Fatkeqësia e pathënë e grave të burgosura në Afrikë, Amerikë dhe Azi gjatë pandemisë

Burimi i fotografisë: Pexels, domeni publik.

Kur COVID-19 goditi burgjet anembanë botës, hyri në vende të mbipopulluara, të pashëndetshme dhe të harruara, në të cilat gratë janë pakicë dhe përballen me rreziqe të veçanta. Gratë përfaqësojnë midis 2 dhe 10% të popullsisë së burgosur, por numrat e tyre po rriten më shpejt se ato të burrave.

Megjithatë, gratë shfaqen më rrallë në të dhëna të ndara sipas gjinisë. Reportazhet e lajmeve rreth tyre janë të rralla, për mos të thënë inekzistente.  Për shembull, ka pasur raporte rreth përhapjes së COVID-19 në burgje, por rrallë herë publiku di nëse gratë e burgosura janë pjesë e demografisë së prekur.

Olivia Rope, drejtore e Politikave dhe Avokatisë Ndërkombëtare tek Penal Reform International thotë se:

The smaller proportion of women in prison populations is one reason criminal justice systems too often remain designed and run with men in mind, and often by male decision-makers. Where governments have taken action to prevent or address COVID-19 in prisons, they too seem to have men in mind, mostly overlooking the different and unique impacts they may have on women.

Përqindja e vogël e grave në popullatën e burgjeve është një arsye pse sistemet e drejtësisë penale shpesh mbeten të dizajnuara dhe drejtohen duke pasur parasysh burrat dhe shpesh nga vendimmarrës meshkuj. Teksa qeveritë po marrin masa për të parandaluar apo adresuar COVID-19 në burgje, ato gjithashtu duken se kanë në mendje kryesisht burrat, duke neglizhuar ndikimet e ndryshme dhe unike që ato mund të kenë mbi gratë.

Shumica e grave kalojnë vite në paraburgim ose në burg për vepra të lehta si: krime të lehta të lidhura me drogën, vetëmbrojtje ndaj dhunës gjinore dhe në varësi të shtetit, aborte apo aborte spontane ose dhe aktivizëm politik.

Në muajin maj, Projekti Marshall raportoi se 13 gra vdiqën nga COVID-19 në burgjet amerikane dhe shkroi se historitë e tyre gjithashtu reflektojnë të gjitha mënyrat e zakonshme për të hyrë në burg. Varësia ndaj drogës dhe dhuna që përfshin meshkujt në jetët e tyre.

Në këto kontekste të izoluara, gratë gjithashtu përballen me një risk më të lartë të abuzimit seksual dhe ofendime të një natyre seksuale. Për shembull, në prill, raporte rreth vetëvrasjeve të dy grave të burgosura në dy provinca të ndryshme të Argjentinës ka nxjerrë në pah dhunën gjinore institucionale në burgje që ishte tashmë e rëndë që para pandemisë.

Liderët e UN Women dhe organizatave të tjera shkruajnë në maj:

Not only are women at risk of contracting COVID-19, they are also exposed to an increased threat of sexual violence during the pandemic due to decreased security in prisons.

Jo vetëm që gratë janë në rrezik të marrin virusin, ato janë gjithashtu të kërcënuara ndaj një rreziku gjithnjë e në rritje të ngacmimeve seksuale gjatë pandemisë, për shkak të sigurisë së ulur në burgje.

Gratë, të cilat zakonisht marrin më pak vizita se meshkujt, nuk morën asnjë vizitë gjatë kufizimeve të COVID-19. Në Xhamaika, Maria Carla Gullotta, themeluesja e një OJQ-je që merret me mirëqenien dhe rehabilitimin e të burgosurve të quajtur ‘’Stand Up for Jamaica’’, i tha Global Voices:

Now, with the pandemic, contact with their children is non-existent, apart from an occasional Skype session.

Tani për shkak të pandemisë, kontakti me fëmijët e tyre është inekzistent, përveç ndonjë seance rastësore në Skype.

Kjo shton një ndjenjë izolimi për gratë. Në fillim të pandemisë në Brazil, organizata braziliane ‘’Pastoral Carcerária Nacional’’ deklaroi në një letër të hapur:

Ouvimos relatos do quão terrível está sendo enfrentar a pandemia dentro da prisão, sem poder receber visita ou ir à escola, que fica dentro do presídio. Não basta estar presa, a mulher tem que ser oprimida, se despir de toda a sua individualidade. Agora que elas não têm atividade nenhuma, até esquecem quem são, perdem a identidade.

Ne kemi dëgjuar raporte se sa e tmerrshme është të përballesh me pandeminë brenda burgut, pa qenë në gjendje të presësh një vizitë ose të shkosh në shkollë, e cila është brenda burgut. Nuk mjafton të qëndrosh në burg, gruaja duhet të shtypet, duke zhveshur të gjithë individualitetin e saj. Tani që nuk kanë asnjë aktivitet, ato madje harrojnë se kush janë, ato humbasin identitetin e tyre.

