Historitë e prindërimit të pinguinëve homoseksualë trondisin konservatorët
Të gjithëve u pëlqen një histori me pinguinë. Epo, jo të gjithëve, na rezulton.
Mediat kanë raportuar histori për pinguinët homoseksualë për dekada. Për shembull, ritualet e tyre të çiftëzimit u treguan në vitin 1998 në kopshtin zoologjik Central Park të Nju Jorkut. Çifti i meshkujve Roy dhe Silo morën një vezë nga një çift tjetër dhe e rritën Tangon si të tyrin. Partneriteti i tyre u prezantua në një libër për fëmijë, And Tango Makes Three. Ai ka qenë i diskutueshëm që nga botimi i tij në 2005, me kundërshtime për praninë e tij në shkolla dhe biblioteka që atëherë.
Një rast i fundit është shfaqur në Florida, SHBA, ku një bord shkolle bllokoi aksesin në librin e fëmijëve nga kopshti deri në klasën e 3. Kundër ndalimit po planifikohen padi nga familjet dhe autorët e librit.
Ka pasur një debat të ashpër në rrjetet sociale:
BREAKING
The school board in Escambia County, Florida just voted to BAN AND TANGO MAKES THREE, the true story of two male Penguins who lived in the Central Park Zoo
The pair build a nest together and raise an adopted child, Tango
There is no sexual content of any kind pic.twitter.com/9JNNQhcYJ2
— Judd Legum (@JuddLegum) February 21, 2023
Bordi i shkollës në Escambia County, Florida sapo votoi për NDALIMIN e AND TANGO MAKES THREE, historia e vërtetë e dy pinguinëve meshkuj që jetonin në kopshtin zoologjik Central Park. Dyshja ndërtoi një fole së bashku dhe rritin një fëmijë të birësuar, Tango. Nuk ka asnjë lloj përmbajtjeje seksuale
No, that’s not an appropriate book. As a parent, I do not want my kids reading that nonsense at school. School is designed to teach children how to read and write and count and think critically. Books about gay penguins for 6 year olds is grooming.
— DMGPet (@DMGPet) June 8, 2023
Jo, ky nuk është një libër i përshtatshëm. Si prind, nuk dua që fëmijët e mi t'i lexojnë ato marrëzi në shkollë. Shkolla është krijuar për t'u mësuar fëmijëve se si të lexojnë dhe të shkruajnë, të numërojnë dhe të mendojnë në mënyrë kritike. Librat për pinguinët homoseksualë për 6-vjeçarët janë të papërshtatshëm.
I qualified in submarines in 1999 & still work in subs for the Navy.
With the last 24 hours of Twitter knowledge from “experts”, I think I now finally understand how frustrated doctors/nurses were in 2021 by vaccine experts, and how frustrated teachers are every day by Desantis
— Mike H – Subs (Virginias) and sports. (@mhbach97) June 20, 2023
U kualifikova në nëndetëse në 1999 dhe ende punoj në nëndetëse për Marinën. Me 24 orët e fundit të njohurive në Twitter nga “ekspertët”, mendoj se tani më në fund e kuptoj se sa të frustruar ishin mjekët/infermierët në 2021 nga ekspertët e vaksinave dhe sa të frustruar janë mësuesit çdo ditë nga Desantis
Autori dhe kontribuesi i njohur i revistës Wired, Steve Silberman ishte i prirur të bënte një krahasim me situatën e armëve në Amerikë:
This is what “grooming” really looks like.
It's not kids reading about gay penguins at the library or learning that Rosa Parks was Black. It's #GOP Rep. Andy Ogles of Nashville training his kids to love the machinery of mass slaughter. #NRA #GOP pic.twitter.com/67m1p0oXPI
— Steve Silberman (@stevesilberman) March 27, 2023
Kështu duket në të vërtetë “grooming”. Nuk janë fëmijët që lexojnë për pinguinët homoseksualë në bibliotekë apo që mësojnë se Rosa Parks ishte me ngjyrë. Është përfaqësuesi i #GOP, Andy Ogles nga Nashville, duke i trajnuar fëmijët e tij që të duan makineritë e vrasjes masive.
Ndërkohë, në Belgjikë, një histori e ngjashme ka dalë:
In a Belgian zoo, 2 gay penguins adopt a child. So, it's not “against the nature” pic.twitter.com/h8JMmeJpwp
— Belgian NAFO 🇺🇦🇧🇪 (@belgiannafo) June 20, 2023
Në një kopsht zoologjik belg, 2 pinguinë homoseksual birësojnë një fëmijë. Pra, nuk është “kundër natyrës”
Në Australi, një plan për të përfshirë marrëdhëniet midis pinguinëve meshkuj Sphen dhe Magic në kurrikulën shkollore të Uellsit të Ri Jugor ka qenë gjithashtu i diskutueshëm:
Dy pinguinë homoseksualë që rritën me sukses një zogth së bashku do t'i ndihmojnë nxënësit e shkollës të mësojnë për marrëdhëniet e të njëjtit seks si pjesë e një planprogrami të ri për fëmijët nga kopshti deri në klasën e dytë.
Historia e prindërimit të tyre në tetor 2018 ishte lajm kryesor në mbarë botën, duke përfshirë këtë material nga ABC7 News Bay Area:
Konservatorja e njohur australiane, Lyle Shelton, ka sugjeruar se Aquariumi Jetës i Sidnejt ka falsifikuar një romancë mes Sphen dhe Magic në një përpjekje për të “indoktrinuar fëmijët”. Empact News u përgjigj me këtë video të shkurtër në Twitter:
Former Director of the Australian Christian Lobby, Lyle Shelton, has accused gay penguins of ‘faking’ their relationship. #lyleshelton #shelton #penguins #lgbt #pride #gaypride #penguins #penguin #gaypenguins #samesex #marriage #conservative #liberalparty #australia #auspol pic.twitter.com/7M62ILvKeY
— Empact News (@EmpactNews) July 4, 2023
Ish-drejtoresha e Lobit Australian të Krishterë, Lyle Shelton, ka akuzuar pinguinët homoseksualë për ‘falsifikim’ të marrëdhënies së tyre.
Një çështje e ngjashme u ndez kohët e fundit në Trinidad dhe Tobago, ku një tregtar lokal librash po shet një libër për fëmijë të titulluar “Unë jam një Ylber”, shkruar nga avokati i LGBTQ+ nga SHBA dhe personazhi i njohur i mediave sociale, Mark Kanemura.