Historia e intelektualëve të Amerikës Latine që gjatë Luftës së Ftohtë, gjetën ngushëllim në Pragën komuniste

Shkrimtari brazilian Jorge Amado dhe biri i tij (i katërti nga e majta në të djathtë) dhe gazetari dhe dramaturgu çek Jan Drda (i pari nga e majta në të djathtë), në Dobříš, një kështjellë Çeke që shërbeu si rezidencë për shkrimtarët Çekë dhe ndërkombëtarë, më 1950. Foto nga arkivi Paloma Amado, e përdorur me leje.

Shkrimtari brazilian Jorge Amado dhe biri i tij (i katërti nga e majta në të djathtë) dhe gazetari dhe dramaturgu çek Jan Drda (i pari nga e majta në të djathtë), në Dobříš, një kështjellë Çeke që shërbeu si rezidencë për shkrimtarët Çekë dhe ndërkombëtarë, më 1950. Foto nga arkivi Paloma Amado, e përdorur me leje.

Para COVID-19-të, Praga vizitohej çdo vit nga miliona turistë që donin birrë të lirë dhe arkitekturë spektakolare. Në vitet '50-të, nga ana tjetër, kryeqyteti i Çekosllovakisë së atëhershme tërhiqte një turmë krejt të ndryshme udhëtarësh: intelektualë majtistë nga e gjithë bota që kërkonin të shihnin se si ishte jeta në socializëm.

Shumë prej atyre turistëve politikë vinin nga Amerika Latine dhe përfshinin gjigandë letrar si Jorge Amado dhe Gabriel García Márquez. E harruar prej kohësh, kjo histori e përbashkët tani ngadalë po rizbulohet dhe rivlerësohet në Republikën Çeke.

Ndërsa Lufta e Ftohtë po zhvillohej, si Perëndimi ashtu edhe Bashkimi Sovjetik u angazhuan në përpjekje intensive propagandistike për të demonstruar epërsinë e sistemeve të tyre politike dhe socio-ekonomike, duke synuar zakonisht të zgjonin vëmendje në Azi, Afrikë, Lindje të Mesme dhe Amerikë Latine. Dhe të dy palët e panë artin si një mënyrë efektive për të përçuar këtë mesazh.

Në BRSS, Shoqata ‘All Union’ për Marrëdhëniet Kulturore me Vendet e Huaja, ose VOKS sipas shkurtimit të saj në rusisht, kishte si mision të ftonte intelektualë dhe shkrimtarë të njohur nga e gjithë bota në vendet e Bashkimit Sovjetik dhe Bllokut Lindor, për të cilat ata u inkurajuan të shkruanin.

Çekosllovakia, pasi ishte bashkuar me Bllokun Lindor në 1948 pasi që Partia Komuniste e saj orkestroi një grusht shteti, ishte një prej destinacionet të tilla. Përveç Jorge Amado dhe Gabriel García Márquez, vendi pranoi shkrimtarë dhe nga Argjentina (Raúl González Tuñón), Brazili (Graciliano Ramos), Kili (Ricardo Latcham, Pablo Neruda), Kuba (Nicolás Guillén) dhe Meksika (Efraín Huerta, Luis Suárez) . Disa udhëtuan vetëm, të tjerët si pjesë e delegacioneve më të mëdha.

Praga u bë kështu një qendër e majtë kulturore nga viti 1950 e tutje, duke mbledhur shkrimtarë të majtë në zhvillim e sipër dhe të vendosur si Nazım Hikmet i Turqisë dhe Ilya Ehrenburg të Bashkimit Sovjetik.

Pablo Neruda, në fakt, mund ta ketë marrë emrin e tij artistik nga shkrimtari, poeti dhe gazetari çek i shekullit të 19-të Jan Neruda (poeti kilian kishte emrin Ricardo Eliécer Neftalí Reyes Basoalto). Ai kurrë nuk e pranoi këtë gjë, por fotot e tij duke ecur në rrugën Neruda në Pragë, ose duke pozuar para restoranteve dhe lokaleve me emrin “Neruda”, ofrojnë një terren të fortë për spekulime.

