Rusia rrit censurën e përmbajtjeve të ISIS në rrjetet sociale

Russia's new efforts to search for and delete ISIS social media content. Images edited by Kevin Rothrock.

Përpjekje të reja të Rusisë në kërkim dhe fshirje të përmbajtjeve nga ISIS në rrjetet sociale . Fotot e redaktuara nga Kevin Rotrok.

Pushtimet territoriale në vitin e kaluar e befasuan publikun botëror, por disa nga sukseset e pa pritura vijnë nga sajber hapësira, ku është në rritje prania e grupit në rrjetet sociale. Duke përdorur Twitter, Instagram dhe YouTube si dhe meme të ndryshme në internet, ISIS publikon video dhe foto, të cilat shpesh tregojnë skena të dhunshme të prerjes së kokave dhe torturave mbi popullin e Irakut dhe Sirisë. Mbështetësit dhe devijantët e ndryshëm përdorues interneti shpejt i ngarkojnë dhe përhapin përmbajtjet e tilla në të gjithë botën.

Spini i Al Kaedës, ISIS, tashmë kontrollon një të tretën e Sirisë dhe një të katërtën e Irakut, duke mbjellur frikë dhe terror në rrugën e tyre. ISIS tërheqin me mijëra të rinj nga e gjithë bota të cilët indoktronuan në ideologjinë ekstremiste, për të cilën edhe famëkeqja al Kaeda thotë se është “brutale”.

Por çfarë e shpie zgjerimin  e papritur online të ISIS? Qeveritë janë duke shpresuar se kontrolli i rritur dhe ndalimi i rrjeteve sociale do të ndihmojë në përpjekjet për të kufizuar, arritjen ideologjike dhe logjistike të grupit.

Kohëve të fundit, deputetët duma ruse kërkuan prej prokurorit publik ti etiketojë të gjitha videot prej dhe për ISIS, si video ekstremiste, me çka dhe do të bëhet një detyrim i federalëve cenzorë të ndalojnë publikimin dhe shkëmbimin e përmbajtjeve të tilla. Javën e kaluar, autoritetet u përgjigjën me kërkesë deri tek Agjencia Ruse për mbikëqyrjen e mediave, Roskomnadzor, të ndalojë qasjen e gati se 400 hiper-linqeve të ndryshme në Vkontakte dhe YouTube të cilat i udhëzojnë përdoruesit në filmin propagandistik ISIS, “tingujt e shpatave.” Më 27 Tetor, prokurori publik sërish dërgoi një kërkesë deri tek Roskomnadzor, duke i urdhëruar të ndalojnë shtatë faqe të ndryshme të VKontakte për shkak të shpërndarjes së thirrjeve të ISIS për ekstremizëm dhe akte terroriste.

Roman Kudjakov, zëvendës në parlamentin i cili kryeson nismën, tha se qasja e lirë në faqet me përmbajtje nga ISIS paraqet kërcënim për shtetin rus dhe shoqërinë, nëpërmjet popullarizimit të ideve fundamentaliste islamike. Kudjakov, duke përmendur praninë e përkthimeve në gjuhën ruse të disa videove të ISIS, tha se përmbajtjet kanë për qëllim të rekrutimit të anëtarëve të rinj nga Rusia.

Masa për të ndaluar përmbajtje media ISIS bashkohet me trendin e rritjes së mbikëqyrjes internetit dhe censurës në Rusi, por arsyetimi për të dobësuar përpjekjet e rekrutimit ISIS nga i synimeve të dhënësit rrjetet sociale është e diskutueshme. Qershorin e kaluar, një studim grup konsultimit të sigurisë SOUFAN botoi përpjekjet internet rekrutimit për luftëtarët sirian, i cili ka konstatuar se anëtarët e rinj shpesh janë “të lidhur me qarqet vetë-zgjedhur.” Me fjalë të tjera, video dhe meminjata ISIS qarkullojnë në internet mund të jetë vetëm një pasojë e qarqeve ekzistuese shoqërore në botën offline dhe jo si rezultat i një fushate të marketingut të shkëlqyer në rrjetet sociale.

Ashtu siç shkruajti edhe më herët Global Voices, akuzat për ekstremizëm dhe terrorizëm janë disa nga mënyrat përmes të cilave policia nga e gjithë bota e kufizon shprehjen e lirë dhe justifikon burgosjen e përdoruesve të rrjeteve sociale. Në Rusi ka një histori të gjatë të persekutimit të muslimanëve, duke përfshirë edhe përdorimin e torturës, si një mjet për të zhvatur rrëfime nga ata që dyshohen për lidhje me terrorizmin. 

Përderisa është rritur kontrolli rus i onlajn përmbajtjeve të ISIS ndoshta mund të ketë sukses në zvogëlimin e qëllimit të grupit, ajo gjithashtu do të bëjë që edhe qytetarët e zakonshëm – sidomos ata që shpërndajnë materiale fetare onlajn – të bëhen më të prekshëm ndaj ndjekjeve të reja penale, ku ekziston kërcënimi prej më shumë arrestimeve arbitrare dhe torturimi i njerëzve në paraburgim.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.