Meksikë: Mësuesja këndon me nxënësit derisa jashtë dëgjohen krisma

Një video në YouTube që e paraqet një mësuese në çerdhe se si këndon së bashku me nxënësit e saj që t'i mbajë të qetë, përderisa dëgjohen krisma në Monterej, Meksikë, është përhapur me një shpejtësi marramendëse nëpër vendet që flasin gjuhën spanjolle.

Videoja e inçizuar nga mësuesja në celular e tregon një klasë përplot me fëmijë shumë të vegjël, të shtrirë në dysheme. Në video dëgjohet se si mësuesja, u kërkon nxënësve të saj t'i mbajnë kokat e shtrira përtokë, derisa në prapavijë dëgjohen të shtëna. Ajo i siguron fëmijët se çdo gjë është në rregull, dhe se ata do të jenë të sigurt në klasë, duke i përkujtuar që t'i mbajnë kokat ulur. Për t'ua tërhequr vëmendjen, ajo fillon të këndojë me ta. Ajo e zgjedh këngën Pika shiu (Raindrop) nga emisioni “Barney show”, në gjuhën spanjolle, në të cilën shtrohet pyetja se ç'do të ndodhte sikur pikat e shiut të ishin prej çokollate dhe se si ata do t'i hapnin gojët e tyre për t'i kapur ato. Duke e kënduar këngën së bashku me fëmijët, ajo arriti jo vetëm që t'i mbajë ata të qetë, por gjithashtu edhe t'i mbajë ata me kokët për toke, duke u kërkuar që të rrotullohen dhe të shohin lartë në qiell me gojët e hapura.

Mediumet lokale kanë zbuluar se shkolla gjendet në Colonia Nueva Estanzuela, vetëm disa metra larg vendit ku një grup i armatosur, arritën me shtatë furgona, për t'i vrarë pesë njerëz në një bazë të pavarur taksie, ndërsa mësuesja, identiteti i së cilës akoma është i panjohur, është quajtur hero dhe është vlerësuar nga mediumet dhe shikuesit për guximin, karakterin dhe dashurinë ndaj nxënësve të saj.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.