Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Revolucionin e Libisë 2011.
Një grup i vogël libianësh u mblodhën sot në sheshin Al Shajara në Bengaz [12 Shtator 2012] për të protestuar kundër sulmit mbi Konzulatën e Shteteve të Bashkuara.
Katër amerikanë, duke përfshirë edhe ambasadorin Kristofer Stivens u vranë nga gjuajtjet e militantëve me raketa përderisa ata po i shpinin në një vend më të sigurtë kur protestuesit e rrethuan ndërtesën e Konzulatës.
Reporterët e lajmeve thonë se protestuesit e rrethuan Konzulatën, meqë ishin të mllefosur për filmin ku përqeshet profeti Muhamed, që është prodhuar nga një producent amerikano-izraelit. Në Kairo, është zhvilluar një protestë e ngjashme, ku protestuesit hypën në muret e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke e shkyer flamurin amerikan dhe duke e zëvendësuar atë me një flamur arab.
Vrasja e Zotëri Stivens dhe tre personave tjerë të stafit të Konzulatës së Shteteve të Bashkuara ka mllefosur përdoruesit e internetit në tërë rajonin.
Nga Bengazi, Ahmed Sanalla na tregon në Twitter disa nga shenjat që i mbanin protestuesit.
Ai thotë:
@ASanalla: Një grup i vogël u mblodhën në sheshin Alshajra në Bengaz për të protestuar kundër sulmit mbi ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe duke thirrur për aktivizim të Armatës dhe Policisë .
Mes thirrjeve ata thonin [ar]:
Këtu janë të paraqitura disa fotografi që Sanalla i ka postuar nga protesta.
@ASanalla: Kris Stivens ishte mik i libianëve. Një pamje nga protesta e sotshme në Libi. #Benghazi #USEmbassyattack #Libya pic.twitter.com/jcCkMTUh

“Chris Stevens ishte mik i gjithë libianëve”. Një tjetër shenjë nga protesta e Bengazit sot. Foto e paraqitur në Twitter nga Ahmed Sanalla
@ASanalla: Na fal Kris #Benghazi nuk mundi të të mbrojë. Fotografi nga protesta e sotshme në Bengaz.

Një protestues i Bengazit duke mbajtur një shenjë ku thuhet: “Na fal Kris, Bengazi nuk mundi të të mbrojë”. Fotografi e paraqitur në Twitter nga Ahmed Sanalla
@ASanalla: Vjedhësit dhe vrasësit nuk e paraqesin Bengazin e as Islamin. Fotografi nga protesta e sotshme në Bengaz

“Vjedhësit dhe vrasësit nuk e paraqesin Islamin”. Fotografi nga protesta e sotshme në Bengaz e paraqitur nga @ASanalla në Twitter
Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Revolucionin e Libisë 2011.