Në disa kontekste, si për shembull në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut apo në Argjentinë, një mungesë e të drejtave për vizita nënkupton një mungesë të ushqimit, veshjes dhe produkteve menstruale dhe higjienike. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, këto vizita janë një litar shpëtimi për gratë që varen nga to për produkte thelbësore. Pastoral Carcerária theksoi se ndalimi i vizitave tek të burgosurit bëri pak për të ndaluar COVID-19 në burgjet braziliane dhe se ndalimi i vizitave e bën të vështirë monitorimin e torturave në burgje.

Për shembull, në Venezuelë, 80 përqind e të burgosurve vareshin nga vizitat e të afërmve të tyre për ushqim dhe produkte thelbësore në 2018 pasi vuanin nga kequshqyerja. Raporte nga viti 2019 tregojnë se shumë gra të burgosura janë viktima të dhunës seksuale ose kanë tregtuar seks me personelin e burgut për ushqim. Nuk ka pasur pothuajse asnjë mbulim të situatës së veçantë të grave të burgosura gjatë muajve të fundit të izolimit, përveç disa raporteve mbi ngjarje specifike, të tilla si greva urie dhe vdekje nga kequshqyerja.

Në korrik, OJQ-ja ‘’Observatorio Venezolano de Prisiones’’ theksoi rastin e 107 grave të burgosura në një stacion policie të cilat ‘’u luteshin’’ gjykatave që të hapeshin për të rifilluar proceset e tyre gjyqësore të cilat ishin ndaluar për 4 muaj si rezultat i bllokimeve të COVID-19.

 

107 gra të burgosura kërkojnë procedime të shpejtuara. 107 gra të burgosura në stacionin e policisë Eduardo Ramón Vizcaino kërkojnë procedime gjyqësore të shpejtuara, pasi ato tashmë kanë shërbyer 4 muaj pa u ndjekur nga gjykatat e shtetit të #Bolivarit.

Siç ilustrohet në videon e mësipërme, burgjet dhe stacionet e policisë shpesh janë të mbipopulluara, duke rritur rrezikun e infektimit. Sipas ‘’International Drug Policy Consortium’’ Tajlanda arreston rreth 125,000 njerëz më shumë se kapaciteti i saj normal, burgu më i madh i Kamboxhias mban 5 herë më shumë njerëz sesa kapaciteti maksimal, ndërsa mbipopullimi në burgjet Filipineze ka arritur 534% në mars të këtij viti.

Teksa Amerika latine gjithashtu ka disa nga burgjet më të tejmbushura në botë, shtetet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, (kjo e fundit ka nivelet më të larta të burgosjes në botë), janë përmendur për mbipopullim. Në qendrat e paraburgimit të emigracionit në SHBA, raportet për neglizhencë të përhapur mjekësore në lidhje me COVID-19 dhe histerektomitë të imponuara kanë kapur titujt kryesorë.

Qeveria nigeriane u përpoq të zbrazte burgjet për të minimizuar ndikimin e mundshëm të COVID-19 dhe liroi ‘’të burgosurit me rrezikshmëri të ulët’’ dhe grupe të tjera në muajin maj. Sidoqoftë, raportet tregojnë se vetëm një grua nga 2600 të burgosur përfitoi nga programi i qeverisë.

Lirimet nga burgu në Lindjen e Mesme dhe Afrikën veriore kanë qenë gjithashtu të parregullta. Edhe pse mijëra të burgosur janë liruar me kusht në muajt e kaluar, personat që konsiderohen të burgosur politikë kanë mbetur prapa hekurave . Korrikun e kaluar, dy gra egjiptiane u dënuan me dy vjet burg për ‘’shkelje të vlerave të familjes’’ në TikTok.  Në Arabinë Saudite, aktivistja feministe Loujain al-Hathloul, e cila bëri fushatë kundër ndalesës së ngasjes së makinave nga femrat, ende mbahet nën arrest duke pasur pak ose aspak kontakt me botën e jashtme.

Në Brazil, gjykatat vazhdojnë të injorojnë masën e adoptuar nga Gjykata Supreme në vitin 2018 teksa më shumë se 3000 nëna dhe gra shtatzëna ende mbahen në burgje, në vend që të mbahen në arrest shtëpie. Më vonë, ‘’ The Intercept’’ shfaqi se si seksizmi i përditshëm varet shumë nga vendimet e gjyqtarëve. Shumica e grave që janë të burgosura në Brazil kanë kryer krime jo të dhunshme. 62% e grave në burgjet braziliane janë ‘’me ngjyrë’’ dhe 72% janë nëna, sipas të dhënave nga Infopen Mulher.

Mes këtyre vështirësive, disa media vendase të pavarura përpiqen të bëjnë të njohura historitë e grave të burgosura. Në Indonezi, revista progresive Magdalene ka trajnuar femrat e burgosura të shkruajnë dhe të publikojnë histori prapa hekurave, në mënyrë që ato të shpërndajnë se çfarë bëjnë, mendojnë dhe shpresojnë.

 

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.