Bidzina Ivanishvili, themeluesi miliarder i partisë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane, rikthehet në politikë pasi njoftoi largimin përgjithmonë në vitin 2021. Por a u largua ai vërtetë nga skena politike? Ekspertët thonë se Ivanishvili ka drejtuar gjatë gjithë kohës në prapaskenë dhe emërimi i tij në postin e “kryetatit të nderit” është thjesht i përkohshëm dhe se një riorganizim i drejtimit të partisë, është i pashmangshëm.
Ivanishvili është një figurë kyçe në politikën gjeorgjiane. Ai e bëri pasurinë e tij në epokën para Putinit në Rusi dhe themeloi partinë Ëndrra Gjeorgjiane në 2012. Pas një periudhe të shkurtër si kryeministër i vendit nga 2012–2013, Ivanishvili përdori pushtetin dhe ndikimin e tij. Në 2021, Ivanishvili shpalli publikisht vendimin për t'u larguar nga politika, por kjo nuk i pengoi disa të besonin se ai drejtonte në prapaskenë, nga pallati i tij prej xhami në kryeqytetin Tbilisi. Përfshirja e tij në politikën e brendshme u pasqyrua gjithashtu në një rezolutë të Parlamentit Evropian të miratuar në qershor 2022, ku i bëhej thirrje zyrtarëve gjeorgjianë të vendosin sanksione ndaj Ivanishvilit “për rolin e tij në përkeqësimin e procesit politik në Gjeorgji”.
Koha e rikthimit në politikë e Ivanishvilit surprizoi, pasi njoftimi i miliarderit erdhi vetëm dhjetë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2024. Kjo nuk është hera e parë që ai largohet dhe kthehet në politikë. Ai së pari njoftoi tërheqjen e tij në 2013. Pesë vjet më vonë, në 2018, Ivanishvili mori rolin e kryetarit të partisë për t'u larguar përsëri në 2021, duke përmendur moshën e tij (ai po i afrohej moshës 65-vjeçare).
Politika e brendshme gjeorgjiane ka patur disa vite të trazuara që nga zgjedhjet parlamentare të 2020. Në atë kohë, Gjeorgjia u përfshi nga një krizë politike, pasi grupet opozitare po kundërshtonin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të fituara nga partia Ëndrra Gjeorgjiane. Një marrëveshje u arrit përfundimisht midis palëve më 19 prill 2021, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Ajo përfshinte një paketë reformash gjyqësore dhe zgjedhore. Por disa muaj më vonë, Ëndrra Gjeorgjiane njoftoi tërheqjen nga marrëveshja.
Që atëherë, vendi ka patur mosmarrëveshje me Perëndimin, megjithëse kjo nuk e pengoi Këshillin Evropian që t'i jepte Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat për në BE më 8 nëntor 2023, duke i hapur rrugën për të filluar procesin e anëtarësimit. Gjeorgjia aplikoi zyrtarisht më 3 mars 2022. Kryeministri Irakli Garabishvili e quajti “një tjetër moment historik në rrugën e integrimit evropian të Gjeorgjisë”.
Kjo përfaqësonte një kthesë për partinë Ëndrra Gjeorgjiane, e cila deri vonë këmbëngulte se nuk do të përshpejtonte afatin fillestar të aplikimit për anëtarësim, që ishte në vitin 2024.
Ndyshimi i qëndrimit u nxit nga presioni në rritje nga opozita si dhe mijëra protestues që dolën në rrugë si pjesë e “Marshimit për Evropën“, organizuar nga grupi i aktivistëve liberalë të Gjeorgjisë, Lëvizja Shame dhe grupime pro-demokracisë, në një përpjekje për të “demonstruar përkushtimin e popullit gjeorgjian ndaj zgjedhjes evropiane dhe vlerave perëndimore”.
Në qershor 2022, statusi i kandidatit u refuzua dhe Gjeorgjia mori një listë me 12 kushte që duhej të përmbushte përpara se aplikimi të rishqyrtohej. Kritikët thonë se qeveria nuk ka përmbushur 12 fushat apo kushtet prioritare.
Ndër këto kushte ishin ulja e polarizimit politik, reformimi i gjyqësorit, sigurimi i institucioneve shtetërore funksionale, forcimi i masave kundër korrupsionit, duke përfshirë çoligarkizimin. Ndërsa klauzola e çoligarkizimit nuk përmend ndonjë emër specifik, kuptohet gjerësisht se i referohet themeluesit dhe miliarderit të Ëndrrës Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvili.
Duke folur në kongresin e partisë muajin e kaluar, Ivanishvili pohoi se rikthimi i tij politik nuk lidhej me zgjedhjet e ardhshme, por i shërben krijimit të një “qendre të re graviteti”, në rolin e tij si kryetar nderi dhe këshilltar:
Besoj se përvoja ime politike dhe jetësore si dhe këshillat përkatëse, janë të nevojshme që partia ta çojë vendin tonë drejt fitores përfundimtare. Ne kemi mundësinë për të rivendosur plotësisht sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të vendit dhe për ta pozicionuar Gjeorgjinë midis vendeve me të ardhura të larta deri në vitin 2030 e për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Detyra jonë është ta shfrytëzojmë plotësisht këtë mundësi dhe duhet të bëjmë çdo përpjekje.
