Që nga mesi i janarit, kur Juan Guaidó sfidoi hapur legjitimitetin e presidentit Nicolás Maduro, venezuelianët në vend dhe jashtë kufijve vuajnë për të marrë informacion të besueshëm për atë që po ndodh vërtet në vendin e tyre.
¡Qué angustia, qué nervios, qué desesperación! pic.twitter.com/WXEHJ32cva
— EDO (@edoilustrado) February 23, 2019
Sa shumë ankth! Shumë shqetësim! Shumë dëshpërim!
Përdoruesit kanë kërkuar kudo në internet për të gjetur raportime të besueshme për krizën politike; kjo për shkak të mungesës së mediave të pavarura tradicionale, shoqëruar edhe nga censura e gjerë shtetërore që ka shkaktuar mbylljen e burimeve të informacionit. Nga mediat që ende funksionojnë, këtu janë disa që rekomandohen nga anëtarët e komunitetit të Global Voices.
Arepita (“arepa e vogël”, duke iu referuar një ëmbëlsire lokale me bazë misri) ofron një përmbledhje ditore të situatës komplekse dhe gjithnjë në ndryshim, me një dozë bujare të humorit venezuelian. Arepita shpërndahet në formën e një buletini me email – ndryshe nga një faqe interneti, kjo është e vështirë për autoritetet që ta censurojnë.
En cualquier parte del globo terráqueo ?, te contamos de tu Venezuela amada en código venezolano, emojis, un poquito de humor… y de vez en cuando, hasta con una canción. Somos un newsletter hecho con corazón. Suscripción gratuita❤ https://t.co/8lSX8Tfwtv
— Arepita (@SoyArepita) February 28, 2019
Në çdo pjesë të globit ?, ne u tregojmë për Venezuelën tonë të dashur në kodin venezuelian, ikonat, pak humor… dhe herë pas here, edhe me këngë. Ne jemi një buletin me email, që bëhet me shpirt. Abonohuni falas ❤
Faqet e tjera të lajmeve, si Efecto Cocuyo (“Efekti Xixëllonjë”) dhe një institucion intelektual i vjetër i diasporës venezueliane, Caracas Chronicles në gjuhën angleze, gjithashtu u janë kthyer buletineve me email si një mënyrë për të shpërndarë përmbajtjen e tyre te lexuesit besnikë, duke shmangur censurën.
Me mbylljen e detyruar të emisionit radiofonik që ai ishte pjesë, Luis Carlos Diaz dhe Naky Soto, një çift i besuar i mediave digjitale në vend, janë zhvendosur te rrjetet sociale dhe Patreon, për të shpërndarë video të përditshme duke shpjeguar aspekte të ndryshme të situatës në formë të thjeshtë. Díaz është një bashkëpunëtor prej vitesh i Global Voices.
Respondimos la pregunta de @marimaguita sobre “los retoños del chavismo/madurismo” y nos permitió hablar hasta del destino del dinero sucio tus tantos años de corrupción.
Mira el video completo en https://t.co/HjCDrniHgR pic.twitter.com/ALUPPkiObj— Luis Carlos Díaz (@LuisCarlos) February 27, 2019
Iu përgjigjëm pyetjes së @marimaguita's mbi “Çavizmin/Madurizmin” dhe kjo na lejoi të flasim për fatin e parave të pista nga shumë vite korrupsioni. Shikoni videon e plotë …
Të tjerët janë fokusuar të ndihmojnë lexuesit për të seleksionuar informacionet e tepërta. Një grup po krijon raporte periodike me infografikë, që shpërndahen lehtësisht e që përmbledhin ngjarjet e fundit, nën fjalinë e thjeshtë “Çfarë po ndodh në Venezuelë?”
¿Qué está pasando en #Venezuela? – #4M – Reporte a las 7:00 pm pic.twitter.com/cPQh3VCHE7
— Caps (@El_Caps) March 4, 2019
Çfarë po ndodh në #Venezuelë? – # 4M – Raportimi në 19:00.
Duke pasur parasysh qasjen e dobët në internet, bashkë me dezinformimin e vazhdueshëm që e bën rrjetin venezuelian të vështirë për të lundruar, këto infografikë ndihmojnë qytetarët të jenë të informuar për situatën.
Les estoy mandando estás imágenes a mis conocidos que viven en zonas a las que les han cortado el internet. Cuando bajan a la ciudad o entran a un wifi, se enteran de todo rápido. Gracias a quienes los hacen. https://t.co/LDQEN5HabA
— Cuero Seco (E) (@capelaez) February 26, 2019
Unë po dërgoj këto imazhe tek të njohurit e mi që jetojnë në zona ku nuk ka internet. Kur ata zbresin në qytet ose hyjnë në një rrjet wifi, ata gjejnë gjithçka shpejt. Faleminderit ju që i përgatisni materialet.
Personat e tjerë aktivë në mediat sociale po përdorin WhatsApp dhe Telegram, për të shpërndarë informacion të besueshëm te ndjekësit e tyre. Ky është rasti i gazetarit të njohur për telekomunikimeve, Fran Monroy, i cili aktualisht mban tre grupe WhatsApp për qëllime të ndryshme:
Abrimos 3 grupos de Whatsapp: 2 son unilaterales: UNo de información verificada, otro de nuestro programa @codigoabierto y un tercero para libre discusión de tecnología. Si quieres pertenecer a ellos, simplemente manda un DM y te mandamos la información. ¿Si va?
— Fran Monroy Moret (@fmonroy) February 17, 2019
Ne hapëm 3 grupe në WhatsApp: 2 janë të njëanshme: Një për informacionet e verifikuara, një tjetër për programin @CodigoAbierto, dhe një i tretë për diskutimet mbi lirinë teknologjike. Nëse dëshironi të jeni pjesë e tyre, thjesht dërgoni një mesazh privat dhe ne do t'ju dërgojmë informacionin. Në rregull?
Udhëheqësit politikë të opozitës gjithashtu po gjejnë mënyrat për mediat e tyre. Ndërsa po marrin vëmendje të mjaftueshme nga mediat ndërkombëtare, mediat kryesore vendore u japin atyre pak hapësirë për të shpjeguar qëndrimet e tyre. Për t'u drejtuar mbështetësve të tyre, ata bëjnë transmetime me audio dhe video e grupet në Telegram dhe WhatsApp.
Megjithë përpjekjet e autoriteteve për të bllokuar komunikimet online ose për të ndikuar te përmbajtja në internet, venezuelianët po gjejnë vetë mënyrat për të mbledhur, organizuar dhe vlerësuar informacionin.