Java e fundit, që mbaroi më 19 tetor 2019 ishte e vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi nuk u dha data e shumëpritur për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor (BE). Kjo për shkak edhe të mungesës së mbështetjes nga Franca.
Megjithë rekomandimet e qarta të Komisionit Evropian për të dhënë datën, as ministrat e jashtëm që u mblodhën në Luksemburg për Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme më 15 tetor, dhe as liderët e vendeve anëtare, që u takuan në Këshillin Evropian më 17 dhe 18 tetor nuk mundën të arrinin konsensus. Rezultati? Shtyrja e një vendimi që është vonuar prej kohësh.
Mos marrja e vendimit nga BE-ja e detyroi kryeministrin maqedonas Zoran Zaev të shpallë zgjedhje të parakohshme. “Një padrejtësi e madhe për ne… Unë jam i zhgënjyer dhe i zemëruar dhe e di se populli ndjehet njësoj,” tha ai në një konferencë për shtyp më 21 tetor. Zgjedhja e Zaev me një platformë pro-BE në 2017 hoqi nga pushteti 12 vjeçar qeveritë nacionaliste, të së djathtës në Maqedoninë e Veriut.
Zhgënjimi i Zaev u përcoll nga liderët e lartë të BE-së, përfshirë Komisionerin për Zgjerimin Johannes Hahn, i cili gjithashtu shprehu shqetësim për besueshmërinë e rrënuar të BE-së. Por reagimet e përdoruesve të rrjeteve sociale nga Maqedonia e Veriut, shumë prej të cilëve shpresonin se vendi i tyre do të mund të anëtarësohej në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të ishte e mundur, varionin nga befasi e pakëndshme dhe zemërim në … humor.
Anëtarët e ushtrisë së troll-ëve kibernetikë, të lidhur me partinë më të madhe politike të opozitës në vend shfaqën kënaqësinë me triumf për rezultatin dhe gjithashtu shfrytëzuan rastin për të sulmuar pro-europianët. Një portal propagandistik, për shembull, publikoi një fotografi të rreme të një statusi në Twitter ku shkruhej se një gazetar përdorte gjuhë vulgare urrejtjeje kundër francezëve dhe romëve.
Nacionalistët, partia e të cilëve ka marrë lloje të ndryshme të mbështetjes nga Kremlini, i bënë jehonë kërkesave se qeveria duhet të jepte dorëheqjen, si dhe dëshirës së tyre për anulimin e Marrëveshjes së Prespës – e cila ndryshoi emrin e vendit si parakusht për t'u anëtarësuar në BE dhe NATO.
Siç ishte rasti me rrethana të tjera të tensionuara politikisht, megjithatë, disa përdorues të internetit shprehën zhgënjimin e tyre:
ЕУ ги поправи и непоправливите оптимисти.
— Slobodan Jakoski (@FlavrSavr) October 18, 2019
BE arriti të acarojë edhe optimistët e papërmbajtshëm.
Shumë reagime u fokusuan te roli i Francës:
French kiss is when, in the right moment, you look straight into her eyes, pull her gently closer to your body, and then you block her EU accession processes.
— Брада (@legovski) October 17, 2019
Puthja franceze është kur, në momentin e duhur, ju shikoni drejt e në sytë e saj, e tërheqni atë butësisht më pranë trupit tuaj, dhe pastaj bllokoni procesin e pranimit të saj në BE.
Një përdorues i Twitter madje pyeti nëse francezët kishin ndonjë peng që nga viti 2012, kur regjimi populist i së djathtës së Maqedonisë së Veriut solli plagjiaturën e Harkut të Triumfit në Paris, në një kopje lokale si pjesë të projektit të saj Shkupi 2014.
Më 16 tetor, presidenti francez Emmanuel Macron tha se një nga arsyet për të mos lejuar zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor ishte numri i lartë i kërkesave për azil që Franca kishte marrë nga qytetarët shqiptarë. Personaliteti satirik i Mile Panika i kundërvihej justifikimit të Macron me një postim në Twitter që u shpërnda mbi njëqind herë dhe shënoi më shumë se gjashtëqind pëlqime.
Неќеле ваква багра како нас во ЕУ. Нека им каже некој дека ако ни дадат датум има шанси да си останеме овдека, ако не ни дадат, сите ќе им се иселиме таму, па нека му ја мислат.