Michal Zourek, foto e përdorur me leje

Michal Zourek, foto e përdorur me leje

Global Voices foli me Michal Zourek, një akademik Çek që është i përqëndruar në lidhjet midis Bllokut Lindor dhe Amerikës Latine. Zourek, i cili ishte autori i librit “Československo očima latinskoamerických intelektuálů 1947-1959″ (“Çekosllovakia në sytë e intelektualëve të Amerikës Latine nga 1947 deri në 1959″, i vitit 2018 i cili u botua poashtu në spanjisht), shpjegon se çfarë i motivoi ata intelektualë të pranonin ftesa të tilla:

V Latinské Americe existovala celá řada autoritářských režimů, které pod záminkou potlačit levicovou subverzi masivně potlačovaly lidská práva. Proto latinskoameričtí umělci sympatizující s komunistickou ideologií dostávali z východní Evropy jistou materiální a morální podporu. Pokud jde o svědectví z těchto cest, tak texty ze čtyřicátých a padesátých let jsou obecně plné entusiasmu. Je videt, že na intelektuály z rozvojových zemí musely některé aspekty udělat velký dojem. Zejména pak kultura. Zmínky o vysoké kvalitě divadelních představení, zázemí škol a knihoven, jakož i velká sečtělost obyvatel, se v textech často opakují.

 

Kishte një seri regjimesh autoritare në Amerikën Latine që shtypnin masivisht të drejtat e njeriut, duke pretenduar nevojën për të shtypur forcat e majta përmbysëse. Kjo është arsyeja pse artistët e Amerikës Latine në favor të ideologjisë komuniste do të merrnin mbështetje materiale dhe morale nga Evropa Lindore. Lidhur me dëshmitë e udhëtimeve të tyre, tekstet e shkruara në vitet 1940 dhe 1950 janë zakonisht plot entuziazëm. Është e qartë se aspekte të caktuara të shoqërive socialiste bënë një përshtypje të madhe në jetën e atyre intelektualëve që vinin nga vendet në zhvillim, veçanërisht gjendja e skenës së kulturës në Evropën Lindore. Flitet shumë për cilësinë e lartë të shfaqjeve, infrastrukturën shkollore dhe bibliotekat publike, dhe nivelin e lartë të arsimit të popullsisë.

Zourek vazhdon të shpjegojë se si Praga dhe Moska ishin vende të sigurtë për ata intelektualë për t'u njohur dhe për ‘uë takuar me njëri-tjetrin. “Nuk ishte e rrallë që intelektualë të famshëm nga Amerika Latine u takuan për herë të parë në Evropën Lindore”, tha ai. “Në vendet e tyre të lindjes, nuk ishte e mundur sepse qeveritë autoritare dhe anti-komuniste në vend, thjesht nuk do ta lejonin atë”.

Zourek thotë, që Evropa Lindore luajti një rol thelbësor për letërsinë e Amerikës Latine, nëse nuk do të ishte lëvizja ndërkombëtare komuniste, është e mundur që brezi legjendar i shkrimtarëve të viteve '60-të nuk do të kishte qenë aq me ndikim, madje as në Perëndim. “Veprat e autorëve të angazhuar dolën në shtyp në një numër të madh (në çekisht, polonisht ose rusisht), shumë më të lartë se ato në gjuhët e tyre amtare dhe e gjithë kjo ndodhi prapa Perdes së Hekurt”, tha ai.

Busti i Pablo Neruda në Pragën qendrore. Foto nga Kenyh marrë nga Wikipedia, e përdorur nën licencën CC BY-SA 3.0.

Busti i Pablo Neruda në Pragën qendrore. Foto nga Kenyh marrë nga Wikipedia, e përdorur nën licencën CC BY-SA 3.0.

Një tokë me bollëk?

Gjatë vizitës në Pragë apo vende të tjera në Çekosllovaki, intelektualë të majtë, të cilët ishin kryesisht burra, janë trajtuar si VIP-at: Ata qëndronin në hotele luksoze, kishin shpenzimet e tyre të paguara dhe qasje në udhëzues dygjuhësor, merrnin honorare për shkrimet, dhe përfundimisht veprat e tyre përktheheshin në gjuhën çeke ose sllovake.

Ata që siguruan rezidenca për shkrimtarët qëndruan për periudha të gjata, veçanërisht në kështjellën Dobříš, rrethi i Unionit të Shkrimtarëve Çekosllovakë që nga vitet 1940 deri 1990. Disa qëndruan edhe më gjatë ndërsa fituan azil politik.

Siç shpjegon Zourek:

Byly jim placeny cestovní výdaje a během pečlivě naplánovaného programu jim byl prezentován značně idealizovaný obraz místního života. Hosté na oplátku po návratu šířili pozitivní dojmy prostřednictvím cestopisů, článků a přednášek. Fenomén “politického turismu” byl důležitou součástí sovětské propagandy. Jednalo se o dlouhodobě plánovanou strategii, jejíž počátky můžeme hledat záhy po říjnové revoluci. Důležitou úlohu v ní sehráli právě intelektuálové, které Sovětský svaz toužil získat na svou stranu a následně je využít v ideologické bitvě.

