Brezi i artë i mundësve të Kirgistanit vazhdon të shkëlqejë dhe të frymëzojë

Mundësit e Kirgistanit që fituan medalje në kampionatin botëror 2023 në Beograd, Serbi. Foto nga faqja në Facebook e Federatës së Mundjes së Kirgistanit.

Ekipet kombëtare të mundjes për meshkuj dhe femra të Kirgistanit u bashkuan për të fituar pesë medalje në Kampionatin Botëror të Mundjes 2023 që u zhvillua nga 16 deri më 24 shtator në Beograd, Serbi. Me tre medalje ari, një argjendi dhe një bronzi, vendi doli i treti në përgjithësi, pas Japonisë dhe SHBA-së. Duke folur për këtë arritje, disa analistë nxituan të vinin në dukje se bota ishte dëshmitare e krijimit të një fuqie tjetër aziatike të mundjes.

Pas kësaj arritjeje të pabesueshme të Kirgistanit, një komb i vogël dhe i panjohur i Azisë Qendrore, është brezi i artë i mundësve, stafit stërvitor dhe puna efektive e federatës së mundjes së vendit. Në Beograd, Aisuluu Tynybekova fitoi kampionatin e saj të tretë botëror, ndërsa Akzol Makhmudov dhe Zholaman Sharshenbekov mbrojtën titujt e tyre dhe u bënë dy herë kampionë të botës. Ata janë në krye të renditjes së Mundjes së Bashkuar Botërore (UWW) në kategoritë e tyre përkatëse të peshave.

Ja një postim në Instagram me festimin e fitores së Zholaman Sharshenbekov.

Përpara Olimpiadës Verore të Parisit 2024, shpresat e kombit për një medalje të artë olimpike, të cilën Kirgistani ende nuk e ka fituar, janë vendosur mbi supet e tyre.

Në një vend ku mundja mbretëron dhe meshkujt janë në skenën qendrore, Tynybekova është ndoshta figura më popullore dhe padyshim më frymëzuese. Në vitin 2019, ajo arriti një sukses që asnjë mundës tjetër nga Kirgistani nuk e kishte arritur dhe u bë kampione bote.

Këtu është një postim në Instagram me muralen e Aisuluu Tynybekova në Bishkek, Kirgistan.

Në Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020, të cilat u zhvilluan në vitin 2021 për shkak të COVID-19, Tynybekova përfundoi e dyta, duke humbur në finale me një pikë të vetme. Disa muaj më vonë, në tetor 2021, ajo fitoi kampionatin e saj të dytë botëror në Oslo, Norvegji.

Rruga e Tynybekovës drejt statusit të mundëses më të dekoruar në historinë e Kirgistanit nuk ishte e lehtë. Ajo u rrit në një fshat të largët dhe të varfër në Naryn, një rajon i ftohtë dhe i vështirë në lindje dhe nuk u stërvit për shkak të mungesës së mjediseve,  derisa u transferua në kryeqytetin Bishkek si adoleshente, një moshë jashtëzakonisht e vonë për atletët profesionistë, për të filluar stërvitjen.

Atje ajo u takua me Nurbek Izabekov, i cili përfundimisht do të bëhej trajneri kryesor i ekipit kombëtar të mundjes për femra. Duke kujtuar betejat e tyre, ai tha: “Kur po fillonim, njerëzit ndonjëherë nuk ka lejonin të hynim në palestra. Kur ndeshesha me të, njerëzit qeshnin me ne.”

Tynybekova nuk është e vetmja nxënës e shkëlqyer nën tutelën e Izabekov. Të tjerë përfshijnë Meerim Zhumanazarova, me medalje bronzi olimpike dhe kampione bote dhe Aiperi Medet kyzy, i cili përfundoi i pesti në Olimpiadën e fundit dhe mori një medalje argjendi në kampionatin botëror 2023 në Beograd.

Suksesi i paprecedentë i studentëve të Izabekov solli një ndryshim të madh në shoqërinë në Kirgistan. “Trajnerët që punonin me djemtë paralelisht po trajnonin dhe gratë. Prindërit po na kontaktojnë. Ata duan që fëmijët e tyre të jenë Aisuluu, Meerim ose Aiperi i ardhshëm”, tha Izabekov me krenari.

Që nga arritja historike e Tynybekova në vitin 2019, mundësit kirgizë kanë fituar 16 medalje në tre kampionatet e fundit botërore, duke përfshirë shtatë të arta, tre të argjendta dhe gjashtë të bronzta. Shumë prej këtyre medaljeve ishin të parat në historinë e vendit. Midis 1991 dhe 2019, Kirgistani fitoi vetëm 9 medalje në kampionatet botërore dhe asnjëra nuk ishte e artë.

Këtu është një video në YouTube me fitoren e Akzhol Makhmudov në kampionatin botëror 2022, ku ai u bë mundësi i parë i vendit që fitoi një medalje të artë në mundjen greko-romake.

Me më pak se një vit të mbetur nga Olimpiada, njerëzit në Kirgistan po luten. Shpresa e tyre është që këta mundës të shkëlqejnë në skenën më të madhe dhe të vazhdojnë të frymëzojnë bashkatdhetarët e tyre.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.