Kanada: Vrasja e grave vendase në qendër të vëmendjes

Фигура од жена, староседелецPrej “Gratë bëjnë filma” kuptuam për filmin dokumentar kanadez i cili tërhoqi vëmendjen e opinionit kah zhdukja dhe vrasja e më tepër se 500 grave aborigjene në Kanada në 30 vitet e fundit. Filmi quhet Finding Dawn (Të gjesh Daun – agimin), i Kristin Vellsh. Filmi është emëruar sipas Doun Grej e cila ishte viktima e 23 ADN e së cilës u gjet në hulumtimin më të madh të vrasjeve në seri në Kanada prej vitit 2002 – 2004. Filmi u përqendrua në këtë ngjarje, si dhe në raporte dhe ankesat për shkak të pasivitetit të pushtetit në lidhje me zhdukjen e këtyre grave kanadeze aborigjene dhe luftës që bëjnë familjet e këtyre grave për të gjetur drejtësinë. .

Klipet nga ky film dhe të ngjarjeve tjera lidhur vrasjen e grave dhe vajzave mund t’i gjeni në ueb-dosjen e Citizen Shift. Klipi i parë Të gjesh Doun e shfaq rastin e Doun Grejit në Vankuver:

Shih më tepër në Citizen Shift.

Videoja e dytë na paraqet autostradën Yellowhead, një rrugë e gjatë e vetmuar e cila lidh shumë qytete të ndryshme, ku shumë gra janë zhdukur ose janë vrarë dhe e cila tani njihet me emrin Autostrada e lotëve.

Shih më tepër në Citizen Shift.

Videoja e tretë dhe e fundit e filmit fokusohet në Dolin Kej Bosin, një grua familja e së cilës ka kaluar vite duke kërkuar sqarime për zhdukjen e saj, dhe duke u pyetur pse pushteti nuk i merr seriozisht raportet për zhdukjen e grave aborigjene.

Shih më tepër në Citizen Shift.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.