See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Iran: Bloguesit reagojnë ndaj thashethemeve për sulm ushtarak

Thashethemet për një sulm të mundshëm ushtarak nga Izraeli dhe Amerika mbi objektet nukleare iraniane janë bërë lajm kryesor. Zyrtarët izraelitë kanë potencuar se thashethemet mund të shndërrohen në realitet, pasiqë mediumet në SHBA kanë raportuar se Irani është në prag të aftësisë nukleare. Zëvendës-ministri izraelit për punë të jashtme, Danny Ayalon ka thënë se Izraeli nuk blofon në kërcënimin e tij për të ndërmarrë aksion ushtarak kundër programit kontroverz nuklear të Iranit. Në ndërkohë, Rusia, kërcënimin e ka konsideruar si gabim.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile iraniane reaguan ndaj lajmit shqetësues, e poashtu edhe bloguesit.

Dodoozeh publikoi disa fotografi të armëve lojëra, dhe shkruan [persisht] se Gardat revolucionare janë të gatshme ta mbrojnë mëmëdheun me armë të reja.

Takeview publikoi një fotografi të një modeleje duke qëndruar mbi një bombë, në një postim me titull “Fotografia e gabuar e luftës së Iranit”. “Britania e Madhe dhe SHBA-të përgatisin plane për ta sulmuar Iranin”, shkruan bloguesi, “në kushte të tensioneve të shtuara në Lindjen e Mesme, thuhej mbrëmë.”

Nesvan e rikujton luftën ndërmjet Iranit dhe Irakut në vitete e 1980-ta dhe shkruan:

Njëherë moti kishte luftë në Iran dhe i dëgjonim alarmet për sulme nga ajri… Kishte mungesë mallrrash në treg, mirëpo ajo kohë ishte ndryshe nga koha e sotme. Ishte vetëm një vit pas revolucionit dhe njerëzit mendonin se e rrëzuan Shahun dhe se mund të bëjnë çka të duan. Sikur nuk janë njerëzit e njëjtë që kanë jetuar në këtë vend. Sot, përsëri i dëgjojmë lajmet për luftë, por çfarë problemi do të na zgjidhë lufta? Për vendet perëndimore mund të jetë shtytje për ekonomitë e tyre, mund t'i shesin armët e tyre dhe t'i heqin qafe objektet nukleare të Iranit. Ata mund të kenë profit, po ne? A nuk mendoni se një sulm i kufizuar mbi Iranin, do t'i mundësojë këtij regjimi të mbetet në pushtet me vite të tëra?

Kurse Azar Tondar thotë [persisht]:

Ka shenja se shtetet perëndimore kanë për qëllim ta shtojnë presionin nda Iranit, në të njëjtën kohë kur sulmi mbi objektet nukleare iraniane gjendet në krye të lajmeve: Rezoluta e KB-ve me të cilën dënohet shkelja e të drejtave të njeriut në Iran, raporti i Agjencisë Ndërkombëtare Atomike për Iranin, ku kishte dyshime për aktivitete nukleare dhe komploti terrorist.

 

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.