Dokumentari për fshatrat që po shuhen në Sakhalin, ish territori i Japonisë në Rusi, merr mbi një milion klikime

Shumë fshatra në Sakhalin janë pothuajse bosh. Pamje nga “Si mbijetojnë fshatrat Sakhalin që duan t'i eleminojnë”, nga seriali “Hermitët e Rusisë” në kanalin YouTube të TV2. Përdorim i drejtë.

Dy nga kanalet e pavarura të medias ruse, TV2 – një kanal që u shpall si ‘agjent i huaj’ nga autoritetet dhe tani po funksionon vetëm në internet nga Tomsk – dhe Govorit Ne Moskva – një kanal në internet për rajone të ndryshme ruse, emri i të cilit do të thotë “të mos flasësh nga Moska” – publikuan një dokumentar nga Yulia Kortneva për fshatrat që po shuhen në ishullin Sakhalin në Lindjen e Largët Ruse. Filmi ka rreth 1.5 milion shikime në YouTube që nga gushti 2023.

Siç përshkruhet në kanalin YouTube, 115 qyteza dhe fshatra në Sakhalin mund të jenë subjekt i masave administrative, pasi pothuajse askush nuk jeton më në to, përveç disa njerëzve që qëndrojnë gjatë dimrit. Ndërsa disa banorë presin prej shumë vitesh strehimin që u është premtuar diku tjetër, që të mund të largohen, të tjerë nuk kanë ndërmend të lënë mënyrën e zakonshme të jetesës.

Në filmin e saj të ri nga seria “Hermitët e Rusisë”, regjisorja Yulia Kortneva udhëtoi përgjatë bregut perëndimor të Sakhalin, nga jugu në veri. Përmes kanalit të saj në Telegram, Kortneva shpjegoi se nuk punon më për TV2 [pasi ishte mbyllur nga autoritetet]. Tani, ajo udhëton, filmon dhe monton të gjithë dokumentarët e saj.

Bregdeti i Ngushticës së Tartarit ishte i pari që u popullua në mënyrë aktive gjatë zhvillimit të Sakhalin, sipas Ne Moskva.

Megjithatë, ky “zhvillim” ishte në fakt kolonizimi i Sakhalinit, nga perandoria japoneze dhe ruse. Popujt indigjenë të Sakhalin, të njohur si NivkhsAinuUilta, janë edhe sot, megjithëse në numër të vogël. Në përgjithësi, popullsia e Sakhalin është rreth 500 000, ku shumca janë rusë.

Historia e ishullit të shekujve 19-20 ka qenë një mosmarrëveshje e vazhdueshme midis Japonisë dhe Perandorive Ruse. Ka ndërruar “pronësinë” disa herë.

Në 1845, Japonia pretendonte tërësinë e Sakhalin dhe Ishujve Kuril, pavarësisht pretendimeve të Rusisë, sipas Wikipedia. Eksploruesi rus Genadi Nevelskoy më vonë dokumentoi një ngushticë të rëndësishme dhe rusët krijuan vendbanime në Sakhalin. Traktati i Shimodës i vitit 1855 i lejoi japonezët dhe rusët të banonin në Sakhalin pa një kufi të qartë dhe Rusia më vonë siguroi territore nga Kina pas Luftës së Opiumit. Deri në vitin 1857, Rusia kishte një koloni në Sakhalin dhe në 1875, Traktati i Shën Peterburgut pa që Japonia të hiqte dorë nga pretendimet e saj për Sakhalin para Rusisë.

Gjatë Luftës Ruso-Japoneze në fillim të shekullit të 20-të, Japonia mori kontrollin e pjesës jugore të Sakhalin, e forcuar nga Traktati i Portsmouth i vitit 1905. Megjithatë, Japonia gjithashtu pushtoi për pak kohë veriun në vitin 1920, duke e kthyer atë në 1925. Jugu qeverisej nga Japonia si Prefektura Karafuto, duke parë një migrim të konsiderueshëm korean, ndërsa veriu ishte Rajoni Sakhalin i Rusisë.

