Ishujt Falkland janë një plagë e hapur në Argjentinë

Marinsat argjentinas gjatë operacionit Rosario, 1982. Foto: Wikimedia commons, Domein publik  

Më 2 prill 1982, ndërsa Argjentina ishte pushtuar nga një diktaturë ushtarake dhe Mbretëria e Bashkuar ishte në një krizë ekonomike, ushtria e Argjentinës dërgoi trupat e saj në Ishujt Malvinas [Ishujt Falkland] për të rimarrë sovranitetin e humbur në 1833 te forcat e armatosura britanike.

Anija argjentinase ARA General Belgrano duke u fundosur pas sulmit nga nëndetësja britanika. Foto nga: Wikimedia commons, Domein publik

Sulmi i befasoi britanikët, por pas gati tre muajsh dhe megjithë një diskurs ushtarak triumfalist, komandantët argjentinas kapitulluan përballë forcave ushtarake britanike, të cilat mbështeteshin nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, dy nga aleatët e saj në NATO. Konflikti rezultoi në 649 viktima argjentinase, nga të cilat 323 ishin për shkak të fundosjes së kryqëzorit Belgrano jashtë zonës së luftës. Britania e Madhe pranoi 255 viktima, një shifër që u rrit në 1032 duke përfshirë personelin e plagosur. Shteti argjentinas nuk ka shifra zyrtare për numrin e vetëvrasjeve, por në mesin e veteranëve vlerësohet se ka pasur rreth 454 raste.

41 vjet pas konfliktit, ishujt Malvinas mbeten me interes të madh gjeopolitik edhe sot. Gjatë Luftës së Ftohtë, Britania e Madhe ndërtoi një bazë ushtarake strategjike në ishullin Soledad (njohur dhe si Falklandi Lindor), e financuar pjesërisht nga shfrytëzimi i paligjshëm i burimeve dhe peshkimi. Kjo krijoi interes ndërkombëtar për një rrugë të mundshme alternative për Kanalin e Panamasë. Rajoni është gjithashtu shtëpia e burimeve të bollshme detare, metaleve dhe naftës. Në gusht 2023, ministria argjentinase e Mbrojtjes ndaloi vendosjen e një radari nga një kompani britaniko-amerikane në Tierra del Fuego, një territor kontinental argjentinas përballë ishujve, pasi sipas saj kërcënonte sigurinë kombëtare.

Një sondazh i fundit tregon se 46 për qind e britanikëve, nuk do të shqetësoheshin nëse ishujt nuk do t'i përkisnin më Mbretërisë së Bashkuar. 35 për qind pranojnë se kjo çështje ka rëndësi.

Sot, 40 vjet pas rivendosjes së demokracisë, pretendimi argjentinas për ishujt është ende i gjallë.

Pablo Garriga 19 vjeç, foto e përdorur me leje.

Njerëzit në Argjentinë vënë në dyshim pushtimin britanik si dhe pakuptimësinë e krerëve ushtarakë argjentinas që e futën vendin në një luftë kundër një fuqie europane, siç thotë për Global Voices ish-luftëtari dhe muzikanti nga Malvinas, Pablo Garriga. Ai shpjegoi se si u ndje kur i thanë se do të shkonte në luftë në Malvinas:

 

Tuve muchas sensaciones encontradas, por supuesto que miedo a una experiencia que jamás pensé que tendría que enfrentar. Si bien estaba cumpliendo el servicio militar obligatorio y jurado lealtad a la bandera hasta perder la vida, nunca creí que esto realmente sucediera. Ir a una guerra contra Inglaterra (y la OTAN) era impensado y absurdo, por muchos motivos, principalmente que la mayoría de los conscriptos no teníamos la menor idea ni preparación para eso.

Kisha shumë ndjenja të përziera, sigurisht, frikë nga një përvojë që nuk e kisha menduar kurrë se do të duhej të përballesha. Edhe pse isha duke bërë shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe u betova për besnikëri ndaj flamurit me jetën time, nuk e kisha menduar kurrë se do të ndodhte realisht. Të shkosh në luftë kundër Anglisë (dhe NATO-s) ishte e paimagjinueshme dhe absurde, për shumë arsye, kryesisht se shumica prej nesh nuk e kishim idenë apo përgatitjen për të.

