Festimi i dyfishtë i ditës kombëtare të Kuvajtit

Javën që kaloi në Kuvajt u shënuan dy festa shtetërore.- njëra me 25 Shkurt dhe tjetra me 26 Shkurt. Blogerët nga Kuvajti shpejt kërkuan historinë e festimeve.

LiL ALiEN në një postim me titull “Informata kombëtare për gjeneratën e re” shkruan:

Cila është dita e Pavarësisë së Kuvajtit? Me datë 19 qershor të vitit 1961, u prish (anulua) marrëveshja e Britanisë për protektorat dhe u shpall pavarësia e Kuvajtit. Marrëveshja ishte nënshkruar më 23 Janar të vitit 1899.

Pse atëherë njerëzit e festojnë ditën e pavarësisë me 25 Shkurt? Sepse Sheiku Abdullah AlSalim AlSabbah u bë Emir në vitin 1950. (Sheiku Abdullah e prishi marrëveshjen me Britaninë dhe shpalli kushtetutën) dhe kjo gjithashtu ishte hera e parë që u këndua himni i ri dhe i tanishëm.

Çfarë domethënie ka 26 shkurti për Kuvajtin? Në 26 shkurt Kuvajti u çlirua nga pushtimi i Irakut i cili filloi me 2 gusht të vitit 1990 dhe zgjati shtatë muaj. Më tepër se 30 shtete ndihmuan në çlirimin e Kuvajtit, ata u prinë nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Kombet e Bashkuara.

RADIANT GUY krijoi një prezantim që të përkujtojë (shënojë) rastin. E kam përgatitur këtë prezantim (më poshtë) për pavarësinë e Kuvajtit dhe çlirimin e tij duke vënë foto të cilat i kam bërë vetë prej 2006-2008 në disa vende.


Forzaq8
shkroi një poemë të shkurtë:

We may speak of as if its dull
While it seem as if amount of logic is null
Sometimes you are surrounded by culls
Which would drive you mad and make you go on quell
But there is nothing like that can make you lull
In the end the glass is not half empty but half full

Mund të themi për të se është e mërzitshme
Përderisa sasia e logjikës është zero
Ndonjëherë jeni të rrethuar me gjëra bajate
Të cilat ju çmendin dhe ju bëjnë të shuheni
Por s’ka si ajo që ju qetëson
Në fund gota s’është gjysmë e zbrazët por gjysmë e plotë

Natyrisht, nuk është secili i lumtur me ndodhitë gjatë këtyre festimeve.

intlxpatr
përshkruan se çka i ka ndodhur asaj kur doli jashtë.

Dje, isha duke përfunduar një projekt rreth orës 6 dhe shkoja në takimin e radhës kur ktheva në rrugën e Detit. Bëra gabim të madh. Duhej të merrja parasysh faktin se kishte barriera në anën e majtë të rrugës së Detit, por duke kthyer nuk, nuk mendova dy herë.

Gabim i madh. Papritmas u gjeta në mes të një turme të llojit më të keq, turmë bandash adoleshente që endeshin nëpër trotuare në të dy anët e makinës sime, turma barrierash, turma njerëzish nëpër afër veturave spërkasnin njëri tjetrin me curril shkume – sikur ndodhesha në ankth.

mpjs ju këshillon së çfarë të bëni gjatë Festave të Shkurtit, një manifestim ekstravagant për ta shënuar rastin.

Pas një viti pritjeje, Festat e Shkurtit sot kanë arritur maksimumin e tyre. Me padurim e pres ditën e sotme sepse më spërkasin me shkumë kur i shikoj ata fëmijë. Pres me padurim këtë ditë për çdo vit që kur të vijë postieri të më sjellë gazetën ditore të lexoj se çfarë krimesh janë bërë.

Image Credit :Yousefi – somecontrast

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.