Në vitin 1945, duke shkelur një pakt neutraliteti, Bashkimi Sovjetik pushtoi Sakhalinin jugor, duke u përballur me rezistencë të fortë japoneze deri më 25 gusht, kur Rusia pushtoi Toyohara-n. Nga 400,000 banorët e Sakhalin në vitin 1944, 100,000 u evakuuan në Japoni deri në fund të luftës dhe ndërsa shumë u riatdhesuan pas luftës, një numër i konsiderueshëm qëndroi në Bashkimin Sovjetik.

Nuk ekziston asnjë traktat përfundimtar i paqes midis Rusisë dhe Japonisë, me sovranitetin mbi katër ishuj ende të diskutueshëm. Japonia hoqi dorë nga pretendimet mbi Sakhalinin jugor dhe Kurilët në vitin 1951, por kapretendime mbi katër ishujt Hokkaido.

Dokumentari kap pjesët e thyera të historisë të gjetura në Sakhalin. Për shembull, një burrë që interviston Julia i tregon asaj një fushë të zbrazët dhe thotë: “Kudo atje kishte shtëpi të vjetra japoneze. E çmontova të fundit që ishte në truallin tim.”

Një burrë tregon se ku kanë qenë shtëpitë japoneze. Pamje nga “Si jetojnë fshatrat Sakhalin që duan t'i likuidojnë”, nga seriali “Hermitët e Rusisë” në kanalin YouTube të TV2. Përdorim i drejtë.

Pastaj na tregohet një grumbull plehrash, ku mund të gjendet porcelani i vjetër japonez i thyer.

Njerëzit ende gjejnë objekte japoneze në jetën e përditshme. Pamje nga “Si jetojnë fshatrat Sakhalin që duan t'i likuidojnë”, nga seriali “Hermitët e Rusisë” në kanalin YouTube të TV2. Përdorim i drejtë.

Disa njerëz mbajnë një koleksion të artefakteve të tilla dhe disa bëjnë bizhuteri me to.

Njerëzit ende gjejnë objekte japoneze në jetën e përditshme. Pamje nga “Si jetojnë fshatrat Sakhalin që duan t'i likuidojnë”, nga seriali “Hermitët e Rusisë” në kanalin YouTube të TV2. Përdorim i drejtë.

Megjithatë, shteti është i përgatitur të zhdukë mbi njëqind fshatra ku jetojnë vetëm pak njerëz.

Fshati Due ka qenë një vendbanim i rëndësishëm historik rus në Sakhalin. Pamje nga “Si jetojnë fshatrat Sakhalin që duan t'i likuidojnë”, nga seriali “Hermitët e Rusisë” në kanalin YouTube të TV2. Përdorim i drejtë.

Që nga falimentimi i industrisë së qymyrit në Sakhalin, një nga këto fshatra është Due, i cili ishte vendbanimi i parë rus në ishull dhe tani është praktikisht bosh.

Tani fshati është praktikisht i braktisur. Pamje nga “Si jetojnë fshatrat Sakhalin që duan t'i likuidojnë”, nga seriali “Hermitët e Rusisë” në kanalin YouTube të TV2. Përdorim i drejtë.

Ata që kanë mbetur atje jetojnë në kushte shumë të këqija.

Disa banorë jetojnë në kushte të tmerrshme. Pamje nga “Si jetojnë fshatrat Sakhalin që duan t'i likuidojnë”, nga seriali “Hermitët e Rusisë” në kanalin YouTube të TV2. Përdorim i drejtë.

Në fshatrat e tjerë shpesh kanë mbetur vetëm një ose dy shtëpi. Por banorët ndonjëherë nuk duan të largohen. Për shembull, ky çift thotë: “Ne nuk mund të shkojmë në qytet, ne kemi kopshtin tonë këtu”.

Këta njerëz nuk duan fare të shpërngulen në qytet. Pamje nga “Si jetojnë fshatrat Sakhalin që duan t'i likuidojnë”, nga seriali “Hermitët e Rusisë” në kanalin YouTube të TV2. Përdorim i drejtë.

