Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Revolucionit në Egjipt 2011.
Sot u njoftua se një gjyq egjiptian e ka dënuar presidentin e rrëzuar egjiptian Hosni Mubarakun dhe zyrtarë të tjerë me 540 milionë funta egjiptianë (90 milionë dollarë) për ndërprerjen e internetit dhe të shërbimeve të telefonisë celulare gjatë revolucionit që e rrëzoi atë.
Sipas Rojtersit, gjyqi administrativ e dënoi Mubarakun 200 milionë funta, ish-kryeminsitrin Ahmed Nazif me 40 milionë funta, dhe ish-ministrin e punëve të brendshme, Habib al-Adli me 300 milionë funta, për dëmin që ia kanë shkaktuar ekonomisë kombëtare.

Ish kryetari egjiptian Hosni Mubarak. Fotografia nga Agência Brasil (Creative Commons Atribuição 2.5 Brasil).
Regjimi i Mubarakut së pari e ndaloi qasjen në Twitter kur filluan protestat më 25 janar, pastaj në Facebook më 26 janar, para se ta ndalojë internetin më 28 janar.
Po japim disa reagime në mediumet qytetare, për këtë ngjarje.
Në Twitter, kolumnisti Sulltan Al Kasemi nga EBA raporton:
Al Xhazira: Egjipt: Mubaraku dënohet me 90 milionë dollarë për ndërprerjen e internetit dhe të shërbimeve të telefonisë celulare gjatë revoulcionit. #25janar
Dënimi i çoi disa shfrytëzues të Twitter-it në Egjipt, t'i fërkojnë kokat e tyre, duke bërë llogaritje me kalkulatorët e tyre për të parë se këto të holla a do të arrijnë te parapaguesit.
Mohammed Hamdi pyet:
Mohammed Yousif, i cili i përgjigjet @JawazSafar, shton:
Dënimi i Mubarakut si duket është bazuar në ndikimin financiar. Ai poashtu duhet të gjykohet edhe për vrasje dhe ndalim të shërbimeve SOS#Egypt
Ndërsa avokati egjiptas dhe drejtori ekzekutiv i Rrjetit arab për informatat për të drejtat e njeriut, Gamal Eid shton:
Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Revolucionit në Egjipt 2011.