Shqetësim për vezët me përmbajtje të lartë metalesh në Bangladesh

Eggs are called the poor man's protein. Everyone in the country eats eggs more or less. Photo by Isabelle Hurbain-Palatin via Wikipedia. CC BY-SA 2.0.

Vezët quhen proteina e të varfërve. Pothuajse të gjithë në Bangladesh hanë vezë. Foto nga Isabelle Hurbain-Palatin nëpërmjet Wikipedia. CC BY-SA 2.0.

Vezët e pulave kanë përfitime të rëndësishme për shëndetin, duke plotësuar mangësitë në lëndët ushqyese thelbësore të trupit dhe duke i bërë ato një pjesë të vlefshme për dietën e njeriut. Përparësitë e shumta variojnë nga parandalimi i sëmundjeve te rritja e imunitetit, duke i shtyrë ekspertët të rekomandojnë konsumimin e një veze në ditë.

Megjithatë, konsumimi i vezëve në Bangladesh aktualisht nuk është i sigurt. Një kërkim i përbashkët nga gjashtë studiues nga Universiteti Jagannath, Këshilli i Shkencës dhe Kërkimeve Industriale të Bangladeshit (BCSIR) dhe Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë Haji Mohammad Danesh, ka zbuluar nivele të larta të metaleve të rënda në vezët nga pularitë në Dhaka, kryeqyteti i Bangladeshit. Nivelet tejkalojnër kufijtë maksimalë të lejueshëm për zinkun, bakrin, plumbin dhe hekurin. Teprica e këtyre metaleve të rënda në vezë përbën një rrezik për shëndetin e njerëzve.

Kërkimi u botua në numrin e tetorit (Vëllimi 16, numri 10) të Gazetës Arabe të Kimisë të Universitetit King Saud, në Arabinë Saudite, e aksesueshme përmes ScienceDirect. Studimi zbuloi ekzistencën e 10 metaleve të ndryshme të rënda në vezë, me gjashtë prej tyre që shkojnë te nivelet maksimale të lejueshme (MPL). Megjithatë, katër të tjerët: zinku, bakri, plumbi dhe hekuri, i kaluan këto kufij. Rëndësia e këtyre gjetjeve nënvizohet nga vërejtjet e bëra nga profesori Dolan Roy nga Departamenti i Zoologjisë i Universitetit Jagannath, i cili ishte pjesë e studimit. Në një intervistë me Bangla Daily Prothom Alo, ai ndau njohuritë e tij:

খাদ্যে মাত্রাতিরিক্ত যেকোনো ধাতুর উপস্থিতিই খারাপ। এর কারণে হৃদ্যন্ত্র, কিডনি ও যকৃৎ মারাত্মকভাবে ক্ষতিগ্রস্ত হতে পারে। এতে ক্যানসার পর্যন্ত হতে পারে। ফলে ডিমে চারটি ভারী ধাতুর মাত্রাতিরিক্ত উপস্থিতির যে তথ্য আমাদের গবেষণায় উঠে এসেছে, তা অবশ্যই উদ্বেগের কারণ।

… মাত্রাতিরিক্ত দস্তায় রক্তশূন্যতা ও ক্ষুধামান্দ্য হয়। অতিরিক্ত তামার উপস্থিতিতে বমি বমি ভাব, ডায়রিয়া, পেটে অস্বস্তি ইত্যাদি হয়। অতিরিক্ত সিসা কার্ডিওভাসকুলার ব্যবস্থার ক্ষতিসাধন করে, উচ্চ রক্তচাপ বাড়ায়। অতিরিক্ত লোহা কার্ডিয়াক অ্যারেস্ট, শ্বাসপ্রশ্বাসে জটিলতা, খিঁচুনি, বিষণ্নতা ইত্যাদির জন্য দায়ী।

Prania e tepërt e çdo metali në ushqimin tonë është e dëmshme, me potencial për dëmtim të rëndë në zemër, veshka dhe mëlçi, madje edhe rrezik për kancer. Prandaj, gjetjet tona në lidhje me nivelet e tepërta të katër metaleve të rënda në vezë, ngrenë shqetësime të rëndësishme.