Një tjetër pensionist tregon se në det kap me dorë gaforre dhe iriq deti. “Ku do ta bëja këtë në qytet?” pyet ai.

Një banor tregon se si një gaforre mund të kapet me duar në Sakhalin. Pamje nga “Si jetojnë fshatrat Sakhalin që duan t'i likuidojnë”, nga seriali “Hermitët e Rusisë” në kanalin YouTube të TV2. Përdorim i drejtë.

Në nëntor 2018, në rajonin e Sakhalin, parlamenti rajonal miratoi një ligj për mbështetjen sociale për qytetarët që duhej të zhvendoseshin nga fshatrat. Ligji rajonal i Sakhalin klasifikon si vendbanime pa të ardhme fshatrat që nuk kanë perspektivë për zhvillim socio-ekonomik dhe ku numri i banorëve nuk i kalon 20.

Dokumenti parashikon lëshimin e certifikatave për blerjen e banesave brenda rajonit. Para kësaj, njerëzit nuk mund t'i kërkonin ligjërisht këto certifikata, pasi shtëpitë e tyre ishin të regjistruara zyrtarisht me to – edhe nëse fshati po shuhej ose nuk ekzistonte më fare, shkruan Rossiiskaya Gazeta. Ndërmjet viteve 2008 dhe 2018 janë shfuqizuar pesë vendbanime, kryesisht në veri. Mund të kishte qenë më shumë – 12-14 vjet më parë autoritetet filluan të optimizonin sistemin arsimor dhe mbyllnin shkollat ​​në fshatrat me pak popullsi. Shkollat ​​ishin shpesh të vetmet lidhje falë të cilave fshatrat ekzistonin ende. “Optimizimi” ishte vetëm pjesërisht i mundur; nuk ka pasur eleminim masiv të vendbanimeve. Me sa duket, njerëzit gjejnë arsye për të qëndruar, edhe kur nuk kishte shkollë, farmaci, energji elektrike apo ujë të pijshëm.

Midis viteve 1960 dhe 1980, Bashkimi Sovjetik kishte një politikë të zhdukjes së fshatrave më të vegjël dhe zhvendosjes së njerëzve në fshatrat më të mëdhenj. Ideja ishte të përqendroheshin njerëzit, puna dhe objektet publike në fshatra më të mëdhenj. Ky u pa si një vendim i gabuar.

Nga viti 1968, fshatrave që shiheshin si “pa të ardhme” nuk iu dhanë ndërtesa të reja apo nuk ju bënë riparime të mëdha. Ata humbën objektet si shkolla dhe dyqane dhe transporti u reduktua. Kjo bëri që njerëzit të largoheshin nga këto fshatra.

Megjithatë, vendet ku ata duhej të zhvendoseshin nuk ishin shumë më të mira. Gjithmonë kishte mungesë burimesh. Shumë njerëzve iu dhanë apartamente të stilit të qytetit, por shumica nuk u zhvendosën. Në vend të kësaj, ata shkuan në qytete më të mëdha ose pjesë të ndryshme të vendit. Eleminimi i fshatrave të vegjël ishte e detyrueshme dhe njerëzit nuk ishin të lumtur për këtë. Kur këto fshatra u mbyllën, tokat bujqësore aty pranë u braktisën. Kjo bëri që në këto zona të jetonin më pak njerëz.

Për shkak të kësaj politike, komunikimi ndërmjet vendbanimeve u përkeqësua dhe shërbimet publike degraduan. Shumë u shpërngulën në qytete, duke i bërë fshatrat të plaken më shpejt demografikisht.

Në vitin 1980, qeveria vendosi të ndalojë etiketimin e fshatrave si “premtues” ose “jo premtues”. Por dëmi u bë. Shumë fshatra të vegjël vazhduan të shuheshin sepse kishin humbur shumicën e objekteve të tyre. Ky trend vazhdoi në pjesë të Rusisë, duke përfshirë Lindjen e Largët dhe ishullin Sakhalin.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.