Qeveria e Maqedonisë së Veriut premton tërheqjen e librit mizogjinist shkollor

Libra shkollorë në tryezë. Foto nga Meta.mk, CC-BY.

Ky artikull u publikua fillimisht në Agjencinë e Lajmeve Meta.mk, një projekt i Fondacionit Metamorfosis. Një version i redaktuar botohet më poshtë si pjesë e një marrëveshje për shkëmbimin e përmbajtjes.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi më 16 dhjetor se do të modifikojë një libër shkollor të sociologjisë së shkollës së mesme (në maqedonisht), pas kritikave në masë në internet.

Në librin shkollor, i cili është përdorur në shkollat e vendit që nga viti 2002, thuhet:

Причините за различното учество на жените во криминалитетот се објаснуваат со општествената положба на жената. Ако жената е затворена во домот и нема никакви јавни улоги, таа нема можност да прави кривични дела. Жената на тој начин е заштитена од многу комуникации, одговорности, ангажмани, натпревари, конфликти и е упатена да се грижи за семејството, а со тоа помалку е изложена на влијанието на објективните криминогени фактори. Во услови на поголема општествена активност можно е да дојде до поголема криминална активност особено кај некои видови кривични дела.

Arsyet e shkallës së ndryshme të pjesëmarrjes së grave në aktivitete kriminale shpjegohen me gjendjen sociale të grave. Nëse gruaja është e mbyllur në shtëpi dhe nuk ka veprimtari publike, atëherë ajo nuk do të ketë mundësi të kryejë ndonjë krim. Në këtë mënyrë, gruaja mbrohet nga shumë komunikime, përgjegjësi, përballje, konflikte dhe është e fokusuar drejt mbajtjes së familjes. Kjo do ta ndihmojë atë të jetë më pak e ekspozuar ndaj faktorëve kriminalë. Në kushtet e aktivitetit të rritur [nga femrat] në shoqëri, është e mundur që një aktivitet kriminal i rritur do të rezultojë, veçanërisht në lidhje me akte të caktuara kriminale.

Pjesë nga libri i diskutueshëm i sociologjisë. Foto e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Në të njëjtën faqe shkruhet:

Жените во помал обем ги извршуваат и следниве кривични дела: прељуба, недозволен абортус, уцени, кражби, кривоклетство.

Në një shkallë më të vogël, gratë janë autore të veprimeve të mëposhtme kriminale: tradhti bashkëshortore, abort ilegal, shantazh, vjedhje dhe shkatërrim.

Në fakt, tradhtia bashkëshortore nuk është një veprim kriminal në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Arsimit tha se libri shkollor, i cili u shkrua nga profesorët e universitetit Nelko Stojanoski, Milena Gjuroska dhe Zoran Matevski, do të rishikohet dhe ribotohet për vitin tjetër shkollor në 2020-ën.

Zyrtarët e ministrisë shtuan se ata kishin rishikuar dhe përditësuar përmbajtjen e librit shkollor me ndihmën e mësuesve dhe studentëve që nga viti 2017, dhe se libri shkollor në fjalë nuk kishte marrë ndonjë reagim. Një deklaratë zyrtar thoshte:

Во таа насока, уште во 2017 година Министерството, односно Педагошката служба спроведе анкета помеѓу наставниците во основните и средните училишта со цел да достават сугестии, да укажат на забелешки од сите можни аспекти во врска со содржината на учебниците кои се одобрени и се применуваат во наставата, заради пристапување кон нивна корекција и ажурирање. За учебниците за кои добивме забелешки беше спроведен процес на корекција и повторно печатење во 2018 година, но меѓу нив не беше и учебникот кој денес е предмет на повеќе медиумски текстови, односно за истиот не беа доставени забелешки.

Në këtë drejtim, Ministria, saktësisht Shërbimi Pedagogjik zhvilloi një anketë në mesin e mësuesve në shkollën fillore dhe të mesme në vitin 2017, duke u kërkuar atyre të japin sugjerime për të gjitha aspektet e mundshme të përmbajtjes së teksteve shkollore që ishin miratuar për mësimdhënie, me qëllim korrigjimin ose përditësimin e tyre. Procesi i korrigjimit dhe ribotimit të librave shkollorë filloi në vitin 2018. Sidoqoftë, teksti shkollor që gjeneron polemikë në media sot nuk është përfshirë në atë proces rishikimi, sepse asnjë këshillë nuk u paraqit për të gjatë konsultimeve të mëparshme.

Shënimi shton se ministria ka kërkuar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BDE), një organ shtetëror përgjegjës për zhvillimin e kurrikulave, të ekzaminojë përmbajtjen e të gjithë librave shkollorë. Vlerësimi i BDE do të shërbejë si bazë për një reformë të ardhshme të kurrikulës.

