Zgjedhjet në Tajvan: Pikëpamjet e tre kandidatëve presidencialë për marrëdhëniet me Kinën

Tre kandidatët presidencialë të Tajvanit, William Lai Ching-te (majtas) i Partisë Demokratike Progresive në pushtet, Hou Yu-ih nga Kuomintang dhe Ko Wen-je i Partisë Popullore të Tajvanit. Kolazhi fotografik nga HKFP: burimi i fotove nga llogaritë e rrjeteve sociale të fushatës zgjedhore.

Ky artikull u shkrua nga Han Tse dhe fillimisht u botua në Hong Kong Free Press (HKFP) më 6 janar 2024. Një version i redaktuar publikohet më poshtë si pjesë e një marrëveshjeje partneriteti me HKFP.

Zgjedhjet presidenciale të Tajvanit, më 13 janar, do të formësojnë të ardhmen e ishullit të vetëqeverisur demokratik; nga marrëdhëniet me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara te çështjet e brendshme që prekin 23 milionë banorët e tij.

Sondazhet udhëhiqen aktualisht nga zv/presidenti William Lai Ching-te i Partisë Demokratike Progresive (DPP) në pushtet, i ndjekur nga Hou Yu-ih i Kuomintang (KMT) të opozitës dhe Ko Wen-je i Partisë Popullore të Tajvanit (TPP). Fituesi do të pasojë presidenten në largim nga radhët e DPP-së, Tsai Ing-wen, e cila u bë femra e parë në postin e presidentit në ishull në vitin 2016 dhe u rizgjodh në 2020. Një president, e ka të ndaluar me kushtetutë kandidimin për një mandat të tretë.

Votuesit do të vendosin gjithashtu për të 113 vendet në Juanin Legjislativ, si njihet parlamenti i Tajvanit, në të cilin aktualisht DPP ka shumicën.

Nëse Lai fiton të shtunën, ky do të jetë mandati i tretë historik në pushtet për DPP-në, që njihet edhe si kampi i gjelbër. Që kur ishulli mbajtjti zgjedhjet demokratike në 1996 për herë të parë, presidenca është ndërruar mes KMT-së (kampi blu) dhe DPP-së.

Në debatin e vetëm presidencial televiziv, të mbajtur më 31 dhjetor 2023, tre kandidatët u përplasën për qëndrimet e tyre për marrëdhëniet me Kinën. Pekini e konsideron Tajvanin një provincë të shkëputur që do të bashkohet me Kinën kontinentale – me forcë, nëse është e nevojshme.

Hou dhe Ko njëri pas tjetrit sfiduan Lai-n dhe politikën e DPP-së kundrejt Kinës. Ata thanë se partia në pushtet kishte tensionuar marrëdhëniet ndërmjet dy anëve të Ngushticës së Tajvanit dhe kërcënonte paqen. Lai hodhi poshtë akuzat dhe tha se qasjet e kundërshtarëve të tij nuk i shërbenin mbrojtjes së demokracisë së Tajvanit.

Këtu është një përshkrim i shkurtër i tre kandidatëve për president dhe çfarë rrezikohet në zgjedhjet parlamentare, që mbahen paralelisht me ato presidenciale.

William Lai Ching-te (DPP)

Lai, kryesues në sondazhe, aktualisht është zv/president nën udhëheqjen e Tsai. Katër vjet më parë, ai e sfidoi pa sukses si kandidat në zgjedhjet presidenciale, por më pas ju mbështeti kandidaturën e saj. Tsai dhe Lai mundën rivalin kryesor pro-Pekinit, Han Kuo-yu të KMT, duke marrë një rezultat rekord prej 57.1 për qind (8.17 milion vota).

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.