Ai shton:

Las hipótesis de guerra siempre había sido contra Chile. Tampoco veía en ese momento que los militares asignados a esa nueva y titánica misión tuviesen la idoneidad suficiente para hacerlo, los veía más preocupados por imponerse o sostenerse políticamente (sobre todo el ejército, fuerza a la que pertenecía, involucrada en la lucha anticomunista en los años 70), que en la búsqueda de una genuina y sorpresiva soberanía nacional en Malvinas. Sin embargo, estratégicamente para sus intereses, esas islas aunaban los sentimientos más profundos de emoción e idiosincrasia patriótica nacional. A pesar de eso también experimenté una sensación de curiosidad, aventura, protagonismo noble y patriótico, propios de mis ingenuos 19 años ; y así … vamos a la guerra!

Një luftë e mundshme pritej me Kilin. Nuk pashë që ushtria e caktuar në atë mision të ri të ishte mjaftueshëm e kualifikuar për ta bërë këtë; Unë i shihja më shumë të shqetësuar për të imponuar apo mbajtur veten politikisht (sidomos ushtria, një forcë të cilës i përkisja, e përfshirë në luftën antikomuniste të viteve '70), sesa në kërkimin e sovranitetit kombëtar të vërtetë dhe befasues në Malvinas. Megjithatë, në interesat e tyre strategjike, ata ishuj bashkuan ndjenjat më të thella të emocionit dhe idiosinkracisë kombëtare patriotike. Përkundër kësaj, përjetova edhe një ndjenjë kurioziteti, aventure, protagonizmi fisnik e patriotik, tipik i 19 viteve të mia naive; dhe kështu … le të shkojmë në luftë!

Fjalimi i fundit i sekretarit të Jashtëm britanik James Cleverly, kur vizitoi Santiago de Kili më 23 maj 2023, rihapi këtë plagë të vjetër duke shtyrë përpara vetëvendosjen e banorëve të ishullit për të mbetur një territor jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

Ministri i Jashtëm i Argjentinës iu përgjigj ndërhyrjes së Cleverly duke iu drejtuar Rezolutës 31/49 të Kombeve të Bashkuara, e cila u kërkon të dyja palëve të përmbahen nga marrja e vendimeve që sjellin modifikime të njëanshme në situatë.

Në qershor të vitit 2022, Komiteti Special i Kombeve të Bashkuara për Shkolonizimin e quajti këtë rast një “situatë të veçantë koloniale“, e cila ka nevojë për një zgjidhje të negociuar. Prandaj, për qeverinë argjentinase, parimi i vetëvendosjes së popujve nuk është i zbatueshëm “sepse përbërja e popullsisë së ishujve është rezultat i kolonizimit të Mbretërisë së Bashkuar”.

Qeveria shpërndau një hartë të re të Argjentinës në vitin 2020, e cila përfshin Ishujt Malvinas:

Kjo është harta e re e Argjentinës, me Tierra del Fuego në qendër dhe Santa Fe në veri.

Në Argjentinë, çdo 2 prill, përkujtohet konflikti i Malvinas për të treguar anën tjetër të historisë, atë të të mundurve. Për argjentinasit, ishte një luftë e pabarabartë.

Garriga na tregon detaje nga mbijetesa e vështirë të trupave argjentinase, të cilët kishin pak pajisje:

Ya en Monte Longdon, después de unos días de adaptación al clima y cavando las primeras trincheras, comencé a padecer el deficiente equipo con el que contábamos, totalmente insuficiente, e incompatible con el lugar: carpas de lona sin piso, para un suelo de turba y piedra empapado, ropa de algodón, zapatillas de lona, cocinas de campaña a leña, en una estepa helada, sin arboles, donde se utiliza ladrillos de turba seca como combustible,y calefacción.

Një herë në malin Longdon, pas disa ditësh përshtatjeje me klimën dhe gërmimit të llogoreve të para, fillova të kisha vështirësi sepse kishim pajisje të dobëta, krejtësisht të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme me vendin: çadrat e copës pa dysheme dhe hapësirë e lagësht, rroba pambuku, pantofla lecke, soba druri, në një stepë të ngrirë, pa pemë, ku tullat e thata të torfës përdoren si lëndë djegëse dhe ngrohje

Ai shton se pas bombardimeve të para, furnizimet me ushqime nuk arrinin më në front. Mungesa e kalorive dhe i ftohti shkaktuan përkeqësim të madh fizik dhe mendor.

Los soldados comían de los tachos de basura de los isleños, y en muchos casos, teníamos que cruzar un campo minado para ir a “robar” nuestros propios depósitos, o cazar ovejas, para sobrevivir con la amenaza de ser estaqueado como castigo, para no morir de hipotermia. El caso Vojkovic y su grupo es un claro ejemplo.

