Një video onlajn, ku shihet një grua e re se si kërcen mbi kapakun e veturës së kryetarit iranian Mahmud Ahmadinexhad, derisa ai ishte për vizitë në qytetin Bandar-Abbass (qytet në bregdetin jugor të Iranit) më 10 prill 2012, ka shkaktuar reagime të shumta.
Gruaja e re i thotë kryetarit diçka shkurtimisht, vetura e të cilit është e rrethuar me spektatorë. Në ndërkohë, një njeri plak, poashtu përpiqet t'i afrohet Ahmadinexhedit. Ai ankohet, “Ahmadinexhad, jam i uritur! Ahmadinexhad, jam i uritur!” Ahmadinexhedi vazhdon të qeshet dhe t'ua bëjë me dorë njerëzve përreth, duke vështruar nga kulmi i diellit të veturës.
Për çudi, derisa shumica e mediumeve perëndimore kanë folur për vajzën, bloguesit iranianë u fokusuan te plaku i uritur.
Karansadr thotë [persisht]:
Ky plak që bërtet “Jam i uritur, jam pensionist”, tregon se të gjitha premtimet e Ahmadinexhadit ishin të rreme. Akoma na kujtohet kur ai tha se Irani është vendi i vetëm ku nuk ka uri.
Babak Dad shkruan [persisht]:
Një ditë, këta njerëz do të na pyesin, “Çka bëtë ju kur ne po ballafaqoheshim me urinë?” A kemi përgjigje? Dyshoj.