See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Kore: Vdes diktatori koreano-verior, Kim Jong Il

Kim Jong Il, diktatori koreano-verior, i cili sundoi me mbretërinë e izoluar gjatë tre dekadave të kaluara, vdiq në moshën 69 vjeçare. Sipas lajmit zyrtar të emituar ditën e hënë në televizionin shtetëror koreano-verior, Kim ka ndërruar jetë si rezultat i “lodhjes mendore dhe fizike” gjatë një udhëtimit me tren, më 17 dhjetor të vitit 2011.

Twittersfera koreano-jugore shpërtheu me reagime të ndryshme. Edhe pse vdekja e njërit prej diktatorëve më famëkeq botërorë është diçka që njerëzit mund ta mirëpresin, shumica e koreano-jugorëve kanë shprehur shqetësimin e tyre për destabilizimin e mundshëm të gadishullit korean për shkak të vdekjes së tij të papritur.

Reagimi fillestar i publikut në Korenë e Jugut pas publikimit të këtij lajmi ishte shok i vërtetë. Son Byung-gwan(@sonkiza), një raportues nga ueb-faqja e mediumit qytetar koreano-jugor Ohmynews, në Twitter shkroi:

북한, 김정일 사망 속보… 너무 큰 뉴스라서 편집국도 어리둥절

Koreja Veriore publikoi lajmin më të fundit për vdekjen e Kim Jong-il-it. Ky lajm është aq i madh, sa që edhe redaksia e lajmeve të kompanisë sonë ishte hutuar.

Image of Kim Jong-il Kim Gil-su (@yourKGS) në Twitter shkroi:

김정일 사망 소식에 속이 후련한 것보다 걱정이 앞네요. 나이가 들어서인가봐요.

Në vend që të ndjej lehtësim, jam i brengosur nga lajmi i vdekjes së Kim Jong-il-it. Me gjasë për shkak se jam i moshuar.

Shumë të tjerë në Twitter, poashtu ishin të brengosur se deklaratat për mashtrim zgjedhor nga ana e partisë në pushtet do të jenë nën hije të këtij lajmi. @photo_jjang në Twitter shkroi:

모든 언론사 홈페이지에 올라온 김정일 사망소식 뉴스…. 그 밑에 이슈들은 다 묻히는겁니다

Në të gjitha ballinat e ueb-faqeve të kompanive mediatike, vdekja e Kim Jong-il-it ishte lajmi kryesor… që do të thotë se çështjet e tjera (të paraqitura nën këtë lajm) do të injorohen.

Pas valës së parë të shokut, shumë njerëz në Twitter filluan ta akuzojnë qeverinë e Koresë së Jugut për reagimin e saj të ngadalshëm. Besohet se ata nuk e kishin idenë për vdekjen e Kimit për mbi 50 orë. Tash për tash, kryeari i Koresë Jugore, z. Lee,  ka urdhëruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Barry Lee (@barry_lee) në Twitter shkroi:

김정일이 죽은게 17일인데 이명박은 17, 18일에 방일을 했군요.정말 몰랐다면 정보력이 개판이라는 소리고 알고도 다녀왔다면 위기 대응 능력이 개판이라는 소리군요. […]

Kimi vdiq më 17 dhjetor, ndërsa kryetari Lee Myung-bak, ishte për vizitë në Japoni prej 17 deri më 18 dhjetor. Nëse kryetari me të vërtetë nuk e ka dëgjuar lajmin, atëherë kjo do të thotë se shërbimi i zbulimit i qeverisë së Koresë Jugore është me të vërtetë i mjerrë. Ose, nëse ai e ka ditur këtë lajm, atëherë kjo do të thotë se ai është shumë i dobët në menaxhimin  e situatave të rrezikshme.

Kronologjia kohore në Twitter-in e Koresë Jugore ishte e mbushur me spekulime për ardhmërinë e Koresë Veriore dhe ndikimin e saj për paqen në gadishullin korean. Shfrytëzuesi i Twitter-it, CafeVine (@CafeVine) shkroi:

가장 큰 불안요소는 북한 군부의 소요 가능성이 아니라 주변 강대국의 정치 계산에 의한 움직임과 북한 민중의 반응이 아닐까 싶다. 북한 군부가 흐트러지는 틈을 타 대규모 탈북 움직임이 일어난다면… 위험하다.

Elementi që shkakton jostabilitet NUK është mundësia për rebelim brenda ushtrisë së Koresë Veriore, POR ndryshimi i situatës politike në gadishullin korean me veprimet e shteteve të fuqishme fqinje, e poashtu edhe reagimet e qytetarëve të Koresë Veriore. Çka nëse ndodh një rritje e papritur e dezertuesve në Korenë Veriore për shkak se ushtria e saj është bërë jostabile? Kjo mund të jetë e rrezikshme.

@trimutri100 shprehu brengën e tij për trashëgimtarin e papërvojë, 27 vjeçar, të Koresë së Veriut, Kim Jong-un-in:

북한은 진정 큰일이구나. 그 햇병아리가 정권을 제대로 인수할리도 없고, 차라리 김정남이 긴급 호출되는게 아닐까?

Koreja Veriore është në një krizë të vërtetë. Ky axhamiu (e ka fjalën për Kim Jong-un-in) asnjëherë nuk do të mund ta trashëgojë regjimin në mënyrë të qetë… A ka gjasa që t'i bëjnë një thirrje emergjente për ndihmë Kim Jung-nam-it [djalit më të madh të Kim Jong-il-it]?

Më vonë, ai shprehu mendimin se fakti që lajmi për herë të parë u dha nga mediumet shtetërore të Koresë së Veriut, do të thotë se qartazi situata është nën kontroll:

북한이 발표를 했다는 건, 권력구도가 최소한 어느 정도는 교통정리가 되었다는 이야기다. 문제는, 그게 누구냐는거다.

Fakti që Koreja Veriore e publikoi lajmin do të thotë se bartja e pushtetit ka kaluar në mënyrë majft të mirë. Por, problemi qëndron në atë se KUSH e ka marrë pushtetin…

Ndiqni Global Voices (@globalvoices) për zhvillimet më të fundit.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.