Ushtarët hëngrën nga kazanët e plehrave të banorëve të ishullit dhe në shumë raste na u desh të kalonim një fushë të minuar për të “vjedhur” rezervat tona ose për të gjetur dele, për të mbijetuar me kërcënimin se do të futeshim në stok si ndëshkim, në mënyrë që të mos vdesim nga hipotermia. Rasti Vojkoviç është një shembull i qartë.

FAA Sea Harrier FRS1 i Marinës Britanike. Foto: Wikimedia Commons, Domein publik

Ai shton:

Un enfrentamiento en esas condiciones de absoluta desigualdad y desproporción frente a las fuerzas de la OTAN, equipadas con material de alta gama, bolsas de dormir térmicas que les permitía avanzar de noche, con miras infrarrojas para conocer nuestras posiciones al minuto y fotos satelitales. Todo esto, frente a la escasa logística nuestra, hizo que nuestros actos, principalmente el caso de los soldados, fueran de los más heroicos, honorables, patrióticos. Nuestras fuerzas dieron lo mejor de sí, en muchos casos hasta perder la vida en pos y defensa de la soberanía argentina, a pesar de estar abandonados, hambrientos, casi congelados, y en algunos casos,  sabiendo con los bueyes que arábamos.

Një betejë në ato kushte të pabarazisë dhe disproporcionit absolut përballë forcave të NATO-s, të pajisura me materiale të nivelit të lartë, thasë gjumi termik që i lejonin të përparonin natën, me pamjet infra të kuqe për të njohur pozicionet tona në minutë dhe fotot satelitore. E gjithë kjo, në krahasim me logjistikën tonë të paktë, i bënte veprimet tona, kryesisht në rastin e ushtarëve, më heroike, më të nderuara dhe patriotike. Forcat tona dhanë maksimumin, në shumë raste humbën edhe jetën në ndjekje dhe mbrojtje të sovranitetit argjentinas, pavarësisht se ishin të braktisura, të uritura, pothuajse të ngrira dhe në disa raste duke e ditur se me kë kishin të bënin.

Sot pretendimi i Argjentinës është ende i pranishëm brenda shoqërisë, nuk ka festë që të mos përfshijë pretendimin mbi ishujt.

Shëndeti mendor i ish-luftëtarëve, të cilët duhej të nënshkruanin një dokument konfidencialiteti kur u kthyen nga fusha e betejës, është gjithashtu i rëndësishëm. Garriga shpjegon:

Recent photo of Pablo Garriga with his guitar. Photo used with his permission.

A todos nos costó años poder hablar algo siquiera de esa experiencia, fuimos islas dentro de un contexto social continental que no vivenció la guerra. (…) Aquí, la reinserción a la sociedad, en muchos casos, fue más difícil que la guerra misma, el estrés postraumático generó más muertes que en el campo de batalla, muertes de las cuales aún no hay estadísticas.

Na u deshën vite që të mund të flisnim për atë përvojë, ishim ishuj brenda një konteksti social kontinental që nuk e përjetuam luftën (…) Këtu, rifutja në shoqëri, në shumë raste, ishte më e vështirë se vetë lufta, stresi post-traumatik gjeneroi më shumë vdekje sesa në fushën e betejës, vdekje për të cilat ende nuk ka statistika.

Ai shton:

[Este conflicto] fue definitivamente el fin de mi inocencia, razón, entendimiento, para toda la vida. Después de eso y hasta hoy con 61 años, sigo sin certezas, en el sin sentido, y el despropósito de la estupidez humana, que me enseñó esa guerra; sólo con sospechas, sobre quién maneja los hilos de nuestro destino.

[Ky konflikt] ishte padyshim fundi i pafajësisë sime, mendjes sime racionale, mirëkuptimit tim, për pjesën tjetër të jetës sime. Pas kësaj dhe deri më sot në moshën 61-vjeçare jam ende pa asnjë siguri, në pakuptimësinë dhe çmendurinë e marrëzisë njerëzore, që më mësoi ajo luftë. [Mbeta] vetëm me dyshime, se kush po i lëviz fijet e fatit tonë.

Më 21 qershor 2023, Komiteti Special për Shkolonizimin i kërkoi Argjentinës dhe Britanisë së Madhe që të “konsolidojnë procesin aktual të dialogut dhe bashkëpunimit përmes rifillimit të negociatave” për mosmarrëveshjen e sovranitetit. Kina dhe shumë vende të Amerikës Latine mbështetën pretendimin e Argjentinës.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.