Triumf për Marokun dhe Afrikën që do bashkëorganizojë Kupën e Botës së FIFA-s 2030 me Spanjën dhe Portugalinë

Ndeshja Portugali–Marok, Kupa e Botës FIFA 2018. Foto nga Anton Zaycev, nga Wikimedia Commons (CC BY-SA 4.0 DEED).

Këshilli i FIFA-s zbuloi të mërkurën e 4 tetorit, mikpritësit e Kupës së Botës të shumëpritur 2030: Maroku, Spanja dhe PortugaliaKy vendim historik, i marrë me rastin e njëqindvjetorit të turneut, i dha gjithashtu Uruguait, Argjentinës dhe Paraguajit privilegjin për të pritur tre ndeshje në kryeqytetet e tyre. Ky shënon një moment historik, pasi Kupa e Botës do të luhet për herë të parë në gjashtë vende të ndryshme, në tre kontinente!

Maroku, duke ndjekur eksperiencën e suksesshme e Kupës së Botës në Katar në vitin 2022, është gati të shtojë një tjetër kapitull ilustrues në historinë e tij të futbollit. Vitin e kaluar, Maroku hyri në histori, duke u bërë kombi i parë afrikan që arriti në gjysmëfinalen e një Kupe Botërore të FIFA-s . Tani, do t'i bashkohet me krenari vendeve mikpritëse afrikane, pas Afrikës së Jugut në 2010. Kjo mundësi unike do të sjellë 48 ekipe që luajnë në 104 ndeshje në garën për trofeun e Kupës së Botës.

Udhëtimi i Marokut për të siguruar këtë vend nuk ishte diçka e parëndësishme, pasi më parë kishte garuar për Kupën e Botës në pesë raste – në 1994, 1998, 2006, 2010 dhe së fundi për edicionin 2026, ku ata humbën për pak ndaj SHBA dhe Kanadasë, dhe kandidaturës meksikane.

Për Marokun, ky njoftim shërben si një fener shprese dhe përtëritjeje, veçanërisht duke marrë parasysh sfidat e vendit përballë vështirësive të fundit. Mbetet ende kujtimi i një tërmeti shkatërrues me magnitudë 7 ballë, i cili i mori jetën mbi 2000 njerëzve. Megjithatë, lajmi për organizimin e Kupës së Botës sjell një ndjenjë optimizmi dhe krenarie për një komb që ka pasur prej kohësh aspiratat për të mikpritur ngjarje të mëdha sportive.

Përveç këtij rasti të rëndësishëm, Konfederata e Futbollit Afrikan ka dhënë gjithashtu mbështetjen e saj duke i dhënë Marokut të drejtën për të pritur Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2025. Kjo erdhi pasi pritësi fillestar, Guinea, u përball me sfida në lidhje me sigurinë dhe infrastrukturën.

Përpara tërmetit të shtatorit 2023, Maroku mburrej me infrastrukturën, duke u pozicionuar në mënyrë të favorshme mes homologëve të tij globalë. Vendi paraqiti gjashtë stadiume, secili me një kapacitet të konsiderueshëm që varion nga 45,000 deri në 65,000 spektatorë, së bashku me nëntë vende të tjera të afta për të akomoduar mbi 10,000 tifozë entuziastë. Për më tepër, rrjeti i fuqishëm i transportit të Marokut përfshin 18 aeroporte të standardeve ndërkombëtare, me 16 prej tyre që lehtësojnë udhëtimin ndërkombëtar, duke siguruar kështu lidhje të pandërprerë në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe pjesë të Azisë. Në njohjen e aftësive të tij infrastrukturore, Maroku mbajti vendin e 53-të në renditjen e Forumit Ekonomik Botëror për disponueshmërinë dhe aftësinë e infrastrukturës.

Një foto e stadiumit Ibn Batouta në Tanxhier, Marok. Foto nga Georgie0121, nga Wikimedia Commons (CC BY-SA 4.0 DEED).

Përtej aftësive të tij në infrastrukturë, Maroku krenohet me një histori të pasur futbolli që rezonon globalisht. Rrugëtimi i vendit në skenën botërore filloi në vitin 1970, kur mori pjesë në Kupën e Botës së FIFA-s që u mbajt në Meksikë, duke shënuar një barazim në një ndeshje, ndërsa u dorëzua në dy të tjera. Kulmi i futbollit maroken u shënua në vitin 1986 kur skuadra kombëtare e futbollit, e quajtur Atlas Lions, arriti një sukses historik duke kryesuar grupin jo të lehtë me Anglinë, Portugalinë dhe Poloninë. Edhe pse u eliminua në raundin e dytë nga finalistja e turneut, Gjermania Perëndimore, kjo arritje mbetet një kujtim i dashur.

