Rrëfimet e një censurueseje kineze

Autori i fotos: mikemacmarketing nga www.vpnsrus.com. E licensuar me Creative Commons Attribution 2.0 Generic 

Një punonjëse e censurës, me nofkën Blowfish Princess (河豚公主) nga një platformë e madhe e mediave sociale kineze, ka zbuluar së fundmi detaje të punës së saj të përditshme në një intervistë me personazhin e njohur të X (ish Twitter), Teacher Li (Mësuesi Li) në YouTube. Më poshtë është një fragment në anglisht i intervistës i publikuar në Global Voices me lejen e Mësuesit Li.

Mësuesi Li (ML): Cila është rutina juaj e përditshme si censuruese platformash?

河豚公主:我的工作信息主要是分两个部分,一个就是收集一些所谓的舆情信息,然后啊,提供平台人员参考,然后还有一个就是就是传统的流水线审核,就是要说大量的那种图片文本音频之类的,就是有很多,数量很多

Blowfish Princess (BP): Unë kam dy detyra kryesore: përpilimin e opinioneve në internet për operatorët e platformës dhe rishikimin e përmbajtjes, si puna në një linjë montimi. Sasia e përmbajtjes është masive, duke përfshirë foto dhe tekste.

ML: Si i mblidhni opinionet në internet?

河豚公主: 就主要还是看一些境外媒体的新闻,就是关于中国的一些报道,然后比如说bbc他们关于中国的报道,还有一些嗯推特上有一些反贼嘛,抗议活动或者是游行之类的,还有国内的一些新闻国内有啊,比如说之前有鐵链的这种社会负面的去年的话有四通桥把指运动,就是这种负面的新闻。

BP: Ne mbledhim kryesisht lajme të lidhura me Kinën nga mediat e huaja, të tilla si raporte nga BBC dhe postime nga disidentë antikinezë nga X [ish Twitter] rreth protestave dhe lajmeve negative, si gruaja e lidhur me zinxhirë dhe protesta e vitit të kaluar në urën Sitong.

Punonjësja e censurës shpjegoi më tej se ata anashkalonin murin e Madh bllokues kibernetik të Kinës për të gjetur informacione të lidhura me temën në të cilën po fokusoheshin. Më pas, ata e përpilojnë përmbajtjen në një dokument dhe ia dërgojnë një grupi administratorësh të platformës në mënyrë që ata të mund të filtrojnë informacionin përkatës. Platformat gjobiten nëse ndonjë përdorues mobilizon një protestë përmes mediave të tyre sociale dhe mjeteve të komunikimit. Autoritetet madje mund të thërrasin operatorin e platformës dhe ta kërcënojnë me heqjen e licencës kur ndodh një incident i madh.

ML: Po fotot dhe videot?

河豚公主: 是这样的,比如说有一张图,他画的是领导人,然后这种图片我们就会下载好,然后打包好做一个入库的,配合平台的算法就是入库掉,然后这张原图就是传不上…先机器审核,然后发现一些问题, 人工加来看这些机器审核出来的

BP: Le të themi se dallojmë një foto të një lideri [politik kinez], do ta shkarkojmë dhe do ta ruajmë në një bazë të dhënash. Më pas, AI do të bllokojë foton që të ngarkohet në platformë. Inteligjenca artificiale bën raundin e parë të censurimit dhe kur dështon, njerëzit ndërhyjnë.

ML: Pra, ekipi i censurës duhet të punojë gjatë gjithë kohës? Dhe saktësisht sa artikuj duhet të censuroni në një ditë pune? Gjithashtu, cila është përmbajtja e censuruar?

河豚公主: 对,三个班次二十四小时,三个班次二十四小时,就是一直不停的做这个审核,对他除了这个做完,还有就是图片,就是评论之类的,也要生和这边也有数量要求。图片的话光一个班次就要审核一万多张…违规的主要就是色情方面,然后还有一些就是打广告这种也不行,遇到政治的话就比较少,遇到政治的反而比较少,就是政治这方面还是文字的比较多一些..

BP: Po, ne punojmë me tre turne për të shqyrtuar komentet dhe fotot. Ne kemi një kuotë. Për fotot, ne duhet të kontrollojmë më shumë se 12,000 artikuj në një turn… shumica e fotove të censuruara janë pornografike. Reklamat e integruara nuk lejohen. Përmbajtja politike është më pak, pasi ato kryesisht bazohen në tekst.

ML: A ka rregulla që ju tregojnë se çfarë duhet të censurohet, apo gjykimi është subjektiv?