…. Marrja e tepërt e zinkut mund të çojë në anemi dhe ulje të oreksit, ndërsa një tepricë e bakrit mund të rezultojë në simptoma si të vjella, diarre dhe çrregullime në stomak. Plumbi i tepërt ka potencialin të dëmtojë sistemin kardiovaskular, duke kontribuar në presionin e lartë të gjakut. Gjithashtu, konsumi i tepërt i hekurit mund të sjellë arrest kardiak, vështirësi në frymëmarrje, konvulsione dhe depresion, ndër pasojat e shumta shëndetësore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë, kërkesa ditore për vezë në Bangladesh arrin në afërsisht dyzet milionë. Vezët janë një element kryesor në dietën e pothuajse çdo individi në vend. Harun Rashid shprehu shqetësimin për rrezikun e shëndetit publik që lidhet me ndotjen me metale të rënda të vezëve:

মুরগির খাবারের মাধ্যমেই বিষাক্ত ধাতু মুরগির পেটে যায়। চামড়ার ট্যানারীর বিষাক্ত বর্জ্য দিয়ে মোরগ এবং মাছের খাবার তৈরি হয়। একটি জাতির মনন যখন পচে যায় তখন এই সব ঘটতেই থাকবে। দেখার‌ও যেন কেউ নেই!

Këto metale toksike gjejnë rrugën e tyre në sistemin tretës të pulës nëpërmjet ushqimit, i cili shpesh përgatitet në Dhaka duke përdorur mbeturina nga fabrikat e lëkurës. Këto çështje shfaqen kur vlerat e një shoqërie cënohen dhe pasojat kalojnë pa u vënë re nga qytetarët.

Eggs for sale at a bazar in Dhaka. Image via Flickr by IFPRI. CC BY-NC-ND 2.0.

Vezët shiten në një pazar në Dhaka. Foto nga Flickr nga IFPRI. CC BY-NC-ND 2.0.

Prania e metaleve të rënda në vezët e pulave

Ekspertët e shpendëve ja atribuojnë praninë e metaleve të rënda në vezë ndotjes nga mbetjet e industrisë së nxirjes artificiale të trupit. Ujërat e zeza të fabrikës së lëkurës dihet se mbartin përqendrime të konsiderueshme të metaleve të rënda dhe në raste të caktuara, ato shtohen në ushqimin e pulës për shkak të përmbajtjes së pasur me proteina, e cila përshpejton rritjen e pulës. Studiuesit theksojnë gjithashtu se këto metale të rënda toksike hyjnë në trupin e pulave nëpërmjet dietës së tyre dhe më pas e gjejnë rrugën te vezët, duke paraqitur në fund të fundit një rrezik për shëndetin e njeriut, që i konsumon ato.

Kjo është arsyeja pse profesori Dolan Roy, pjesë e studimit, theksoi rëndësinë e garantimit të sigurisë së ushqimit të dhënë për pulat e rritura në pulari. Sumon Hawladar, presidenti i Shoqatës për Shpendët në Bangladesh, që përfaqëson fermerët e vegjël, u ka bërë thirrje prodhuesve të garantojnë ushqim shpendësh që plotëson standardet e sigurisë. Ai theksoi se pa ushqim të sigurt të shpendëve, fermerët e vegjël nuk do të ishin në gjendje të prodhonin mish pule dhe vezë që janë gjithashtu të sigurta për konsum.

Në Bangladesh, ndotja nuk kufizohet vetëm te vezët; ajo është e kudondodhur në burime të ndryshme ushqimore, duke përfshirë pulën, peshkun dhe perimet. Avokati Emu Barua shkruan në Facebook:

খাবার পানিতে বিষাক্ততা, চালে ক্যাডমিয়াম, ডিমে রাসায়নিক পদার্থের উপস্থিতি, মুরগীতে ক্রমিয়াম, পাউরুটিতে পটাশিয়াম ব্রোমেট, দুধে সীসা, মাছে অতিরিক্ত এন্টিবায়োটিক, চিংড়িতে কেমিক্যাল জেলি, শাকসবজিতে লেদ, আর্সেনিক, কেডিয়ামের উপস্থিতিতে মানুষ কি খেয়ে বাঁচবে!

Ne hasim ndotje në ujin e pijshëm, kadmium në oriz, mbetje kimike në vezë, krom në pula, bromat kaliumi në bukë, plumb në qumësht, një përdorim të tepërt të antibiotikëve te peshku, pelte kimike në karkalecat e detit dhe praninë e arsenikut, kadmiumit dhe plumbit në perime. Me një grup kaq të gjerë ndotësish, bëhet gjithnjë e më sfiduese për njerëzit që të bëjnë zgjedhje të shëndetshme ushqimore.

Vezët kanë qenë tradicionalisht burimi më i lirë i proteinave në Bangladesh dhe konsiderohen si një opsion i përballueshëm edhe për ata me të ardhurat më të ulëta. Megjithatë, kostoja e vezëve është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi i pandemisë. Pavarësisht rregulloreve të qeverisë për çmimet, çmimi i vezëve në treg është rritur. Ata që punojnë në industrinë e shpendëve e lidhin rritjen e çmimit me kostot më të larta të ushqimit të shpendëve dhe karburantit. Kështu, rritja e çmimeve, e kombinuar me shqetësimet e ndotjes, paraqesin një sfidë të dyfishtë për konsumimin e vezëve.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.