I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

Zbulimi arkeologjik “Pompei bizantin” në Greqi do të zhvendoset për të ndërtuar metronë e Selanikut

Kantieri i ndërtimi të metrosë së Selanikut që shihet nga brenda një tuneli. Wikimedia Commons, foto dhe diçitura nga Geraki, CC-A-SA 3.0

Siç ndodh shpesh në Greqi, gërmimi i tokës zakonisht sjell site arkeologjike. Selaniku, metropoli i dytë i Greqisë, së fundmi ishte dëshmitar i zbulimit të një vendi të madh antik ndërsa ndërtonte metronë e tij. Sot, zyrtarë qeveritarë, arkeologë dhe banorë të zonës përplasen për të ruajtur të kaluarën ndërsa modernizojnë qytetin e tyre.

Hekurudha Metropolitane e Selanikut (ose Metroja e Selanikut) është një sistem i transportit urban nëntokësor në ndërtim në Selanik, qyteti i dytë më i madh në Greqi, me një popullsi prej mbi një milion njerëz në zonën e tij metropolitane. Qyteti shpesh përshkruhet si kryeqyteti verior i Greqisë dhe pret sistemin e parë të metrosë pa shoferë në vend.

Ndërtimi nisi në qershor 2006 dhe fillimisht ishte planifikuar të përfundonte në tetor 2012, një datë simbolike që përkon me 100 vjetorin e çlirimit të qytetit nga sundimi osman, më 26 tetor 1912. Në shtator 2018, u prezantua vagoni i parë i metrosë në Panairin e Selanikut. Pas një njoftimi të fundit nga kryeministri aktual Kyriakos Mitsotakis, metroja pritet të hapet në prill 2023.

Vonesa e ndërtimit 11-vjeçar është bërë objekt i satirës në internet.

Zbulimi i “Pompeit bizantin”

Një sit i madh arkeologjik u zbulua në 2013 në vendndodhjen e stacionit të ardhshëm të metrosë, Venizelos. Në një thellësi prej 5.4 metrash, rruga romake Decumanus Maximus (e njohur më vonë edhe si Rruga e Mesme Bizantine) u zbulua, së bashku me dyqanet dhe shtëpitë përgjatë Rrugës antike Egnatia. Një thesar prej 750 xhevahiresh dhe më shumë se 2.700 objekte varrosjeje u zbuluan edhe në stacionet e tjera të metrosë që janë aktualisht në ndërtim e sipër; të gjitha dëshmojnë për trashëgiminë e kohës helenistike dhe romake. Qarqet arkeologjike ndërkombëtare që nga atëherë e kanë karakterizuar zbulimin si “Pompei Bizantin”, siç mund të shihet në këtë video:

Qeveria do të zhvendosë objektet antike

Pas zbulimit të antikiteteve në 2013, zëvendësministri i atëhershëm i Kulturës, nga radhët e Demokracisë së Re, Kostas Tzavaras urdhëroi largimin e tyre nga siti në mënyrë që të vazhdojë puna për ndërtimin e metrosë. Megjithatë, ky plan fillimisht u ndalua pas kundërshtimit të fortë nga arkeologët dhe banorët. Atëherë kryebashkiaku i Selanikut, Yiannis Boutaris apeloi me sukses pezullimin dhe anulimin e vendimit të Tsavaras.

Pas fitores elektorale parlamentare të vitit 2019 të partisë Demokracia e Re, çështja se çfarë do të bëhet me antikitetet në stacionin Venizelos u rishfaq. Pas një takimi me kryeministrin, guvernatori rajonal i Maqedonisë qendrore, Apostolos Tzitzikostas tha:

Όσον αφορά το μετρό της Θεσσαλονίκης, ιδιαίτερα μετά τις αποκαλύψεις της αναδόχου εταιρείας προτείναμε λύσεις από την πρώτη στιγμή ως Περιφέρεια Κεντρικής Μακεδονίας και επιμένουμε στην θέση αυτή ότι θα πρέπει να συνυπάρξουν αρχαία και μετρό. Να γίνει δηλαδή μία στάση – μουσείο, αλλά για να γίνει αυτό θα πρέπει τα αρχαία να αποσπαστούν, να ολοκληρωθεί η στάση του μετρό και στη συνέχεια να επανατοποθετηθούν.

