Gratë afgane i drejtohen qeverisë e Talebanëve: Paqja, e pamundur pa ne!

Këshillat e grave “jirga” po zhvillohen kudo në Afganistan. Foto e përdorur me lejen e Gratë Afgane për Paqen.

Afganistani do të organizojë në muajt e ardhshëm Këshillin e parë Kombëtar të Grave, ku me mijëra gra do të mblidhen për të kujtuar qeverinë dhe Talebanët se paqja e shumëpritur, është e pamundur pa përfshirjen e tyre.

Gjatë dekadave të fundit të luftës, gratë në Afganistan kanë përjetuar shtypje shokuese që ka thelluar izolimin social dhe i kanë bërë ato të tregojnë kujdes ndaj politikës.

Strategjitë anti-femërore në nivel shtetëror arritën kulmin gjatë kohës së Talebanëve, kur ata morën pushtetin në mesin e viteve 1990 para se të rrëzoheshin nga ndërhyrja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Këshillat e grave “jirga” po zhvillohen kudo në Afganistan. Foto e përdorur me lejen e Gratë Afgane për Paqen.

Ndërhyrja solli përfitime për arsimimin e grave, por ato ende ndjehen të pasigurta dhe të kërcënuara nga dhuna.

Kuotat për përfaqësimin e femrave në organet legjislative nuk kanë ndryshuar kulturën politike afgane, të mbizotëruar nga meshkujt.

Shfaqja e Talibanëvet në tryezat e bisedimeve në Moskë dhe Doha po kërcënon arritjet e deritanishme.

Grupi mbetet i palëkundur në mosnjohjen e rolit të grave në publie dhe qeverinë afgane, me të cilën ende nuk ka mbajtur bisedime të drejtpërdrejta.

Aktualisht Talebanët preferojnë të flasin me Uashingtonin, Moskën dhe grupet e zgjedhura të politikanëve afganë. Grupi ka thënë se pozicioni i tij mbi të drejtat e grave është në përputhje me atë të fesë kryesore të Afganistanit, Islamin, dhe mbetet armiqësor ndaj aktivistëve të barazisë gjinore.

Këshillat e grave “jirga” po zhvillohen kudo në Afganistan. Foto e përdorur me lejen e Gratë Afgane për Paqen.

Të dëgjohemi

Ndërkohë, gratë afgane dhe aktivistet e të drejtave të grave nga të gjitha sferat e jetës u bashkuan dhe krijuan Gratë Afgane për Paqen, një lëvizje prej mbi 15,000 anëtaresh, që vijnë nga të 34 krahinat.

Lëvizja filloi gjashtë muaj më parë si një iniciativë e përbashkët e Rrjetit të Grave Afgane, Ministrisë së Çështjeve të Grave, Këshillit të Lartë të Paqes dhe Zyrës së Zonjës së Parë të Afganistanit.

15,000 gra në mbarë vendin u mblodhën në 34 tubime, një në çdo krahinë, për të ngritur zërin, për të diskutuar se çfarë do të thotë paqja për komunitetin e tyre, cilat janë pritshmëritë dhe cila është kostoja e paqes.

Në çdo krahinë, Gratë Afgane për Paqe mblodhën studentetdhe punonjëset qeveritare si dhe gratë e shkolluara dhe analfabete që donin të jepnin kontributin e tyre.

Ato ndanë mendimet dhe kërkesat e tyre për paqen.

Këshillat e grave “jirga” po zhvillohen kudo në Afganistan. Foto e përdorur me lejen e Gratë Afgane për Paqen.

Organizatoret folën për rolin e grave në qeveri dhe në shoqëri; mënyrat për të pasur një ndikim pozitiv në shoqëri dhe që zërat e tyre të dëgjohen nga autoritetet lokale dhe kombëtare.

Qëllimi i parë është dakordësia në mbarë vendin se gratë afgane nuk duhet të harrohen. Gratë duhet të marrin pjesë në bisedimet e paqes dhe të paraqesin kërkesat e tyre dhe pritshmëritë për të ardhmen e qarkut.

Këshillat e grave “jirga” po zhvillohen kudo në Afganistan. Foto e përdorur me lejen e Gratë Afgane për Paqen.

Konferenca tashmë janë mbajtur në një numër provincash, përfshirë Panjshir, Khost, Parwan, Baghlan, Ghazni, dhe Logar. Konferencat do të vazhdojnë në 28 provinca të tjera gjatë javëve të ardhshme.

Këto janë pikat kryesore të konferencës në Khost:

  • Paqja duhet të fillojë nga krahinat kufitare
  • Provinca Khost është korridori ekonomik dhe politik i Afganistanit
  • Njerëzit në nivel qarku duhet të përfshihen në procesin e paqes
  • Angazhimi i njerëzve që janë në kontakt me familjet e kryengritësve është vendimtar
  • Nëse ekziston drejtësia sociale dhe zbatohen ligjet, do të vijë paqja
  • Zoti dhe Profeti dhe të gjithë njerëzit duan paqe
  • Gratë dhe vajzat duhet të lejohen të shkojnë në shkollë
  • Edukimi i femrave duhet të rritet në mënyrë që fëmijët të rriten siç duhet
  • Gratë e sotme janë të vetëdijshme dhe studiuesit fetarë nuk duhet të minojnë rëndësinë e roleve të grave
  • Sheriati dikton se gratë duhet të interpretohen si duhet
  • Paqja fillon në familje, pastaj në komunitet dhe më pas arrin te qeveria
  • Paqja nënkupton pranimin e njëri-tjetrit dhe mbështetjen e veprimeve pozitive të njëri-tjetrit

Në përfundim të çdo konference, pjesëmarrësit miratojnë një rezolutë për prioritetet dhe problemet me të cilat përballen gratë lokale.

Ndërkohë që ende nuk është caktuar data për “jirga”-n (këshilli fisnor) në nivel kombëtar, aktiviteti synon të sjellë punën e të gjitha grupeve në nivel provincial.

Puna në nivel provincial është e rëndësishme. Teksa ka gra në parlamentin në Kabul, guvernatoret janë shumë të rralla. Për shumë gra në krahinat kufitare, këto “jirga” kanë qenë mundësia e parë për të marrë pjesë në procesin politik dhe që tu dëgjohet zëri.

Gratë në Ghazni deklaruan:

Paqja nuk do të thotë vetëm fundi i luftës dhe asnjë vend nuk mund të jetë i suksesshëm në programet e tij kombëtare pa pjesëmarrjen e grave; prandaj gratë duhet të kenë një rol shoqëror dhe politik në procesin e paqes.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.