Në kërkim të koalave të çmuara të Australisë

Koala and joey

Koala me të voglin e saj – Foto nga Wikipedia. Autori: benjamint444 (CC BY-SA 3.0 DEED)

Wikipedia zgjodhi koalat e çmuara të Australisë për artikullin e ditës së parë të vitit të ri 2024.

Me Australinë që po përballet me zjarre potencialisht katastrofike në verë, si sezoni 2019–2020, një nga kafshët e saj të preferuara, koala, është nën kërcënim edhe në një sërë frontesh të tjera. Siç raportoi Global Voices në mars 2022, kafsha ikonë kombëtare është shpallur një specie e kërcënuar. Humbja e habitatit dhe sëmundjet, si klamidia, janë dy nga kërcënimet.

Frika për të ardhmen e koalave nuk është diçka e re. Dokumentari “A është koala e destinuar të zhduket” është i vitit 1962:

Natyrisht, disa gjëra duhet të përditësohen që nga viti 1962 – për shembull, referenca në titullin e YouTube. Koalat nuk janë arinj. Ata janë marsupialë barngrënës (bimëngrënës) me një dietë me gjethe eukalipti dhe kalojnë pjesën më të madhe të kohës në pemë, duke fjetur deri në 20 orë në ditë. Kur është e nevojshme, ata ecin.

Megjithëse kam parë dhjetëra koala në natyrë, nuk më kujtohet hera e fundit. Dikur ishte e zakonshme t'i shihje ato në pemë përgjatë anëve të rrugëve rurale. Përveç shikimeve në pyje dhe parqe kombëtare, zhurmat e tyre të forta dëgjoheshin shpesh natën në vende të tilla si Parku Kombëtar Grampians në Viktoria.

Pavarësisht pranisë së koalës gjigante në portën e Grampianëve, ka shumë pak kafshë të mbetura në park.

Koala gjigante – Foto nga përdoruesi i Flickr Knitspirit (CC BY-NC-ND 2.0 DEED)

Prania e dy koalave në 2020 solli pak gëzim:

Dy koala janë gjetur në Grampians, shfaqje kjo e dokumentuar në gjashtë vjet. Gjetja e rrallë është përshkruar si “fantastike” nga Parqet Viktoria. Një anëtar i projektit Platypus Upper Wimmera Landcare vuri re marsupialët e përgjumur, numri i të cilëve ra nga sëmundjet në vitet 1990 në rajon.

Politikanët shpesh fotografohen duke mbajtur një koalë kur vizitojnë Australinë. Ky është Barack Obama në 2014:

President Obama holding a koala

Presidenti Obama mban një Koala – Foto zyrtare e Shtëpisë së Bardhë nga Pete Souza (CC BY 3.0 US DEED)

Nëse po mendoni ta rrisni një si kafshë shtëpiake, Laboratori i Performancës i Universitetit të Queensland-it ka këtë paralajmërim: Koalat nuk janë të lezetshme dhe nuk duan përkëdhelje.

Në fakt, ka pasur shumë diskutime në internet gjatë viteve për njerëzit që marrin infeksionin seksualisht të transmetueshëm (SST) klamidia nga urina e koalës. Kjo temë në Reddit ka shkaktuar shumë debat: “A më tradhtoi ai apo unë mora një sëmundje seksualisht të transmetueshme nga një koala?? Përditësim- Ai më tradhtoi…”

Të famshimt nuk kanë arsye të shqetësohen. Sipas studentit të doktoraturës në Universitetin e Sidneit, Luke Silver:

…për fat të mirë ju nuk merrni klamidian nga mbajtja ose prekja e një koale, pasi specia që infekton koalat është e ndryshme nga ato që infekton njerëzit.

Australiani Bryce Stewart është një ekolog detar dhe biolog i peshkimit që aktualisht banon në Mbretërinë e Bashkuar. Ai pati fatin të shihte një koala kur ishte me pushime:

Pashë një #koala në fund të rrugës sonë sot… Një fillim i mirë i 2024!! Ju uroj të gjithëve gjithashtu një vit të mrekullueshëm.

Në fakt, Bryce raporton se ka parë dy koala pranë Inverloch në Viktorian lindore.

Ka disa faqe interneti që regjistrojnë koalat e para. Departamenti i mjedisit të qeverisë së Queensland ka gjithashtu një aplikacion. Shikimet regjistrohen në një hartë në faqen e internetit, me fotografi, nëse sigurohen nga raportuesit.

Jo vetëm që ka një Ditë Ndërkombëtare të Koalës së Egër çdo maj, por shtatori është gjithashtu muaji Shpëto Koalat; e premtja e fundit është dita e caktuar. Ka shumë organizata joqeveritare dhe faqe interneti që promovojnë të ardhmen e kësaj specie ikonike. Miqtë e Koalës pretendojnë se “kanë një qëllim: të shpëtojnë koalat nga zhdukja”. Dokumentari i tyre në internet është promovuar në YouTube:

World Wildlife Fund në Australi ka dhjetë fakte interesante rreth specieve. Për ata që duan të ndihmojnë në shpëtimin e kësaj kafshe, WWF ka gjithashtu programin Adopto një koalë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.