Sa i përket metrosë së Selanikut, veçanërisht pas zbulimeve të kontraktorit, ne – si Rajoni i Maqedonisë Qendrore – propozuam zgjidhje që në fillim dhe insistojmë që antikitetet dhe metroja duhet të bashkëjetojnë. Kjo, për të bërë një stacion metroje-muze. Por për ta bërë këtë, antikitetet duhet të shkëputen, të përfundojnë punimet e ndërtimit të stacionit të metrosë dhe më pas ripozicionohen.

Ministrja e Kulturës Lina Mendoni reagoi duke thënë gjatë një konference për shtyp se zyra e saj dhe Ministria e Infrastrukturës nuk kishin marrë ende një vendim dhe se “kur të vinte koha, ata do të merreshin me të”.

Për të shtuar konfuzionin, kryebashkiaku aktual i Selanikut, Konstantinos Zervas dhe zyrtarët vendorë kanë deklaruar se janë në favor të heqjes dhe ripozicionimit të antikiteteve.

Një nga arsyet kryesore për pikëpamje të tilla kundërshtuese është se mbajtja e antikitetve do të kërkonte zhvendosjen e stacionit qendror të metrosë, i cili mund të rrezikojë një projekt prej 3.5 miliardë eurosh të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Kjo në një kohë kur ekonomia e Greqisë sheh shumë pak projekte të mëdha publike.

Zemërimi midis publikut dhe komunitetit shkencor

Politikanët e opozitës, arkeologët dhe qytetarët janë zemëruar nga planet e qeverisë greke për të zhvendosur antikitetet delikate.

Studentët e Departamentit të Historisë dhe Arkeologjisë së Universitetit Aristoteli të Selanikut janë kundër vendimit të qeverisë. Për më tepër, Shoqëria Arkeologjike e Krishtere i ka dërguar një apel vetë kryeministrit.

Studiuesi i Bizantinologjisë Paolo Odorico, drejtor i Qendrës për Studime Greke në Ecole des Hautes Etudes en Sciences Sociales në Paris, pa antikitetet e stacionit Venizelos në 2013. Ai argumentoi se zhvendosja e Rrugës së Mesme Bizantine do të shkatërronte në mënyrë të pakthyeshme strukturore origjinalitetin e grupit monumental, një vlerë e mbrojtur nga ligji ndërkombëtar dhe ai grek.

Αυτό που έφεραν στο φως οι εργασίες για το μετρό είναι η βυζαντινή Πομπηία! Το καταλαβαίνετε; Και σκοπεύετε να την ξεκολλήσετε, για να την επανακολλήσετε αργότερα; Τρελαθήκατε; Θα κάνετε τις αρχαιότητές σας Lego; Σκοπεύετε να στήσετε τη βυζαντινή Disneyland; Να μας το πείτε! Και να αναλάβετε τις ευθύνες σας.

Ajo që kanë nxjerrë në dritë procedurat e ndërtimit të metrosë është Pompei Bizantin! E kupton? Dhe planifikoni ta hiqni atë dhe ta rihapni më vonë? A je çmendur? A do t’i bëni antikitetet një lojë Lego? A po planifikoni të krijoni Disneyland Bizantin? Na thuaj! Dhe merrni përgjegjësitë tuaja.

Ish kryebashkiaku i Selanikut, Yiannis Boutaris, gjithashtu i dërgoi një letër kryeministrit duke folur në emër të “Lëvizjes së Qytetarëve të Selanikut për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore“. E njëjta lëvizje qytetare nisi një peticion në internet me titull “Ruani Antikitetet në Stacionin Venizelos në Selanik”.

