Haruki Murakami flet për periudhën Heisei në Japoni

Haruki Murakami

Haruki Murakami duke folur në Ekuador në nëntor 2018. Foto për përdorim publik

Romancieri japonez Haruki Murakami hedh një vështrim epokës Heisei të Japonisë, e cila do të përfundojë më 30 prill 2019, kur perandori i tanishëm do të largohet froni.

Si novelist, Murakami shpesh konsiderohet si përfaqësues i epokës Heisei të Japonisë, e cila filloi më 8 janar 1989. Përveç përjetimit të rënies së Ekonomisë Fluskë dhe recesionit në vitet '90, epoka Heisei u trondit në 1995 kur një tërmet shkatërroi qytetin Kobe; një tjetër tërmet masiv dhe cunami në vitin 2011 vrau më shumë se 20,000 persona dhe shkaktoi një aksident bërthamor dhe pati fatkeqësi natyrore që lidhen me ndryshimet klimatike.

Në një intervistë, Murakami thotë:

Unë nuk e di pse, por librat e mi duket sikur lexohen sidomos kur ajo që kishim më parë papritmas shembet ose zhduket. Unë e ndjej se (librat e mi) filluan të pranoheshin në mënyrë thelbësore në Japoni rreth kohës kur filloi epoka e Heiseit, me vdekjen e perandorit, ekonomia e fryrë nga asetet u shemb dhe ndodhi Tërmeti i Madh i Hanshinit e incidenti i sarinit.

Murakami u intervistua pasi romani i tij “1Q84″ u votua libri më i mirë i botuar në periudhën 1989-2018 nga një grup prej 120 lexuesish, në një sondazh mbi epokën Heisei të kryer nga gazeta Asahi Shimbun.

Murakami diskuton shumë nga librat e tij, përfshirë edhe “1Q84″, “Pas tërmetit”, dhe “Nëntokë: Sulmi me gaz në Tokio dhe psikika japoneze”.

Intervista e plotë me Haruki Murakami mund të lexohet në faqen e internetit të Asahi Shimbun.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.