Nëpërmjet iniciativës së re kundër manipulimeve mediale të MIA-s, gjegjësisht Agjencisë informative të Maqedonisë që është në pronësi shtetërore, disa aktivistë i nxisin qytetarët që ta shprehin pakënaqësinë e tyre duke dërguar e-mail deri te agjencia.
Sipas blogut, ky aksion ka qenë si rezultat i shembullit të fundit për spin të paturpshëm (mk, en) kur korrespodenti i MIA-s e ka ndryshuar deklaratën e diplomatit amerikan Filip Riker për dëshpërimin e tij nga liderët ballkanikë, që të duket kinse ajo ka të bëjë me opozitën maqedonase. Rikeri e ka demantuar këtë në një deklaratë për portalin opozitar Libertas, duke sqaruar se e ka pasur fjalën për liderët që janë në pushtet dhe që largohen nga demokracia. Portali Libertas thotë poashtu se as qeveria e as MIA nuk janë përgjigjur në kërkesën e tyre për ta komentuar këtë çështje.