Europa Nostra, organizata pan-Evropiane për Trashëgiminë Kulturore, një këshilltare e njohur dhe partnere joqeveritare e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe UNESCO-s, iu drejtua me një letër Këshillit Qendror Arkeologjik në mbështetje të antikiteteve që kishin mbetur në sit.

Çështja para Këshillit Qendror Arkeologjik

Vendimi për fatin përfundimtar të antikiteteve iu besua Këshillit Qendror Arkeologjik (KQA), një organ kyç që vendos për fatin e siteve në Greqi. Attic Metro SA, kompania që ndërton metronë në Selanik, paraqiti studimin e vet duke mbrojtur heqjen e antikiteteve. Pas një diskutimi 14-orësh, KQA përfundimisht miratoi propozimin e kompanisë. Vendimi u mirëprit nga shumë zyrtarë qeveritarë.

Anëtarët e opozitës politike, siç është ish-zëvendësministri i Kulturës nga partia SYRIZA, Kostas Stratis, mendojnë ndryshe:

Η γνώμη του Κεντρικού Αρχαιολογικού Συμβουλίου προεξοφλήθηκε από τον πρωθυπουργό σε ζωντανή μετάδοση στη ΔΕΘ. Παραπέμποντας σε τριτοκοσμικό σουλτανάτο. Σίγουρα πάντως όχι σε κράτος που θέλει να λέγεται σύγχρονο, ευνομούμενο, ευρωπαϊκό.

Mendimi i Këshillit Qendror Arkeologjik u gjykua paraprakisht nga kryeministri në një transmetim të drejtpërdrejtë në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut. [Sikur të ishim] një sulltanat i botës së tretë. Padyshim jo një shtet që dëshiron të quhet modern, i favorizuar, evropian.

Pati  reagime offline dhe online e protesta nga përdoruesit e internetit:

“Edhe Metro edhe Antikitete.” Qytetarët e Selanikut e dërguan mesazhin e tyre. “Z. Mitsotakis, hiqi duart nga trupi dhe historia e qytetit!”

Përdoruesi i Twitter Fiogkos përmendi qytetin e Sofjes në Bullgari për t'i kujtuar zyrtarëve se ka alternativa më të mira:

Në Sofje, stacioni i metrosë u ndryshua që të shmangej zhvendosja e antikiteteve. Lexo: https://t.co/KMdLi6CO1G

Rreth stacionit të metrosë në Selanik … Kujdesuni për antikitetet tona, ju humbës. Kemi folur për metro dhe nuk e kemi parë në 30 vitet e fundit … Antikitetet tona megjithatë janë më të rëndësishme!

Revista online, HOT DOC, hodhi akuza:

Ata fryjnë, deri në tre herë, koston e projektit antik të mbetur “in situ” për të vërtetuar se heqja është një zgjidhje më e lirë dhe për këtë arsye më e preferuar

Shoqata Helenike e Arkeologëve, në një deklaratë për shtyp, ka kundërshtuar vendimin e KQA, duke deklaruar se mendimi i Këshillit është një njollë e errët për arkeologjinë dhe njoftoi se synon të apelojë në organizatat ndërkombëtare dhe Këshillin e Shtetit.

Por ndërsa linja e punëtorëve “Lëvizja e Unifikuar Luftuese” e Ministrisë së Kulturës ka identifikuar një studim ridizajnues të stacionit Venizelos me ruajtjen “in situ” të antikiteteve dhe e nxori atë në dritë, si Ministrja e Kulturës Lina Mendoni ashtu dhe kreu i Attic Metro SA Nikos Tahiaos e kanë vënë në dyshim ekzistencën e studimit, duke e përshkruar atë si një “zgjidhje të supozuar” ose si një “studim jo-ekzistent”.

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.