Pas një ndërprerjeje 18-vjeçare nga Kupa e Botës, Maroku u rikthye në skenën e madhe në vitin 2018, duke konkurruar në Rusi. Pavarësisht një grupi sfidues që përfshinte Spanjën, Portugalinë dhe Iranin, Atlas Lions treguan qëndrueshmëri, duke barazuar një ndeshje dhe duke humbur dy në fazat e grupeve.

Kombëtarja e Marokut vazhdoi ngjitjen e saj në botën e futbollit. Në turneun pasues, u grupua me Kroacinë, Kanadanë dhe Belgjikën. Çuditërisht, Maroku doli si lider i grupit, duke hapur rrugën për një udhëtim të paharrueshëm që do të kulmonte me vajtjen në gjysmëfinale, me Francën, ku fitoi.

Shkathtësia futbollistike e Marokut, e kombinuar me aftësitë e tij infrastrukturore, hap rrugën për një epokë emocionuese dhe premtuese në futbollin global, pavarësisht sfidave të paraqitura nga tërmeti i fundit.

Duke parë kandidaturën për Kupën e Botës 2030, ka një shqetësim në rritje për makthin logjistik dhe të udhëtimit të skuadrave që udhëtojnë me avion deri në 6,000 milje. Ish-menaxheri i ekipit meksikan, Javier Aguirre shprehu shqetësimin e tij, duke thënë se vendimi për të organizuar aktivitetin në disa vende është sfilitës:

Çfarë barbarie! Do të duhet të shkojmë në Argjentinë, do të kthehemi në Spanjë, do të shkojmë në Marok. Është keq, nuk më pëlqen. Kupa e Botës në dy vende tashmë më duket e tepruar, por nëse do të jetë kështu, ku e di unë?

Shqetësime të tjera kanë të bëjnë me mjedisin, për shkak të gjurmës së karbonit të një numri më të lartë se normalja prej fluturimeve në të tre kontinentet dhe aktivitetet përkatëse. Ambientalistët sulmuan FIFA-n. Freddie Daley, përfaqësues i Cool Down Network, duke thënë se ishte “plotësisht e shkëputur nga realiteti”. Në një intervistë për median angleze Mirror Football, Daley tha:

Njoftimi i FIFA-s është krejtësisht i shkëputur nga realiteti… Jo vetëm që bie ndesh me premtimin për të ulur emetimet, por u dërgon mesazhin e gabuar tifozëve të futbollit në mbarë botën se një turne i tillë është në një linjë me një të ardhme të qëndrueshme dhe një mjedis të shëndetshëm. FIFA po thotë tjetë gjë dhe po vepron ndryshe.

Ish-portieri i kombëtares së Paraguajit, José Luis Chilavert, ishte kundër vendimit për të mbajtur Kupën e Botës jashtë Amerikës së Jugut, duke e quajtur atë një “dështim total”. Ai beson se Uruguait – një vend me një histori të pasur futbolli dhe që priti Kupën e parë Botërore – duhej t'i jepej organizimi i botërorit të vitit 2030, siç u vu re në këtë postim X (ish-Twitter):

@FIFAcom @fifacom_es @CONMEBOL @infobae @infobaeamerica   CORRUPBOL e çoi finalen e Copa Libertadores në Evropë dhe tani finalen e botës, një dështim total, Amerika e Jugut meriton respekt dhe Kupa e Botës duhet të jetë në Uruguai. Aty ku është Dominguez, është një dështim total

Ndërsa Këshilli i FIFA-s pret të ratifikojë kandidaturat e 2030 dhe 2034, do të ketë shqetësime lidhur me angazhimin e organit qeverisës të futbollit botëror ndaj mjedisit, qëndrueshmërisë dhe trashëgimisë si aktiviteti më i rëndësishëm sportiv. Dokumenti i Kupës së Botës së FIFA 2030 – Përmbledhje e Kërkesave të Organizimit, i përfshin këto shqetësime në seksionet në lidhje me infrastrukturën e nevojshme për të pritur garën, kuadrin ligjor që duhet të krijohet dhe rezultatet mjedisore dhe sociale që duhet të ndiqen.

Kazablanka e Marokut dhe kryeqytetet e dy kombeve iberike, Madridi i Spanjës dhe Lisbona e Portugalisë, tashmë po garojnë për ndeshjet kryesore dhe finale të Kupës së Botës 2030. Tifozët e futbollit do të shohin tre vendet ndërsa përgatiten të mirëpresin botën në vitin 2030, duke pritur me padurim atë që premton të jetë një festë e paharrueshme e lojës së bukur në një shkallë vërtet globale.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.