“JazzMandu” sjell muzikën xhaz në kryeqytetin nepalez Katmandu

Photo by Abesh Maharajan, JazzMandu via Nepali Times. Used with permission.

JazzMandu. Foto nga Abesh Maharajan nëpërmjet Nepali Times, e përdorur me leje.

Ky artikull nga Uma Dhital u botua fillimisht në Nepali Times dhe një version i redaktuar ribotohet në Global Voices si pjesë e një marrëveshjeje për ndarjen e përmbajtjes.

Përveç festivaleve të njohura DasainTihar (Deepawali) dhe Chhath, Nepali është i njohur për festivalin ndërkombëtar të xhazit në Katmandu: Jazzmandu. Emri i festivalit është një përzierje e “xhazit” dhe “Katmandu”, kryeqyteti i Nepalit.

Aktiviteti është pasuruar që nga fillimi i tij në 2002 me artistë të rinj dhe kreativë nga e gjithë bota, që shkojnë në Katmandu për të treguar talentin e tyre dhe për të përjetuar atmosferën unike. Vendet e zgjedhura pasqyrojnë diversitetin etnik dhe kulturor të Nepalit dhe gjithashtu aktiviteti prezanton interpretues nga e gjithë bota.

Jazzmandu këtë vit vazhdoi të tregojë fuqinë e muzikës dhe aftësinë e saj për të bashkuar njerëzit. Nga ritmet afrikane të Plurism dhe zëri i qetë emocionues i Lucile Chriqui deri te tonet e ndezura të interpretimit të muzikës popullore nepaleze nga grupi Samundra, xhazi i këtij viti pasqyroi diversitetin e këtij zhanri muzikor.

Një koncert falas për studentët e Shkollës St Xavier në Jawalakhel ju dha mundësinl të rinjve të shijojnë kënaqësitë unike të xhazit. Kishte koncerte në vende të ndryshme në Katmandu, Jazz Upstairs dhe grupi holandez Under The Surface që performonte në Electric Pagoda, me tinguj elektronikë eksperimentalë. Palouse Forro performoi në Jazz Upstairs, ndërsa grupi zvicerano-afrikano jugor Faku pati një performancë në EDN në Sanepa.

Pazari i xhazit në Gokarna Forest Resort u dha pjesëmarrësve një vitrinë magjepsëse muzikore me formacionin e plotë të Jazzmandu. Baber Mahali historik dëgjoi traditën e pasur të muzikës braziliane. Mbrëmja e parafundit në Yalamaya Kendra, në periferinë Patan të Katmanduse, ishte kulmi i javës, me artistë të huaj dhe nepalezë që performuan një shkrirje magjike të muzikës klasike nepaleze dhe xhazit.

Festivali tërhoqi një audiencë të larmishme të banorëve të Katmandusë, turistëve dhe emigrantëve. Zëvendësambasadorja e Bashkimit Evropian (BE) Joëlle Hivonnet tha: “Jazzmandu po pasurohet çdo vit. Edhe pse nuk tërheq artistë me famë botërore si festivalet Montreux apo Marciac , ai arrin të sjellë artistë të rinj dhe mbulon një sërë stilesh. Më pëlqejnë veçanërisht grupet që përziejnë instrumentet nepaleze dhe perëndimore.”

Photo by Abesh Maharajan, JazzMandu via Nepali Times. Used with permission.

JazzMandu. Foto nga Abesh Maharajan, nëpërmjet Nepali Times, e përdorur me leje.

Kuarteti Lucile Chriqui, një forcë e re e frikshme në xhazin francez, e cilësoi pjesëmarrjen si një përvojë që nuk e kishin patur më parë: “Të duket sikur je në turne, por në një qytet”.

Grupi organizoi një koncert bamirësie për të mbledhur fonde për pacientët e Spitalit Memorial Sushma Koirala. “Ishte e mrekullueshme të performosh për një kauzë kaq të rëndësishme. Ne e kuptuam fuqinë e muzikës si një mjet lidhjeje”, tha Chriqui.

Grupi dëshiron të rikthejë në Paris energjinë dhe miqësinë e veçantë që përjetoi nga vullnetarët nepalezë, gjë që i frymëzoi ata të përpiqen të lidhen më shumë me turistët që vizitojnë vendin e tyre dhe ritmin unik të jetës në Katmandu në krahasim me Parisin, ku “një orë duket si një minutë.”

Chriqui gjithashtu shpreson të vazhdojë të eksperimentojë nën frymëzimin e timbrit të instrumenteve tradicionale nepaleze. “Ndoshta do të marr në shtëpi edhe një tas këndimi,” thotë me shaka.

Vitin e ardhshëm ky aktivitet muzikor i Nepalit do të shënojë 20 vjetorin. Bashkëthemeluesi Navin Chettri thotë: “Fillimisht, ne u ndeshëm me një ngurrim dhe konfuzion në lidhje me xhazin, por tani nuk ka nevojë të shpjegojmë, Jazzmandu ka bërë të njohur si xhazin ashtu edhe Katmandunë.”

Kur u pyet se çfarë pritet për përvjetorin special të 20-të, Chettri u përgjigj me gëzim: “Nuk prishim surprizën”.

Xhaz nga e gjithë bota

Ndryshe nga mbrëmjet e tjera të Jazzmandu, ku programi ishte strukturuar për të shfaqur çdo grup veçmas, Jazz në Patan më 7 nëntor solli shkëmbimin kulturor midis xhazit dhe tingujve klasikë nepalezë, me muzikantë nga e gjithë bota.

Shkrirja e përpiktë e repertorëve dhe kremtimi i kulturave tejkaloi kompozimin formulues të strukturës së muzikës “mainstream” dhe shkeli zhanrin, për të krijuar një tingull shpirtëror dhe meditues të përshkruar nga të pranishmit si “tokëzues”, “unik” dhe “i papërsëritshëm”.

Mbrëmja me fenerë në Yala Maya Kendra solli një përvojë intime për të pranishmit, që lanë mënjanë stresin dhe urinë, duke lejuar që aftësia teknike, profesionalizmi dhe interpretimi i grupeve të mbeten pika kryesore e mbrëmjes.

Photo by Abesh Maharajan, JazzMandu via Nepali Times. Used with permission.

JazzMandu. Foto nga Abesh Maharajan, nëpërmjet Nepali Times, e përdorur me leje.

Artisti Sisonke Xonti shprehu kënaqësinë për të performuar sërish përpara një turme live, publik që artisti Nick Aggs e përshkroi si “më të mirin në Jazzmandu”.

“Për të kremtuar tingullin unik të çdo artisti, duhet të ketë një nivel të ndërsjellë intimiteti dhe respekti midis artistit dhe audiencës,” shtoi Aggs.

Këngëtarja Lucile Chriqui tha se publiku ishte “me të vërtetë duke dëgjuar dhe ishte i lidhur me muzikën”. Ajo shtoi: “Kaq shumë energji, kaq shumë dashuri përfaqësonin vetë thelbin e Jazzmandu, që është të lidhesh me njerëzit dhe të tregosh se muzika është një gjuhë hyjnore, universale”.

Publiku nuk fshehu emocionet për performancat, sidomos brenda oborrit 100-vjeçar të epokës Rana në Patan.

Mbrëmja përfundoi me duartrokitje të forta dhe publiku u largua duke përpunuar ende magjinë e asaj që kishte parë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.