Irena Cvetkovic, koalicioni Margins. Foto nga Andrej Lembanov, e përdorur me leje.

Irena Cvetkovik, drejtore ekzekutive e koalicionit Margins, një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i tha Meta.mk se stereotipet dhe qëndrimet diskriminuese fshihen pas gjuhës së “vërtetës shkencore” në sistemin arsimor maqedonas.

Фактот дека жените по статистика извршуваат помал број на кривични дела споредено со мажите не може да се објаснува, а уште помалку да се одобрува, со одржување на родовата нееднаквост и притискање жените да останат во приватната сфера на домот и семејството, оставајќи ја јавната сфера на мажите. Точно е дека жените се помалку подложни на криминално онесување, но тоа треба да биде претставено како пример, како добар пример и токму заради тоа да се инсистира жените што повеќе да ја окупираат јавната сфера носејќи поинакви вредности како чесност, посветеност.

Fakti statistikor që gratë kryejnë më pak akte kriminale në krahasim me burrat nuk guxon të shpjegohet, apo edhe të pohohet edhe më keq, me promovimin e pabarazisë gjinore ose duke detyruar gratë të qëndrojnë në sferën private të shtëpisë dhe familjes, duke lënë sferën publike te burrat vetëm. Është e vërtetë që gratë janë më pak të prirura ndaj sjelljes kriminale, por kjo duhet të paraqitet si një shembull pozitiv në kontekstin e insistimit që gratë të përfshihen më shumë në sferën publike, pasi ato do të sillnin me vete vlera të tilla si ndershmëria dhe përkushtimi.

Cvetkovik, që ka doktoraturë në studimet gjinore, u bëri thirrje autoriteteve dhe anëtarëve të komunitetit akademik që të bëjnë një rishikim të plotë të të gjithë librave shkollorë dhe materialit arsimor, si hapi i parë drejt një reforme gjithëpërfshirëse të sistemit arsimor maqedonas. Ajo vuri në dukje se koalicioni i saj e bën këtë kërkesë vazhdimisht që nga viti 2011.

Në vitin 2012, Universiteti Shën Cirili dhe Metodi refuzuan kandidaturën e saj për asistente mësimore në Fakultetin Filozofik. Më parë, profesorët e pedagogjisë nga i njëjti universitet e paditën atë për shpifje pasi ajo shkroi një editorial në gazetë duke akuzuar një nga librat e tyre shkollorë për promovimin e homofobisë. Një gjykatë vendosi në favor të Cvetkovik. Shumë dyshuan se profesorët në fjalë i bënin presion universitetit që të refuzonte punësimin e saj.

Dijana Stojanovic Djordjevic, Kvinna till Kvinna Foundation. Photo used with permission.

Dijana Stojanovic Djordjevic. Foto nga The Kvinna till Kvinna Foundation, used with permission.

Dijana Stojanovik Gjorgjevik, e cila ka doktoraturë në shkencat politike me fokus gjininë, dhe punon si menaxhere e programeve në Fondacionin Kvinna till Kvinna, një organizatë për të drejtat e grave, deklaroi për Meta.mk se sasia e informacionit diskriminues, stereotipik dhe të papërshtatshëm në tekstet shkollore fillore dhe të mesme është “frikshme”.

Disa nga shembujt përfshijnë riprodhimin jokritik të tregimeve popullore (siç është “Gruaja Përtace“), këngë dhe fjalë të urta që promovojnë vlera patriarkale, pa siguruar një kontekst të përshtatshëm për shoqërinë bashkëkohore. Ajo përfundoi duke thënë:

Само детално прегледување на сите содржини со родови очила и низ родова призма може да ги елиминира оние информации кои што допринесуваат за одржување на родовата нееднаквост.

Vetëm një rishikim i hollësishëm i të gjithë teksteve shkollore nga perspektiva gjinore mund të eliminojë përmbajtjen që kontribuon në pabarazinë gjinore.

Cilësia e ulët dhe paragjykimi ideologjik i materialeve shkollore në Maqedoninë e Veriut ishin ndër motivuesit kryesorë të protestave kundër qeverisë së krahut të djathtë nga 2006 deri në 2017.

Përmirësimi i cilësisë së librave shkollorë dhe rishikimi i gjuhës me ndjeshmëri gjinore ishte një premtim kryesor i fushatës së qeverisë së qendrës së majtë të zgjedhur në vitin 2016.

Deri më tani, ato premtime nuk janë përmbushur plotësisht dhe mosveprimi i perceptuar i autoriteteve kontribuoi në zemërimin e fundit në mediat sociale mbi librin e sociologjisë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.