruaja Nivkhe është duke larë rrobat. Pamje nga videoja në YouTube “Heremitët e ishullit Ykh-mit. Popujt indigjenë të Sakhalin: Nivkhs dhe Uilta. Nga kanali i YouTube Ekspedita e Yulia Korneva. Përdorim i drejtë.

Sakhalin, një ishull i largët në Paqësorin perëndimor, ndodhet midis Detit të Okhotsk në lindje të tij dhe Detit të Japonisë në jugperëndim të tij. Është ishulli më i madh nën juridiksionin rus, duke qenë pjesë e Oblast Sakhalin dhe mbulon një sipërfaqe prej rreth 72,492 kilometrash katrorë. Përafërsisht 500,000 njerëz jetojnë në ishull, ku shumica janë rusë. Popujt indigjenë të Sakhalin, të njohur si Nivkhs, Ainu dhe Uilta, janë edhe sot, megjithëse në numër të vogël. Tradicionalisht, Nivkh janë peshkatarë dhe gjuetarë dhe rritës të qenve. Ata bënin një mënyrë jetese gjysmë nomade, duke qëndruar pranë brigjeve gjatë verës dhe duke lëvizur në brendësi të përrenjve dhe lumenjve gjatë dimrit për të peshkuar salmon. Rajoni ku jetojnë ka një peizazh pyjor me dimër të ftohtë me dëborë dhe verë të butë e të ngrohtë me pemë të kufizuara. Besohet se Nivkh ishin kolonët e parë të zonës, me origjinë nga një grup neolitik që u zhvendos nga rajoni Transbaikal në Pleistocenin e Vonë.

Perandoria Ruse fitoi kontroll të plotë mbi tokat e Nivkh në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Nivkh vuajti rëndë nga kolonizimi. Rusët krijuan një koloni penale në Sakhalin, e cila funksionoi nga viti 1857 deri në vitin 1906. Ata transportuan atje shumë kriminalë dhe politikë rusë. Si rezultat, popullsia Nivkh shpejt u tejkalua në numër. Ata ndonjëherë punësoheshin si roje burgu. Sëmundjet si lija, murtaja dhe gripi, të prezantuara nga të ardhurit dhe të përkeqësuara nga kushtet josanitare të burgut, shkatërruan komunitetin e Nivkh-ëve.

Nën sundimin sovjetik, Nivkh-ët u detyruan të bashkoheshin me kolektivët e mëdhenj të punës bujqësore dhe industriale, të njohura si kolkhoz. Së shpejti, Nivkh e gjetën veten duke jetuar dhe punuar si një grup i margjinalizuar mes fuqisë punëtore dominuese ruse. Ky sistem kolektiv ndryshoi thellësisht mënyrën e jetesës së Nivkh-ëve, duke çuar në zhdukjen e stilit të tyre tradicional të jetesës si gjahtarë.

Udhëheqja sovjetike e mbajti komunitetin Nivkh si një shembull të një kulture që po kalonte me shpejtësi nga ajo “neolitike në atë “socialiste”. Ata ndaluan përdorimin e gjuhës Nivkh-e në shkolla dhe hapësira publike dhe përdorën rusishten, duke çuar në rusifikimin e Nivkh-ëve.

Në vitin 1962, autoritetet sovjetike zhvendosën shumë komunitete Nivkh-e, duke reduktuar numrin e vendbanimeve të Sakhalin nga 82 në 13, deri në vitin 1986. Ky riorganizim u lehtësua nëpërmjet eliminimit të kolektivëve të kolkhozëve, te të cilët Nivkh-ët kishin filluar të mbështeteshin shumë. Mbyllja e objekteve të mbështetura nga shteti si shkollat ​​ose centralet e energjisë shpesh i shtyu njerëzit të zhvendoseshin në zonat e përcaktuara nga qeveria.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, kolektivët e kolkhozëve u shkatërruan. Kështu, komuniteti Nivkh u përball me varfërinë në rritje.

Regjisorja Julia Kortneva bëri një dokumentar për Sakhalin, i cili mund të shikohet edhe në YouTube, ku përshkruhet jeta e komunitetit Nivkhs sot.

Në këtë dokumentar të parë, të cilin Kortneva e filmoi vetë dhe që atëherë ka marrë rreth 180,000 shikime, ajo shkoi në Rybnoe, një nga fshatrat që po zhduket, i banuar kryesisht nga Nivkhs.

Ato pak shtëpi në fshat që kanë mbetur të banuara. Pamje nga videoja në YouTube “Heremitët e ishullit Ykh-mit. Popujt indigjenë të Sakhalin: Nivkhs dhe Uilta. Nga kanali i YouTube Ekspedita e Yulia Korneva. Përdorim i drejtë.

Fshati është i aksesueshëm kryesisht me helikopterë në dimër dhe ata vijnë rrallë. Një mënyrë tjetër aksesi është me makinë të përshtatshme për dëbore e akull, ose slitë, por ky udhëtim 52 kilometra nga fshati më i afërt i aksesueshëm zgjat më shumë se tre orë në të ftohtin e madh.

Regjisorja do të shkojë në Rybnoe në dimër me slitë. Pamje nga videoja në YouTube “Heremitët e ishullit Ykh-mit. Popujt indigjenë të Sakhalin: Nivkhs dhe Uilta. Nga kanali i YouTube Ekspedita e Yulia Korneva. Përdorim i drejtë.

Njerëzit sigurojnë jetesën nga peshkimi; rrallëherë ka energji elektrike dhe nuk ka ujë të rrjedhshëm.

Njerëzit sigurojnë jetesën nga peshkimi në Rybnoe. Pamje nga videoja në YouTube “Heremitët e ishullit Ykh-mit. Popujt indigjenë të Sakhalin: Nivkhs dhe Uilta. Nga kanali i YouTube Ekspedita e Yulia Korneva. Përdorim i drejtë.

Nivkhs-ët tradicionalisht kanë rritur qen; disa e bëjnë këtë edhe sot.

Gruaja Nivkh-e me një këlysh. Pamje nga videoja në YouTube “Heremitët e ishullit Ykh-mit. Popujt indigjenë të Sakhalin: Nivkhs dhe Uilta. Nga kanali i YouTube Ekspedita e Yulia Korneva. Përdorim i drejtë.

Një nga Nivkhët më të vjetër që jeton në fshat i tregoi Kortnevës një foto të klasës së tij të shkollës, para shumë dekadash, ku shumica e nxënësve ishin Nivkhs. 

Një foto e klasës së shkollës disa dekada më parë. Pamje nga videoja në YouTube “Heremitët e ishullit Ykh-mit. Popujt indigjenë të Sakhalin: Nivkhs dhe Uilta. Nga kanali i YouTube Ekspedita e Yulia Korneva. Përdorim i drejtë.

Tani në fshat jetojnë kryesisht pensionistë dhe nuk mund të regjistrohen më si banorë.

Një pensionist që jeton në Rybnoe. Pamje nga videoja në YouTube “Heremitët e ishullit Ykh-mit. Popujt indigjenë të Sakhalin: Nivkhs dhe Uilta. Nga kanali i YouTube Ekspedita e Yulia Korneva. Përdorim i drejtë.

Regjistrimi i fundit vlerëson se popullsia e Nikhëve në Sakhalin është zvogëluar: në vitin 2002 kishte 5,287 njerëz që identifikoheshin si Nikh në Sakhalin, ndërsa në 2021, vetëm 3,842 deklaronin se i përkisnin atij grupi.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.