See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Iran: “Zgjim islam” ose fitore e NATO-s në Libi?

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Kryengritjes në Libi 2011.

Qytetarët iranianë vazhdojnë t'i ndjekin me interes të madh zhvillimet e fundit në Libi, dhe po e vërshojnë sajberhapësirën me komente, postime dhe tuite në Tweeter.

Përderisa disa zyrtarë dhe diplomatë iranianë revolucionin në Libi e quajnë “zgjim islam”, bloguesi iranian Bedone Onvan ka publikuar një fotografi të një luftëtari anti-Gadafi duke e puthur flamurin e SHBA-ve, të shoqëruar me një tekst ironik: “Zgjim islam!”

Andishe shkruan [persisht]:

Akoma nuk është e qartë se asistenca e NATO-s në rrëzimin e regjimit të Gadafit a do të jetë në të mirë të popullit libian ose jo. Por është shumë e qartë se pa ndihmën e NATO-s do të ishte e pamundur të largohej diktatori libian. Për mendimin tim, diktatorët që e vrasin popullin e vet dhe nuk e kanë problem për ta kryer cilindo qoftë krim që mund të paramendohet, nuk do të largohen nga skena deri sa të mos intervenojë një dorë më e fortë.

Aeroplani Tajfun i Forcave ajrore Mbretërore pas një misioni në Libi, më 20 mars 2011. Nga N.A.T.O. në Flickr (lejohet përdorimi korrekt)

Bamdadi ua parashtron një pyetje lexuesve të tij: “Cili shtet e ka rezultatin më të mirë sa i përket indeksit të zhvillimit njerëzor në Afrikë?” Ky link e ka përgjigjen e kësaj pyetjeje: është Libia! Bloguesi shton, “Kuptohet, kështu ishte para se të fillojë lufta civile në këtë vend.” Në një postim tjetër, Bamdadi thotë [persisht]:

Nuk e kuptoj se pse suksesi i NATO-s dhe i vendeve perëndimore për të sjellë në pushtet një grup të ri politik në Libi duhet t'i bëjë disa iranianë të lumtur? … Ndoshta ata mendojnë se [një regjim i ri] do të ishte një hap përpara drejt lirisë'? Ata me siguri po tallen. Vendet që e bombarduan Libinë nuk e besuan një gjë të tillë. Çfarë lirie? Duhet të jeni shumë naivë që t'i besoni kësaj… liria duhet së paku të ketë një domethënie më të madhe se sa që ka intervenimi dhe shkatërrimi i një shteti të dobët nga ana e ushtrive të e shteteve më të fuqishme duke përdorur  mashtrime.

Secular shkruan [persisht]:

Dallimi në mes të iranianëve dhe libianëve është se këta të fundit përkrahën personalitete politike me mangësi që u shkëputën nga regjimi i Gadafit, ndërsa disa iranianë nuk deshën ta përkrahin [lëvizjen opozitare] të Mir Husein Musavit edhe pse ai ka qenë jashtë strukturave shtetërore të regjimit diku rreth 20 vite. Iranianët zakonisht thonë se të gjithë [ata që janë në pushtet dhe reformistët] janë të njëjtë.

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Kryengritjes në Libi 2011.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.