Blogerat Iranian për ditën ndërkombëtare të gruas

Dy vitet e fundit, të drejtat e grave në Iran janë shumë të kufizuara. Disa gra aktiviste morën dënim me burg, kurse revista Zanan, revistë kryesore e grave, ishte e mbyllur. Shumë gra të tjera ishin viktima të përdhunimit të forcave mbrojtëse për shkak të mënyrë së veshjes së tyre.

kosoofkh.jpgSistemi qeverisës i Iranit nuk e pranon 8 marsin si ditë ndërkombëtare të gruas dhe nuk ekziston festë oficiale.

Edhe për shkak të gjendjes së rëndë, gratë iraniane e vazhdojnë përparimin e tyre në më shume sfera dhe ekzistojnë aktivistë të cilët i përkrahin gratë e burgosura aktiviste.

Para disa muajsh, Kosof, prijësi i foto blogerëve, paraqiti disa fotografi nga greva për solidaritet të grave për dy aktiviste të burgosura. Disa bloger, burra dhe gra, e kujtojnë këtë ditë dhe i shpërndajnë mendimet dhe ndjenjat e tyre pqr gratë nga shoqëria iraniane.

Asieh Amini, aktivist i të drejtave të barabarta të grave, thotë [Fa] se 8 marsi është ditë për protestë për çfarëdo diskriminimi gjinie.

Frikybord thotë se 8 Marsi e bëri ti krahasoj ëndrrat e veta me realitetin. Ai thotë:

Nuk është ky 8 Mars i imi. Në 8 Marsin tim njerëzit do të jenë të lumtur dhe do të vallëzojnë nëpër rrugë. Në 8 Mars nuk do të ketë dallime të burrave dhe grave, të gjithë njerëzit anë të barabartë për shkak se janë krijesa njerëzore. 8 Marsin që unë e dua, nuk ekzistojnë policë. Burrat dhe gratë janë të lumtur dhe vallëzojnë. Asnjë grua nuk thërret se dua të drejta të barabarta… ky 8 Mars nuk është këtu, por është në mendimet e mia, në ëndrrat e mia.

Blogeri shton se në 8 Marsin e tij gratë nuk dërgohen në burg për shkak se i lutshin njerëzit të nënshkruajnë peticion për të drejta të barabarta të burrave dhe grave.

Asociacioni për blogerat Iranian, Penlog, në paraqitje thotë [Fa] se gratë iraniane janë të trajtuara si qytetare nga shtresa e dytë nga ana e zakoneve republikane islamike. Pavarësisht nga të gjitha diskriminimet dhe presionet, gratë iraniane e vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në të gjitha fushat profesionale.

Z8un ka botuar disa foto të grave që punojnë.

Maryam Majd, bloger dhe fotograf, gjithashtu shfaqi disa fotografi nga gratë iraniane të përfshira në sporte të ndryshme. Ajo shfaqi edhe prirje dhe probleme tjera të grave përmes fotografive. Fotografitë mund ti shikoni këtu.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.