河豚公主: 是有一个专门规则,但是我认为的违法就是对中国政府不利的一些作品、评论这些肯定是要被删除掉的[…] 影射的的话,它有一些关键词也是被机審给删除掉了,比如说包子这两个字就是敏感詞,其他的一些是主观去审核。

BP: Ka rregulla të shkruara. Por në përgjithësi, komentet dhe përmbajtjet që janë kundër interesave të qeverisë kineze konsiderohen të paligjshme dhe duhet të fshihen. Sa i përket homonimeve dhe talljeve, disa terma të ndjeshëm, si Baozi (një pseudonim për Xi Jinping), tashmë janë filtruar. Të tjerat shqyrtohen subjektivisht.

Blowfish Princess shpjegoi se presidenti kinez Xi Jinping është tema më e ndjeshme. Çdo pseudonim, homonim ose film vizatimor (si p.sh. Winnie the Pooh) që përshkruan Xi në një dritë negative bllokohet dhe llogaria e përdoruesit mbyllet. Brenda ekipit të censurës, Xi përmendet si Udhëheqësi Numër 1; udhëheqësit e tjerë zakonisht përmenden sipas titujve të tyre.

ML: Ju duhet të mësoni shumë për të bërë punën. Pasi jeni ekspozuar ndaj kaq shumë mospajtimeve politike, si do ta përshkruanit orientimin politik të kolegëve tuaj?

河豚公主: 怎么说呢,就是境外反贼,他们所有的东西我们就是要看嘛,然后各种谐音感要知道一些… 我觉得我认识的同事,他们一般不喜欢这个工作,然后就是政治立场,绝对不会支持删除…我的话怎么说呢?就比如说去年疫情疫情,我自己被困在家中,然后还要立场上政政府的清零政策只能说好,封得對封得好这样子,然后实际上我自自己被封在家中,连大门都出不去…我觉得这个工作一点都不好,就是很黑暗很黑暗…或许我很快会换工作,就是离开这个巡察言论的工作

BP: Po, është e vërtetë, ne duhet të lexojmë informacionin që qarkullon midis disidentëve jashtë shtetit dhe duhet të dimë se cilat janë homonimet dhe termat e koduar. Midis kolegëve të mi, nuk mendoj se atyre u pëlqeu puna dhe ata nuk janë dakord me një praktikë të tillë censurimi.

Më lejoni ta them kështu: Unë u bllokova në shtëpi gjatë pandemisë vitin e kaluar, por po mbështesja politikën e qeverisë për izolimin në kuadër të strategjisë zero-COVID ndërsa nuk mund të dilja as nga dera e shtëpisë… Puna ishte e keqe, shumë e errët… ka shumë mundësi që së shpejti të ndryshoj punën time dhe të heq dorë nga censura.

ML: Çfarë pushteti administrativ keni kur kryeni punën tuaj?

河豚公主: 就是我可以对用户所发表的内容可以直接删除掉,然后他用户的账号涉及到政治、领导人、反共或者是地区独立、六四事件,这种的話可以永久封禁… 

BP: Unë kam autoritet për të fshirë përmbajtjen. Nëse llogaria e përdoruesit publikon përmbajtje që lidhet me politikën, liderët, anti-PKK, lëvizjen e pavarësisë ose incidentin e 4 qershorit, unë mund ta fshij llogarinë e përdoruesit…

ML: A merrni udhëzime censurimi nga Administrata e Hapësirës Kibernetike? Sa shpesh u jepen këto udhëzime punonjësve? Cila është natyra e këtyre udhëzimeve?

河豚公主: 会的, 网信办会发通知,他让我们做什么就做什么,他会发一些像样本图文或者视频的内容,讓我们看一下… 是二十四小时不定时,他会下发给你…就比如说你早上九点发了,然后他可能下午五点才发,然后六点六点七点又发,连续要发好几条…内容比如说強拆,然后爛尾楼的業主去抗议,然后警察暴力执法… 还有他就会发一张境外媒体的新闻稿,然后說他唱衰中的经济,这种这种也不可以… 还有是领导人的负面新闻

BP:Po, ne marrim njoftime nga Administrata e Hapësirës Kibernetike dhe ndjekim çdo gjë që ata na thonë të bëjmë. Njoftimet zakonisht na nxisin të jemi vigjilentë te fotot, videot ose përmbajtjet tekstuale të listuara… Njoftimet jepen gjatë gjithë kohës, pa një kornizë kohore specifike… Për shembull, ndonjëherë ju e merrni një në orën 9 të mëngjesit, ndërsa tjetra vjen në orën 5 pasdite, pastaj 18:00, 19:00… Përmbajtja zakonisht ka të bëjë me prishjet e detyruara të banesave ose protesta kundër ndërtimeve të papërfunduara nga pronarët, ose dhunës policore… ndonjëherë ata dërgonin një raport lajmesh jashtë shtetit me një koment, si p.sh. përhapte pikëpamje negative për ekonominë e Kinës, të gjitha këto duhet të censurohen… sigurisht, lajmet negative për liderët janë të ndaluara.

