‘Lufta’ e një ministri të Zelandës së Re me mediat

Minister Winston Peters being interviewed by the media.

Ministri Winston Peters duke u intervistuar nga media. Foto nga videoja në YouTube e Newshub

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Zelandës së Re, Winston Peters, tha se ai është në “luftë” me median, duke akuzuar transmetuesit publikë për mungesë pavarësie.

Peters është themeluesi dhe udhëheqësi i partisë populiste dhe nacionaliste të Zelandës së Re. Ai e nisi mandatin e tij duke qortuar publikisht mediat vetëm disa ditë pasi u formua qeveria e re, më 27 nëntor 2023. Peters vuri në pikëpyetje veçanërisht fondin e gazetarisë me interes publik prej 55 milionë dollarësh të krijuar nga qeveria e mëparshme gjatë pandemisë COVID-19 në 2020, për të cilin pretendon se është përdorur si “ryshfet” për mediat.

Ai u kërkoi gazetarëve të mos ishin më “të marrë matematikore” dhe në një moment, gjatë një takimi të kabinetit, ai i sfidoi gazetarët dhe u tha të ishin “transparentë”:

Para se të shkoni, a mund t'i tregoni publikut se çfarë duhej të firmosnit për të marrë paratë? Përpara se të bëni një pyetje më shumë, tregonjii publikut se për çfarë keni nënsjhkruar për të marrë paratë.

Peters është një politikan veteran, partia e të cilit humbi në zgjedhjet e 2020. Gjatë periudhës së fushatës së tetorit 2023, ai kritikoi disa gazetarë se ishin “të korruptuar” dhe “matrapazë”. Ai përsëriti akuzën e tij për njëanshmërinë e mediave edhe gjatë një seance parlamentare, në javën e parë të dhjetorit.

Tre subjekte konservatore, përfshirë Partinë e Parë të Peters, krijuan koalicionin qeveritar. Kabineti i ri është zotuar të ulë taksat, të zvogëlojë burokracinë, të trajnojë më shumë policinë dhe të ulë inflacionin. Ata rrëzuan Partinë Laburiste nga pushteti, e cila u vlerësua botërisht për menaxhimin e pandemisë COVID-19, por u përball me kritika në vend për rritjen e kostos së jetesës.

Në kritikat ndaj fondit të gazetarisë me interes publik, Peters nuk përmendi se paratë synonin të mbështesnin kompanitë e mediave lokale që humbën të ardhurat nga reklamat gjatë pandemisë. Fondi menaxhohej nga Zelanda e Re On Air, një organ i pavarur. Andrew Shaw, anëtar i bordit, e përshkroi deklaratën e Peters si “dashakeqe” dhe “të pavërtetë”. Ai më pas dha dorëheqjen nga posti, pasi deklarata e tij minoi paanshmërinë e institucionit.

Sir Ian Taylor, themelues dhe drejtor menaxhues i Animation Research dhe gjithashtu ish-anëtar i bordit të Zelandës së Re On Air, shkroi se Peters duhet të kërkojë falje për akuzat. Ai gjithashtu mbrojti besueshmërinë dhe pavarësinë e institucionit.

E vetmja mënyrë se si gazetarët mund të merrnin fonde ishte miratimi i aplikimeve të tyre nga bordi i Zelandës së Re On Air, një organizatë krejtësisht e pavarur. Duke pretenduar se “nuk mund të mbrosh 55 milionë dollarët e ryshfetit”, zëvendëskryeministri sapo akuzoi bordin si bashkëpunëtor në akuzat për ryshfet dhe anëtarët, me të drejtë, presin që ai tu kërkojë falje për një pretendim të pajustifikuar dhe shpifje. Ai me siguri meritonte shumë më tepër sesa kritikat që mori. 

Tracy Watkins, redaktore e Sunday Star-Times, shkroi se Peters po angazhohet në “keqinformim” dhe se ai po përdor postin “për të gërryer më tej besimin dhe respektin në media”. Ajo kritikoi gjithashtu autoritetet që i bëjnë jehonë pretendimeve të pabaza të Peters për mediat:

Pse kaq shumë njerëz të fuqishëm e kanë pranuar këtë argument? Sepse turbullon kufirin midis së vërtetës dhe gënjeshtrës. Sepse një media e dobësuar është e mirë për ta. Cili politikan nuk do ta dëshironte këtë? Atyre nuk u pëlqen të flasin para mediave dhe akoma më pak kontrolli që vjen me marrjen e posteve publike.

Cédric Alviani, drejtori i Zyrës së Azi-Paqësorit të Reporterëve pa Kufij, i kërkoi kryeministrit të Zelandës së Re Christopher Luxon të sigurojë publikun për mbështetjen e qeverisë për një shtyp të lirë. Ai dënoi gjithashtu deklaratat e Peters:

Duke bërë komente të papërgjegjshme për gazetarët në një kontekst të mosbesimit në rritje të publikut të Zelandës së Re ndaj medias, zëvendëskryeministri Peters po dërgon një sinjal shqetësues për qëndrimin e ekzekutivit të sapoemëruar ndaj shtypit.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.