Pas polemikave të kostumeve në Miss Universe, xhamajkanët festojnë fitoren e Miss World

Fotografi nga një intervistë në “Mirëmëngjes, Britani” me fituesen e Miss Miss World 2019, Miss Xhamajka, Toni-Ann Singh.

Konkurset e bukurisë janë jashtëzakonisht popullorë në Xhamajkë. Shumë i shohin këto ngjarje të shkëlqyeshme si një afirmim të kulturës xhamajkane në skenën botërore – si sporti dhe muzika.

Xhamajkanët festuan më 14 Dhjetor 2019, kur Toni-Ann Singh fitoi konkursin Miss World. Por një javë para, më 8 dhjetor, Miss Universe ndezi pakënaqësi falë një “sikleti kombëtar” ndaj kostumit kombëtar të delegates xhamajkane Iana Tickle Garcia, që ishte një homazh për një pronar legjendar skllevërish.

Ndërsa xhamajkanët festuan me gëzim fitoren e Singh në Miss World në mediat sociale, polemikat e kostumeve të Miss Universe vazhduan të ngjallnin debate në internet.

Singh, një vajzë që synon të bëhet mjeke e lindur në famullinë rurale të Shën Thomas, ia dedikoi fitoren e saj vajzave ambicioze të reja të vendit si ajo:

Për atë vajzë të vogël në Shën Tomas, Xhamajka dhe të gjitha vajzat në të gjithë botën – ju lutem besoni te vetja. Ju lutem duhet të dini që jeni e denjë dhe e aftë për të realizuar ëndrrat tuaja. Kjo kurorë nuk është e imja por e juaja. Ju keni një qëllim.

Rrjetet sociale në Xhamajkë u mbushën me komente gëzimi dhe patriotizmi:

Tha të vërtetën

Olivia “Babsy” Grange, ministrja xhamajkane e Kulturës, Gjinisë, Argëtimit dhe Sportit, ishte e kënaqur:

Po! Ia arriti. Miss Xhamajka Toni-Ann Singh është Miss World 2019. Jemi krenarë!

Për shumë xhamajkanë, kurora e Miss Botës ndihmoi në uljen e zemërimit dhe shqetësimit të shkaktuar në konkursin Miss Universe, kur Garcia u shfaq në skenë me një veshje të stilit të karnavaleve të bardha, të titulluar “Magjistari i Bardhë i Sallës së Trëndafilit”.

Kostumi i Miss Universe i Garcias ngjalli zemërim sepse i bëri homazhe “Annie Palmer”, personazhit kryesor që figuron në legjendën gotike të Karaibeve të “Magjistares së Bardhë të Sallës së Trendafilave”. Sipas legjendës, Annie Palmer ishte një grua e bardhë e lindur në Haiti, e cila mësoi të praktikonte vudu kur ishte e re. Ajo u transferua në Xhamajka dhe u martua me John Palmer, pronarin e një “shtëpie të shkëlqyer” – Rose Hall, në gjirin Montego, i cili tani është një atraksion turistik.

Legjenda rrjedh kryesisht nga një roman i vitit 1929 nga H.G. De Lisser, i mbushur me stereotipe racore. Në libër, ajo ishte dhunuese seksuale, kishte katër burra dhe disa të dashur, përfshirë skllevër, shumë prej të cilëve ajo i vrau. E vrarë nga një skllav, historia vazhdon që fantazma e Annie Palmer ende qarkullon në shtëpinë historike.

Kërkimet tregojnë se ka ekzistuar vërtetë një grua me emrin Rosa Palmer – zonja e parë në Rose Hall – e cila siç duket kishte katër burra, por asnjë tendencë kriminale. Më pas, ishte një Annie Mary Palmer e lindur në Xhamajka, e cila nuk kishte asnjë lidhje me Haitin dhe që vdiq si e ve jo në Rose Hall. Por historia “Magjistarja e Bardhë” është thurrur për të tërhequr vizitorët në Rose Hall, që u ofron turistëve një tur nate të përhumbur, ku mund të shfaqet fantazma e Annie Palmer.

Një xhamajkan kundërshtoi me forcë atë që përfaqësonte veshja, duke pyetur nëse garuesja kishte shprehur kundërshtimin e saj:

Pse përgjegjësit e faqes #MissJamaicaUniverse e dërguan këtë zonjushe të re në skenën e #MissUniverse si një pronare skllevërish që vrau njerëz të panumërt të zinj. Po ashtu, pse askush nuk foli? #AnniePalmer ishte më e mira që mund të bënit?

Faqja në Facebook e Miss Universe publikoi këtë përshkrim:

[…] Dubbed the White Witch of Rose Hall, local folk legend has it that Annie Palmer ruled the 18th century plantation with an iron fist and drove fear in the hearts of loved ones and enemy’s [sic] alike. Her iconic home, the Rose Hall Great House is a national heritage site in Montego Bay Jamaica and still stands magnificently today after almost three hundred years as a popular visitor attraction where many claim they have spotted Annie Palmer’s ghost.