Ata kishin të paguar shpenzimet e udhëtimit dhe gjatë programit të tyre të udhëtimit të hartuar me shumë kujdes, atyre u ofrohej të shikonin vetëm aspektet më ideale të jetës lokale. Në këmbim, të ftuarit e huaj do të përhapnin përshtypjet e tyre pozitive përmes udhëtimeve, artikujve dhe konferencave. Ky fenomen i “turizmit politik” ishte një përbërës kryesor i propagandës sovjetike, një strategji e planifikuar mirë që filloi menjëherë pas revolucionit rus të vitit 1917. Një rol kryesor iu caktua intelektualëve që Bashkimi Sovjetik donte t'i kishte në krah për t'i përdorur më vonë në luftën e tij ideologjike me Perëndimin.

Jorge Amado (në të majtë) dhe Nicolás Guillén (në të djathtë) gjatë rrugës për në Kinë në një stacion treni në BRSS, janar 1952. Foto nga arkiva e Paloma Amado, e përdorur me leje.

Jorge Amado (në të majtë) dhe Nicolás Guillén (në të djathtë) gjatë rrugës për në Kinë në një stacion treni në BRSS, janar 1952. Foto nga arkiva e Paloma Amado, e përdorur me leje.

Një përjashtim interesant në këtë vizion dhe përshkrim të idealizuar është Gabriel García Márquez, laureati kolumbian i Nobelit për letërsi i cili vizitoi Gjermaninë Lindore, Çekosllovakinë, Poloninë, Hungarinë dhe BRSS më 1955 dhe 1957. Ai e bëri këtë pjesërisht vetë dhe kur u ftua zyrtarisht, gjeti mënyra për t'i ikur programit zyrtar për të hulumtuar vetë ai. Në librin e tij,”De viaje por Europa del Este” (“Udhëtim nëpër Evropën Lindore”), përshkrimet e tij për Evropën Lindore janë shumë më të nuancuara.

Në kapitullin e parë, G. Marquez përshkruan Gjermaninë Lindore me terma joshës, si në këtë skenë ku Márquez-i hyn në një restorant për ngrënë mëngjes: “Ajo që njerëzit kishin për mëngjes do të ishte e barabartë me një vakt të plotë në pjesën tjetër të Evropës Perëndimore dhe ishte shumë më e lirë. Por ata njerëz dukeshin të shkatërruar dhe të hidhur dhe hëngrën porcione të mëdha mishi dhe vezë të skuqura pa asnjë gëzim “.

Në një kapitull tjetër për Moskën, ai shkruan për temën tabu të kultit të personalitetit të Stalinit, duke cituar udhëzuesin e tij rus i cili thotë: “Nëse Stalini do të ishte akoma gjallë (kishte vdekur në vitin 1953), ne do të kishim një Botë të Tretë. Stalini ishte figura më e përgjakshme, më e egër dhe më egotistike në historinë ruse “.

Gabriel García Márquez (i pari nga e majta në të djathtë) në Sheshin e Kuq të Moskës në gusht 1957. Foto nga arkivi Michael Zorek, e përdorur me leje.

Gabriel García Márquez (i pari nga e majta në të djathtë) në Sheshin e Kuq të Moskës në gusht 1957. Foto nga arkivi Michael Zorek, e përdorur me leje.

Për çekët, një trashëgimi e rizbuluar

Në Çekosllovaki, komunizmi përfundoi në vjeshtën e vitit 1989 dhe në shtetet pasuese në Sllovaki dhe Republikë Çeke, e kaluara socialiste zakonisht konsiderohet si një periudhë e errët e shkeljeve të të drejtave të njeriut, kufizimeve të udhëtimit dhe bindjes së detyruar ndaj Moskës.

Një pikëpamje e tillë ngjyros qasjen e historianëve çekë dhe sllovakë ndaj intelektualëve të majtë që vizituan vendin gjatë atyre kohërave. Siç shënon Zourek, i cili ka studiuar në Republikën Çeke dhe në Argjentinë:

Během mých univerzitních studií jsem sice zaslechl zmínky, že v Československu pobýval Pablo Neruda či Jorge Amado, ale neměl jsem představu, že se jednalo o fenomén tak výrazný. Jinými slovy, že intenzivní kontakty mezi oběma regiony existovaly již před kubánskou revolucí. Roli zde možná hraje určitý despekt k těmto autorům. Mnozí na ně nahlížejí jako na idealisty či užitečné idioty, kteří svou návštěvou vyjádřili sounáležitost s režimem, který se neštítil násilí a perzekucí. Celá problematika je ale mnohem komplexnější. 

