Gjatë tre javëve të fundit, disa përdoruesi të Twitter-it janë ndaluar nga autoritetet venezueliane për shkak të komenteve të bëra online që sipas policisë i lidhin ata me vrasjen e 27-vjeçarit deputet të Partisë Socialist Robert Serra, i cili ther për vdekje në shtëpinë e tij më 1 tetor 2014.
Vrasja e Serrës e tronditi udhëhqësinë politike në vend si dhe rriti më tej tensionet tashmë të larta midis autoriteteve dhe anëtarëve të partisë opozitare. Edhe pse dy burra, që thuhet se janë truprojat e Serra-s, janë paraburgosur si të dyshuar për vrasjen e tij, edhe shumë qytetarë të tjerë janë arrestuar në lidhje me këtë incident.
Të paktën dy persona u arrestuan dhe paraburgosën që ishin në lidhje me profilin e Twitter-it @Hiipolita,në të cilën një fallxhor parashikonte “zinë” në Asamblenë Kombëtare.
La Asamblea Nacional estará de LUTO!
— #LaNegra (@Hiipolita) September 25, 2014
Parlamenti do të jetë në zi!
Edhe pse ky profil ka qenë i heshtur që nga 14 tetori dhe në tweet-et e saj më të fundit përmenden shqetësimet rreth gjendjes ekonomike dhe sociale në vend, profili ka bërë dhe retweet-sa të shumta të udhëheqësve politikë të opozitës si Leopoldo Lopez dhe Henrique Capriles, dhe parashikime të përgjithshme për kohë të vështira që do të vijnë.
Janë arrestuar edhe disa individë të tjerë të cilët kishin publikuar tweet-e të cilët sipas policisë, ndërlidhen me vrasjen e Serra-s.
- Më 14 tetor, Ginette Hernández, menxher social në kanalin televiziv E! Entertainment Television, dhe daja i saj Lessy Hernańdez janë arrestuar për shkak të lidhjes së tyre me profilin @Hiipolita.
- Daniely Benítez (@pretinha76), një flautiste në bendin Caracas Marching Band dhe vokaliste e grupit brazilian Só Sambistas, u arrestua gjithashtu për shkak të lidhjes së saj me profilin @Hiipolita. Benitez akuzohet nga Diosdado Cabello, president i Kuvendit dhe një mbështetës i patundur Chavez. Ajo është liruar dhe paraburgimi i saj është deklaruar i gabuar.
- Më 7 tetor, shkencëtarja Inés Margarita González u arrestua dhe u akuzua për nxitje të krimit me anë të mesazheve të publikuara në profilin e saj në lidhje me opinionet e saj mbi vdekjen e Serra-s. Ajo është izoluar që prej arrestimit të saj.
- Më 8 tetor, Abrahan David Muñoz (@abrahamdz) është arrestuar dhe paraburgosur. Ai përballet me të njëjtat akuza si Gonzales, gjithashtu në lidhje me komentet e tij në lidhje me vdekjen e Serra-s. Muñoz u dërgua në selinë e inteligjencës (SEBIN) në Caracas, por u lirua më vonë me kusht.
- Më13 tetor, Víctor Ugas u arrestua për përhapjen e fotos së trupit të Robert Sierra-së, gjoja të marra në morg. Ugas është duke u akuzuar për zbulim të pahijshëm të të dhënave dhe të spiunazhit.
Global Voices Advocacy informacionet në lidhje me këto paraburgime i mori nëpërmjet burimeve lokale në Venezuelë. Për fat të keq, ka pak më shumë informacione në lidhje me këta individë që mund të konfirmohet në këtë kohë. Duke e pasur parasysh rrezikun për spekulime ose botimin e informacioneve të pakonfirmuara për fatin e të burgosurve, ne kemi zgjedhur thjesht të raportojmë vetëm për atë që dimë.
Qeveria gjithashtu ka bllokuar edhe portalin e lajmeve Infobae, i cili ka botuar materiale për vrasjen e Serra-s, duke përfshirë këtu edhe fotografitë e trupit të tij. Presidenti i CONATEL, William Castillo shkroi:
Siguiendo instrucciones, en razón a graves violaciones a las leyes vzlanas Conatel ha ordenado el bloqueo dl portal http://t.co/RDqpeaR3Se
— William Castillo B (@planwac) octubre 10, 2014
Sipas udhëzimeve, për shkak të shkeljeve të rënda të ligjeve venezueliane, Conatel urdhëroi bllokimin e uebsajtit http://t.co/RDqpeaR3Se
Që nga miratimi i Ligjit për Përgjegjësi Sociale në radio, televizion dhe Median Elektronike, CONATEL (një organ administrativ, i varur nga Presidenti) e ka fuqinë për të bllokuar përmbajtje të internetit duke mos shkuar aspak në gjyq. Edhe pse në të kaluarën Qeveria e Venezuelës ka qenë e prirur për ndalimin e përdoruesve të mediave sociale, duket se politikat e tyre janë fuqizuar gjatë vitit të kaluar, me valën e bllokadave që bënë në lidhje me rastin e dollarit në tregun e zi si dhe me masat e filtrimit që u morën këtë vit në kulmin e protestave studentore.