Projekti multimedial i Hong Kongut përkujton 30 vjetorin e masakrës së 4 qershorit në Pekin

Foto nga “Unë jam një gazetar, historia ime e 4 qershorit”

Për të përkujtuar 30 vjetorin e masakrës së 4 qershorit në Pekin, një grup prej 60 gazetarësh nga Hong Kongu vendosi të dokumentojë ngjarjen me një projekt multimedial: Unë jam gazetar, Historia ime e 4 qershorit.

Po bëhen 30 vjet që nga ngritja dhe rënia e vitit '89 e Lëvizjes së Demokracisë (八九 民运) në Kinë. Lëvizja demokratike 50 ditore e udhëhequr nga studentët, përfundoi me një goditje ushtarake brutale më 4 qershor. Një dokument konfidencial i qeverisë amerikane, publikuar në 2014, raportonte se sipas burimeve të brendshme kineze, të paktën 10,454 civilë u vranë.

Brenda Kinës, incidenti është një tabu politike dhe nuk mund të përmendet. Ndërsa në Hong Kong, qytetarët kanë marrë pjesë në ceremonitë vjetore të ndezjes së qirinjve këto 30 vitet e fundit, për të përkujtuar viktimat.

Projekti “Unë jam një gazetar, historia ime e 4 qershorit” vë në dukje rolin e gazetarëve si dëshmitarë të historisë dhe thekson detyrimin e tyre për të treguar të vërtetën dhe për të ndarë njohuritë e tyre:

Po bëhen tridhjetë vjet që nga masakra e 4 qershorit. Të vdekurit mbesin pa emër, protestuesit të persekutuar dhe vrasësit në liri. Faktet po shtrembërohen dhe rishkruhen në mënyrë që brezat e rinj kurrë të mos e mësojnë të vërtetën. Asnjë gazetar nuk duhet ta lejojë këtë të ndodhë; në veçanti ata që ishin dëshmitarë të vrasjeve. Jo vetëm që duhet ta tregojnë tragjedinë, por të shtojnë edhe njohuritë e tyre në të. Ky është detyrim për çdo dëshmitar të historisë.

Tregimet e 60 gazetarëve për incidentin do të publikohen në formë libri më 4 qershor 2019. Projekti gjithashtu përshin publikimin çdo ditë të një interviste me video. Më poshtë është promoja e projektit:

Gazetari i parë që flet për incidentin është Ching Cheong. 30 vjet më parë, ai ishte zëvendës kryeredaktor i Wen Wei Pao, një gazetë e sponsorizuar nga qeveria kineze në Hong Kong. Për çudinë e të gjithëve, gazeta e la bosh vendin e editorialit për të shprehur pakënaqësinë pasi Pekini shpalli ligjin ushtarak më 19 maj 1989. Ching Cheong zbuloi se ndonëse njerëzit si ai prisnin që brezi i vjetër në Partinë Komuniste kineze do të zgjidhte “vrasjen e 100 mijë njerëzve në shkëmbim të 20 viteve stabilitet”, redaksia u indinjua kur u shpall ligji ushtarak:

Një tjetër dëshmi me video është dhënë nga Leung Wai Man, një gazetare e Singtao, e cila ende mban një regjistrim zëri për atë që ajo kishte kaluar nga 3 deri më 4 qershor:

Wong Kan Tai, një tjetër gazetar nga Wen Wei Pao, mori lejen nga presioni i lajmeve në maj 1989 dhe udhëtoi për në Pekin si një gazetar i pavarur, kështu që ai mundi të regjistrojë ngjarjen nga perspektiva e tij. Ai vizitoi sërish Pekinin në vitin 1998, për të vazhduar zbulimin e së vërtetës. Ai beson se incidenti nuk ka përfunduar dhe se ende ka shumë lajme për tu raportuar.

Projekti u financua nga fondacioni “Njerëzit nuk do të harrojnë”, që menaxhohet nga Shoqata e Gazetarëve të Hong Kongut.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.