Gjatë studimeve në universitet, dëgjova disa herë të përmendej Pablo Neruda dhe Jorge Amado që kaluan kohë në Çekosllovaki, por nuk kisha idenë se ky ishte një fenomen kaq i thellë, saqë të dy rajonet kishin një kontakt të tillë edhe para Revolucionit Kuban (1959). Kjo është ndoshta për shkak të përbuzjes me të cilën mbahen tani ata autorë (në Republikën Çeke dhe Sllovaki): shumë i konsiderojnë ata si idealistë ose idiotë të dobishëm, të cilët me vizitat e tyre, mbështetën regjimet që kaluan në dhunë dhe persekutime. Çështja është natyrisht shumë më komplekse se kaq.

Ndërsa ata autorë janë vlerësuar prej kohësh në vendet e tyre në Amerikën Latine, trashëgimia e tyre vetëm tani po rishfaqet në ligjërimin historik Çek. Udhëtimi i Gabriel García Marquez-it u përkthye në gjuhën Çeke për herë të parë më 2018 (“Devadesát dnů za železnou oponou”), ndërsa të tjerët mbeten kryesisht të panjohur.

Zourek ndan përvojën e tij personale për të shpjeguar pse procesi i rivlerësimit është kaq sfidues:

Krátce po střední škole jsem navštívil Chile, kde univerzita byla plná sovětských vlajek, portrétů Lenina, v knihkupectví se prodávala díla Marxe a Engelse. Myslel jsem si, že ta ideologie je mrtvá, nechápal jsem, jak někdo může obdivovat zločinnou ideologii, která omezovala svobodu slova, bránila lidem studovat, realizovat sny. Tento antagonistický postoj obou regionů ke komunismu je primárně dán zcela odlišnou historickou zkušeností. Proto se domnívám, že při hodnocení komunismu je třeba se oprostit od rodinné anamnézy, která mnohdy brání vidět tento transnacionální fenomén v jeho mnohobarevnosti. Tento přístup mi bohužel stále u mnoha českých historiků chybí. Myslím, že není náhodné, že politika komunistického Československa ve třetím světě se těší většímu zájmu v zahraničí nežli mezi českými badateli. Teprve v posledních letech se to začíná měnit a myslím, že to do určité míry souvisí s postupným vystřízlivěním české společnosti z antikomunismu. Věřím, že v následujících letech vznikne řada prací, které poukážou na to, že komunistické Československo dělalo v rozvojovém světe obdivuhodné věci, na které se nepodařilo po roce 1989 úspěšně navázat. Například na poli kultury.

Menjëherë pas shkollës së mesme, vizitova Kilin, ku universiteti ishte plot me flamuj sovjetikë, portrete të Leninit, ku libraritë shisnin veprat e Marksit dhe Engelsit. Mendoja se ideologjia ishte e vdekur dhe nuk mund ta kuptoja se si dikush mund të admironte një ideologji kriminale që kufizonte lirinë e shprehjes, i pengonte njerëzit të hynin në universitet dhe të përmbushnin ëndrrat e tyre. Ky pozicion antagonist i të dy rajoneve në lidhje me komunizmin është kryesisht për shkak të përvojës historike shumë të ndryshme. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se kur vlerësojmë komunizmin, duhet të ndahemi nga përvoja jonë familjare dhe historia, e cila shpesh nuk na lejon ta shohim këtë fenomen ndërkombëtar në shumëllojshmërinë e tij të plotë. Fatkeqësisht, kjo ndarje ende nuk po ndodh për shumë historianë çekë. Nuk mendoj se është për t'u habitur që njerëzit në botën në zhvillim kanë më shumë interes në politikat e Çekosllovakisë Komuniste sesa bashkëmoshatarët e tyre në Republikën Çeke. Kjo ka filluar të ndryshojë pak në vitet e kaluara dhe mendoj se kjo falë rivlerësimit gradual të periudhës komuniste nga shoqëria Çeke. Unë besoj se në vitet e ardhshme do të shohim një seri veprash që tregojnë se Çekosllovakia komuniste bëri gjëra të jashtëzakonshme në botën në zhvillim, të cilat u braktisën kryesisht pas vitit 1989, për shembull në fushën e kulturës.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.