Kryeministri aktual, Irakli Garibashvili, tha se ishte e nevojshme që qeveria ta kthente Ivanishvilin në politikë që të shpëtojë edhe një herë vendin, si bëri në vitin 2012:
Të gjithë e dinë mirë rolin unik të Bidzina Ivanishvilit në shpëtimin e Gjeorgjisë. Nëse ai nuk do të kishte hyrë në politikë në vitin 2012, sot mund të mos kishim fare shtet.
Kryetari i partisë, Irakli Kobakhidze e përshkroi kthimin e miliarderit si një ngjarje shumë të rëndësishme në jetën politike. “Do të ofrojë mundësi për sukses të madh në të ardhmen. Ne duhet të falënderojmë Ivanishvilin për këtë vendim”. Kryetari i partisë hodhi poshtë pretendimet se Ivanishvili kishte drejtuar në prapaskenë: “Vendimi i sotëm dëshmoi se nuk ka qeveri informale në vendin tonë. Të japësh këshilla nuk do të thotë qeverisje joformale.”
Ivanishvili tha në fjalimin e tij në kongresin e partisë se ai ka këshilluar “ekipin” që kur ish-kryeministri Giorgi Gakharia dha dorëheqjen në vitin 2021 mbi vendimin e autoriteteve për të arrestuar figurën kryesore të opozitës, Nika Melia, kreun e opozitës Lëvizja e Bashkuar Kombëtare. Ivanishvili e përshkroi vendimin e Gakharia-s si një “akt tradhtie” dhe nëse nuk do të kishte hyrë si këshilltar”, pasojat për vendin mund të ishin të rënda”. Ai tha gjithashtu se një përfshirje e tillë ishte një “praktikë normale që ekzistonte në shumë vende demokratike”.
Festimet dhe urimet e mirëseardhjes mund të jenë të zhurmshme për momentin mes anëtarëve të partisë dhe qeverisë, por në shumë raste, ato dukt se nuk dalin nga zemra. Shumë politikanë thuhet se janë të shqetësuar për fatin politik tani që Ivanishvili është rikthyer, vë në dukje analistja politike dhe ish-këshilltarja e kthyer në kritikuese, Gia Khukhashvili në një intervistë me Interpressnews. Ajo thotë se miliarderi nuk do të ngurrojë të ndëshkojë disa nga anëtarët e partisë dhe duke e bërë këtë, do të fillojë të rivendosë kontrollin.
Sipas Khukhashvilit, frika e Ivanishvilit për mirëqenien dhe sigurinë e tij ishin ndër faktorët kryesorë që ndikuan te rikthimi, duke hapur potencialisht rrugën për të patur imunitet politik në të ardhmen. Kjo dhe fakti që zyrtarë të partisë kanë bërë pasurinë të pamasë e nuk nuk varen më nga paratë e Ivanishvilit, sollën vendimin e ish kryeministrit për t'u kthyer.
Kontrolli, qoftë manual apo jo i partisë, funksionoi shpejt. ë 30 dhjetor kur Ivanishvili njoftoi se po kthehej, partia miratoi statutin e ri, duke shtuar kryetarin e nderit në strukturë, me kompetenca për të këshilluar dhe thirrur organet. Mes kompetencave, përfshihet edhe miratimi i kandidaturës për kryeministrin e ri.
According to the revised Georgian Dream charter, Bidzina Ivanishvili, the newly selected honorary chair of the party, has been given the official power to nominate candidates for Prime Minister in the future. Ivanishvili “is the main political adviser of the party” the charter… pic.twitter.com/QyE0g1kkac
— Formula NEWS | English (@FormulaGe) January 9, 2024
Sipas statutit të ndryshuar të Ëndrrës Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvilit, kryetarit të sapozgjedhur të nderit, i është dhënë fuqi zyrtarisht për të emëruar kandidatë për kryeministër në të ardhmen. Ivanishvili “është këshilltari kryesor politik i partisë”
Reagimet nga grupet opozitare të vendit ishin po aq të shpejta dhe me tone të ashpra. Sopo Japaridze nga opozita Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, tha se kthimi i Ivanishvilit vetëm konfirmoi se “oligarku rus nuk u largua kurrë nga politika gjeorgjiane.”
“Sot, ai konfirmoi sundimin informal në vend dhe konfirmoi edhe një herë frikën e tij se ndryshimet janë të pashmangshme në vitin 2024”, tha ajo.
Një tjetër figurë opozitare, Paata Manjgaladze, deputete e partisë Strategy Aghmashenebeli, tha se kthimi i Ivanishvilit ishte një shenjë se miliarderi ishte “sundimtari informal” gjatë gjithë kohës dhe se ndryshimet e bëra në statutin e partisë vetëm rritën “aksionet e tij [në parti] me 100 për qind.”
Përgjigjia dhe analiza më e mirë për rikthimin e Ivanishvilit, megjithatë, ishte nga këta shitës në një treg lokal në Tbilisi:
People at the market are reacting to Bidzina Ivanishvili's return to politics. When asked why the billionaire, who was already considered the shadow ruler of the country, is making a comeback, one trader responds with a serious face, ‘He wants to help the poor,’ followed by… pic.twitter.com/O05VJEL1NW
— JAMnews (@JAMnewsCaucasus) December 30, 2023
Njerëzit në treg po reagojnë ndaj kthimit të Bidzina Ivanishvilit në politikë. Kur u pyetën pse miliarderi, i cili tashmë konsiderohej sundimtari në hije i vendit, po kthehet, një tregtar përgjigjet seriozisht: “Ai dëshiron të ndihmojë të varfërit”.