— Миле Паника (@Mile_Panika) October 15, 2019
Ata nuk deshën të keqinjtë si të hyjnë në BE. Lini që dikush t'u tregojë atyre se nëse ata na japin datën, ka disa shanse që disa prej nesh të mbeten këtu. Por nëse ata nuk na japin [datën], atëherë ne të gjithë do të lëvizim atje [në Evropën Perëndimore] dhe do të bëhemi një problem shumë më i madh për ta.
Mile Panika ishte anëtar i programit të komedisë televizive të ngjashme me Monty Python, që u mbyll në vitin 2012 pasi sponsorët e saj, nën presionin e regjimit nacionalist të Nikolla Gruevski, u tërhoqën. Një nga skeçet e vjetër, që tallet me rezistencën e BE-së ndaj pranimit në Ballkanit Perëndimor, bëri xhirot në mediat sociale këtë fundjavë – një portal lokal tha se kishte “parashikuar të ardhmen në stilin e Simpsons“.
Skeçi propozon lidhjen e Maqedonisë me Malin e Zi, që do të sillte shumë përfitime siç janë dalja në det e Maqedonisë dhe zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë (sine qua non në atë kohë), pasi emri i shtetit të ri do të ishte një kombinim i Malit të Zi dhe Maqedonia e Veriut: “Maqedonia e Zezë”.
Qindra përdorues të Twitter gjithashtu ndanë dhe pëlqyen postimin nga një llogari komike, e krijuar për të bërë shaka me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ky profil në gjuhën angleze qëllimisht përfshin gabime gramatikore dhe përkthen idiomat maqedonase fjalë për fjalë, të gjitha për efekt komedie. Për shembull, tweet-i i mëposhtëm gabon shprehjen “да сме живи и здрави”, që do të thotë, “Në fund të fundit, e rëndësishme është të jesh i gjallë dhe i shëndetshëm”, pavarësisht se çfarë ka ndodhur – por transkriptimi nuk përcjelll atë ndjenjë:
If no date to be health and live
— Zaev internation oficial fan (@OficialZaev) October 15, 2019
Nëse s'ka datë, le të jetë shëndeti dhe jeta
Në trajtimin e mundësisë që forcat kundër zgjerimit brenda BE-së të mos lejojnë hyrjen e vendeve të reja anëtare në këtë jetë, eksperti i teknologjisë së informacionit Ilijanco Gagovski iu referua një pjesë tjetër të kulturës popullore, e cila është e njohur për këdo që ka lindur para vitit 1980. Ai kujtoi një thënie të liderit jugosllav Josip Broz Tito, i cili i referohet një politikë të dyanshme të reformave të brendshme që synojnë rindërtimin e vendit pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në të njëjtën kohë përgatiteshin të mbronin pavarësinë nga pushtimet e huaja gjatë Luftës së Ftohtë:
Имаше една парола од времето на Тито – “Радимо као ће 100 година бити мир, а спремајмо се као да ће сутра бити рат!” – прилагодена за нашата ситуација би била – “Да се реформираме као веќе да преговараме за влез во ЕУ, а да си го бараме чарето као да никогаш нема да влеземе!”
— Ilijanco Gagovski (@ilijanco) October 18, 2019
Gjatë mbretërimit të Titos, një citat popullor i atribuohej atij- “Do të punojmë sikur kemi 100 vjet paqe, por gjithashtu do të përgatitemi sikur presim që nesër të fillojë një luftë!” E përshtatur me situatën tonë do të ishte: “Ne duhet të bëjmë reforma sikur tani jemi duke negociuar pranimin në BE, ndërsa ne gjithashtu jemi duke kërkuar zgjidhje sikur presim që kurrë të mos bëhemi një shtet anëtar!”
Së fundi, stilisti dhe aktivisti @banekoma, i cili kishte postuar komente satirike në forume të ndryshme me propozime për flamurin e ri maqedonas, sugjeroi një version të përditësuar të flamurit të BE-së, që paraqet personazhin kryesor nga karikaturat italo-japoneze, Kalimeron. Në Maqedoninë e Veriut, zogu i vogël pa fat është më i famshmi për zakonin e tij të shpeshtë, “Nuk ka drejtësi!”:
#новоЕУзнаме #датум pic.twitter.com/VvazfBkQYw
— Neb. Gelevski – Bane (@banekoma) October 18, 2019
#FlamuriiriiBE #data