E quajtur Magjistarja e Bardhë e Sallës së Trëndafilit, legjenda popullore lokale thotë se Annie Palmer sundoi plantacionin e shekullit të 18-të me një grusht të hekurt dhe mbolli frikë në zemrat e të dashurve dhe armikut. Shtëpia e saj ikonike, Shtëpia e Madhe Rose Hall është një sit i trashëgimisë kombëtare në Montego Bay Xhamajka dhe ekziston akoma mrekullisht sot pas pothuajse treqind vjetësh, si një atraksion popullor, ku shumë vizitorë pretendojnë se ata kanë parë fantazmën e Annie Palmer.

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Xhamajka u ofenduan nga përshkrimi nga Miss Xhamajka Universe i skllavopronares:

Ky zemërim nuk ka të bëjë me kostumin, apo për faktin nëse ajo ishte e vërtetë apo jo. Ky është zemërim ndaj asaj që përfaqëson ky kostum; skllavopronarë që shtypin skllevërit. Ju e pranoni në librat tuaj të historisë, e ju nuk e kremtoni atë si një shprehje të kulturës sonë. Ta keni të qartë

Sidoqoftë, sponsorët e Garcias, Rose Hall Developments Ltd., qëndruan. Drejtuesit e organizatës Miss Universe Xhamajka postuan këtë përgjigje në Facebook:

Me kostumin e këtij viti, ne nuk synonim të lavdëronim skllavërinë, as të promovonim magji ose ndonjë prej përrallave popullore për të cilën është akuzuar Annie Palmer, përkundrazi, ajo që ne kërkuam të bënim […] ishte thjesht të tregojmë historinë e një pjese tjetër pa miratuar, lavdëruar apo kremtuar veprat e saj ose mizoritë e skllavërisë, dhe shpresojmë që diskutimet mund të shërbejnë si mësim për të njëjtët të rinj të cilët ne i synuam, veçanërisht ata që nuk kanë asnjë interes për historinë e mësuar në mënyrën tradicionale. Natyrisht, ne kemi pasur sukses në këtë mision, pasi më shumë njerëz tani flasin për këtë aspekt të historisë së Xhamajkës dhe shpresojmë se ata tani do të jenë të motivuar të angazhohen në kërkime të mëtejshme mbi temën, për të pasur një kuptim më të gjerë të së kaluarës sonë.

Blogeri Chelan Smith, gjithsesi, nuk u bind:

E kuptoj që ata duan të dalin jashtë kutisë […] Fatkeqësisht, organizatorët u hodhën jashtë kutisë në fushat e kallam sheqerit. Për ata që nuk mund ta shohin këtë çështje, unë do të doja që ju të mësoni ndryshimin midis kulturës dhe historisë. Një skllavopronar nuk është kultura jonë; skllavëria është historia jonë dhe që nuk duhet harruar. Anti-semitizmi është një pjesë e historisë së Gjermanisë, por Miss Gjermania nuk do të shkojë si Hitleri, sepse nuk është kultura e tyre… Sidoqoftë, zemra ime shkon te garuesja aktuale e Miss Universe Xhamajka, e cila me siguri nuk kishte ndonjë vendim në të gjithë këtë. Unë nuk mund ta imagjinoj tmerrin tim nëse do të më kërkohej të dal në skenë e veshur me një kostum skllavërie. Organizatorët lëshuan një deklaratë me të cilën patën sukses në gjenerimin e diskutimeve për këtë pjesë të historisë sonë, madje cituan Marcus Garvey. Përpjekje e bukur.

Duke pasur parasysh gjithë debatin, fitorja e Toni-Ann Singh në konkursin Miss World 2019 ishte e mirëpritur dhe e mbështetur nga paraardhësit:

Një nga gratë tona të zeza (me ngjyrë) … nga Shën Thomas … fiton në Angli … brenda javës së “përfaqësimit të skllavopronares” … në studiot e Tyler Perry … në një bazë të ish konfederatës së ushtrisë … ku konkurrenca u mposht nga një e zezë … Afrika e Jugut … grua me / … flokë natyrale. Paraardhësit punojnë jashtë orarit

Një tjetër person në Twitter u interesua të komentojë vendin e lindjes së Singh – në Xhamajka, famullia e Shën Thomait është e njohur për praktikimin indigjen shpirtëror të obeahut:

Prit, Shën Thomasi? Paraardhësit përfundimisht ia morën hakun kostumit të Annie Palmer.

Sigurisht, kur bota zbuloi se Xhamajka kishte fituar titullin e lakmuar Miss World, dhe se gratë me ngjyrë kishin fituar pesë nga konkurset më të mëdha të bukurisë në botë, xhamajkanët ishin të lumtur që iu bashkuan një festimi të #BlackGirlMagic dhe lanë pas përvojën e “Magjistares së Bardhë”:

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.