ML: Mund të përshkruani disa nga momentet tuaja më të ngarkuara?

河豚公主: 疫情的时候还是蛮忙的,就是有各种疫情,各种冲塔的言论,然后指责防疫政策这种。四通桥的时候也是蛮忙的,白紙运动要抓紧抓紧时间找嘛… 找找看有没有什么谐音或者是变体之类, 有的话就是要封號…通过就是后台的系统搜关键词…然后他们的所有的用户发言,它都会有显示,包括私信内容… 在平台上都是全面拦截, 账号的话一般来说都是封禁的

BP: Ne ishim mjaft të zënë gjatë pandemisë, pasi po qarkullonin pikëpamje kritike në lidhje me strategjinë për pandeminë. Protesta e urës Sitong ishte një tjetër moment i ngarkuar, si dhe Protesta e Librit të Bardhë pasi na duhej të vazhdonim të kërkonim nëse kishte homonime apo shprehje të koduara për këto incidente. Sapo gjetëm një të tillë, vendosëm një ndalim të plotë në llogarinë e përdoruesit… ne përdorëm gjithashtu sistemin e kërkimit për të gjetur termat kyç… çdo përdorues që përmendi këto terma kyç, edhe nëse i përmendi ato në një bisedë private, të gjithë ishin të listuar në sistem. Kur identifikohej një term kyç, ai bllokohej në platformë dhe llogaria e përdoruesit do të ndalohej.

ML: A keni ndonjë këshillë për përdoruesit e internetit në Kinë?

河豚公主: 我觉得就平常聊天话基本审查是不会管的,但是如果你提及政治上面的东西,比如说你指责共产党哪个政策不好,或者是你是業主你指責爛尾樓,你说你要去抗议之类的,那们这种的话就是会被拦截,甚至私信内容我们也能看到,也是会拦截的,然后严重的话就是封号了,封你半个月,一般是只有涉及政治的话才会永久,就是侮辱领导人这种,其他的话就是处罚都比较轻,然后在平台发言需要緊慎吧… 反正的话,就是只能说好,可能有不好,只能说做的对,做的好,我们支持这样子。

BP: Censuruesi nuk do të ndërhynte në bisedat e përditshme, por sapo të përmendësh diçka politike, si për shembull të kritikosh politikën e partisë ose si pronar, kritikon ndërtimet e papërfunduara dhe u thua të tjerëve se do të protestoje, përmbajtja përkatëse do të bllokohej edhe nëse janë bisedë private. Shkeljet më të rënda do të çonin në pezullimin e llogarisë, si p.sh. për 15 ditë. Ndalimi i plotë i një llogarie përdoruesi do të ndodhte në raste shumë politike, si fyerja e liderëve. Përndryshe, sanksionet do të ishin më të lehta. Duhet të jeni të kujdesshëm kur flisni në mediat sociale dhe platformat e komunikimit… që do të thotë se duhet të jeni pozitiv. Edhe nëse gjërat nuk janë mirë, duhet të thoni ‘po’ dhe të jeni mbështetës.

ML: A doni të thoni ndonjë gjë tjetër përpara se të përfundojmë këtë intervistë?

河豚公主: 我就是希望这个审查制度早一点消失,反正我不喜欢这个行业,就是渡日如年很痛苦的样子。然眼下又没有其他方行业去做,我休息的时间就是学习一些其他的东西,离开这个鬼地方…并不是说一定要指责他们怎么样子,就是大家相对稍微能有一个開放的言论环境也我觉得也蛮好,但是现在的审查制度太严格了,太严格了

BP: Uroj që ky sistem censurimi të zhduket së shpejti. E urrej këtë sektor, është shumë e dhimbshme të punosh këtu. Por unë nuk mund të kaloj në një sektor tjetër tani, prandaj vazhdoj të mësoj sa herë që kam kohë të lirë që të mund të largohem nga ky ferr… Nuk dënoj askënd; shpresoj që njerëzit të kenë një mjedis pak më të hapur për tu shprehur lirshëm. Sistemi aktual është i tepërt.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.